KAMPIONATI KOMBËTAR I TË RINJVE, mbylli siparin në Tiranë. Garat u zhvilluan nga 1-7 prill, në ambientet e shkollës “Kosova”, me një rekord pjesëmarrjeje dhe po kaq cilësi!
Edhe pse shumë rivalitet, shahistët tanë të talentuar e rikonfirmuan veten, duke fituar çmimet e vendeve të para, nga CM Aleksandër Xhembulla U18, Ergit Ramaj U16, Eklea Omeri e dyta në Open U16 dhe njëkohësisht kampione në G16, Mateo Boçi U14, Kler Çaku G14, Ailin Ndreko G12, Erdi Çani U12, Henri Troshani U10, deri te vogëlushja e talentuar, kampione e grupit të përzier, Open U8, Donnatea Shuqja.
Kampionati u zhvillua në një ambient shumë të përshtatshëm, me kushte optimale, duke iu ofruar shahistëve të vegjël, mundësinë që ta shprehin sa më mirë pasionin e tyre!
Trajnerët dhe prindërit, bashkëpunuan ngushtë me stafin e gjyqtarisë, duke ndihmuar kështu në mbarëvajtjen e Kampionatit. Stafi i arbitrave, me Kryegjyqtar NA Fatmir Bajraktari, NA Petro Boçi, NA Olta Caka, NA Alket Çaushi, NA Zamir Kaçi, NA Dejvi Çani dhe i palodhuri Kristaq Andoni, ndanë drejtësinë në mënyrë korrekte dhe të ndershme, duke zbatuar me përpikmëri rregulloren e garës, por edhe duke zgjidhur me sukses, ndonjë të papritur!
Trajnerët e mirënjohur të shahut sollën në këtë aktivitet, shahistë të talentuar! Shumë respekt për punën e tyre: Lorenc Ramaj – “Teuta”, Arian Bllaca – “Partizani”, Lime Mihasi -“Butrinti”, Armando Çani – “Luftëtari”, Lefter Shabanaj – “Bylis”, Ilir Seitaj – “SH.SH Albania”, Bernard Leka – “Vllaznia”, deri te Llambi Pasku – “Tirana”, i cili, u përfaqësua në Kampionat, me 52 lojtarë!
Numri rekord prej 126 shahistësh të vegjël, është një tregues mjaft pozitiv i përhapjës së gjerë, që sporti i mendjes, kohët e fundit po gëzon! Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë, nga pjesëmarrësit, deri tek organizatorët, gjyqtarët, trajnerët e prindërit!
Klasifikimi
U18:
1. CM Aleksandë Xhembulla, “Partizani”
2. Kelvin Kosta, “Butrinti”
3. Sirio Dafa, “Partizani”
U16:
1. Ergit Ramaj,“Teuta”
2. Eklea Omeri, “Butrinti”
3. Aron Isufi “Partizani”
U14:
1.Mateo Boçi “Teuta”,
2. Dion Lisha “Partizani”
3. Mikail Likaj “Teuta”
G14:
1.Kler Çaku “Teuta”
2. Bozhena Dobrovolska- Rakhnina “SH.SH Albania”
3. Iris Hasko “Tirana”
U12:
1. Erdi Çani “Partizani”
2. Braina Bello “Luftëtari”
3. Alex Medani “Teuta”
G12
1. Ailin Ndreko “Partizani”
2. Fiona Hoxha “Tirana”
3. Sebi Perihana “SH.SH Albania”.
U10 Open:
1. Henri Troshani “Vllaznia”
2. Ansi Zoto “Teuta”
3. Joel Zeneli “Tirana”.
U8 Open:
1. Donnatea Shuqja “Tirana”
2. Juan Guri “Partizani”
3. Noel Dukni “SH.SH Albania”.
Kupa, Medalje dhe Diploma në dy kategoritë, U16 DHE U8, iu dhanë edhe 3 më të mirëve për vajza dhe djem, sipas klasifikimit përkatës:
U 16:
1. Ergit Ramaj
2. Aron Qerimi
3. Aleks Kote
U8 Vajza:
1-Donnatea Shuqja
2- Ashanti Meca
3- Mia Caku
U8 Djem:
1. Juan Guri
2. Noel Dukni
3. Arius Norja
Linku dhe rezultatet: https://chess-results.com/fed.aspx?lan=1&fed=ALB
Garat e regjistruara në sistemin chess results, janë të vlefshme për Rating FIDE