Çelet Europiani për Femra FIDE 2024

Kampionati Evropian i shahut për femra 2024, çelet ditën e sotme në Rodos, Greqi. Aktiviteti do të zhvillohet në datat 18-30 prill, në Hotelin e Konferencave “Rodos Palace” me pesë yje, nis me ceremoninë e hapjes dhe raundin e parë, të planifikuar po sot, më 19 prill.

Turneu mbledh 183 lojtarë që vijnë nga 35 federata evropiane dhe do të jetë kampionati më i madh evropian për femra. Një formacion shumë i fortë kryesohet nga IM Yuliia Osmak (UKR, 2459), IM Marsel Efriimski (ISR, 2457), GM Bella Khotenashvili (GEO, 2454), IM Dinara Wagner (GER, 2453), GM Antoaneta Stefanova (BUL , 2447), IM Lela Javakhishvili (GEO, 2446), GM Nino Batsiashvili (GEO, 2445), IM Gunay Mammadzada (AZE, 2436), GM Monika Socko (POL, 2428) dhe IM Stavroula Tsolakidou (4GRE,224).

Shqipëria përfaqësohet me lojtaren Klean Shuqja.

Do të ketë 10 raunde, sipas sistemit zvicerian, me 90 minuta për 40 lëvizje + 30 minuta, për pjesën tjetër të lojës, me shtesën prej 30 sekondash për çdo lëvizje, duke filluar nga lëvizja 1.

Kampionati Evropian Individual i Shahut për Femra 2024 është një ngjarje kualifikuese për Kupën e Botës për Femra FIDE.

Sipas vendimit të Unionit Evropian të Shahut, do të kualifikohen të paktën 10 lojtarë. (Sipas rregulloreve aktuale të FIDE-s për Kupën e Botës për Femra, FIDE është organi i vetëm përgjegjës për rregullat e vendeve kualifikuese të FIDE-s për Kupën e Botës për Femra.)

Fondi total i çmimeve të Kampionatit është 60.000 EUR me 10.000 EUR të rezervuara për Fituesin e eventit.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i lojës, mund të ndiqet ekskluzivisht përmes kanalit ECU, në YouTube, me komente nga GM Alojzije Jankovic dhe Dragana Nikolovska.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts