Shahistja Ulviyya Fataliyeva është kurorëzuar kampione Europe në Kampionatin Evropian të Shahut për Femra 2024, mbajtur në Rodos, Greqi, duke marrë Medaljen e artë, për Azerbajxhanin.
Fataliyeva demonstroi aftësi të jashtëzakonshme, me rezultatin 8.5/10, kundër një plejade shahistësh të vlerësuar maksimalisht dhe me shumë përvojë.

Në raundin e fundit, ajo mundi shahistin favorit nga Gjeorgjia, Nino Batsiashvili, për të fituar titullin kampion.
Në Kampionati Europian të Shahut për Femra, ku morën pjesë 182 shahiste, nga 35 federata, theu rekordin e pjesëmarrjes dhe u bë Europiani i Shahut për Femta, me pjesëmarrjen më të madhe deri më tani.
Shqipërinë e përfaqësonte shahistja, Klean Shuqja.

Kampionati Evropian Individual i Shahut për Femra 2024 është një ngjarje kualifikuese për Kupën e Botës për Femra FIDE.
Fondi total i çmimeve të Kampionatit është 60.000 EUR, nga ku 10.000 EUR, të rezervuara për Fituesin.
Ndërkaq, është Ambasada e Azerbajxhanit në Shqipëri, që bën me dije rezultatin e Europianit të Femrave në Rodos, Greqi, ku Shqipëria u përfaqësua me shahisten, Klean Shuqja. Në njoftimin zyrtar, po ashtu përcillet edhe mesazhi i Shkëlqesisë së tij, z. Anar Huseynov për presidentine Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, duke e përgëzuar për organimzimin e këtij kamopionati.
Mesazhi, si më poshtë vijon:
“Përshëndetje,
Ambasada e Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë, do dëshironte t’iu përcillte me kënaqesi, rezultatin e Kampionatit Europian të Femrave
mbajtur në Rodos, Greqi, ku merrte pjesë edhe shahistja jonë, Klean Shuqja. Kampionati përfundoi sot, ndërsa kampione është shpallur
shahistja azerbajxhanase, Ulviyya Fataliyeva.

Shkëlqesia e tij, ambasadori i Azerbajxhanit në Republiken e Shqipërisë, z. Anar Huseynov, i dërgon komplimentet e tij, Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, z. Erald Dervishi, për organizimin model të Boterorit të Fëmijëve FIDE 2024, në qytetin e Durrësit, pak ditë më parë, ku Azerbajxhani u prezantua me 5 shahistë. Sporti i shahut është nje traditë në Azerbajxhan. Pak e dinë, në Shqipëri, se mjeshtri Geri Kasparov ka lindur në Baku.
Faleminderit dhe punë të mbarë!”