Durrësi, qyteti i kampionëve, tashmë njihet botërisht, si shtëpia e re e sportit elitar të shahut.
Nuk kanë kaluar pak muaj, kur në qytetin e lashtë, arenë moderne e shahut sot, u mblodhën yjet botërore të sportit të mendjes. Gjatë vjeshtës, aty luajtën të paktën mbi 35, nga emrat më të mëdhenj në shah, krahas legjendës së gjallë Magnus Carlsen. Kampioni u rikthye nw vendin e tij, me një trofe të shuar, për skuadrën norvegjeze.
Ndërsa kjo pranverë, solli një festival shahu, për të vegjlit. Botëror i Fëmijëve FIDE 2024, në Rapid & Blitz, organizuar nga FIDE dhe Federata Shqiptare e Shahut në Durrës, Shqipëri, shënoi sukses. Kampionati u mbajt nga 25-29 prill dhe mblodhi së bashku, 375 pjesëmarrës, nga 43 vende të botës.
Më poshtë, fituesit sipas kategorive:
World Rapid Champions – Girls:
U8
Bissaliyeva Alisha (KAZ)
Nguyen Vu Bao Chau (VIE)
Bos Nina (POL)
U10
Sharvaanica A S (IND)
Yunker Alisa Genrietta (FID)
Norkulova Malika (UZB)
U12
Megan Althea Paragua (USA)
Venskaya, Nika (FID)
Amanzhol, Khanzada (KAZ)
World Rapid Champions – Open:
U8
Reddy Adulla Divith (IND)
Huzela Lukyan (UKR)
Sultankhan Nurislam (Kaz)
U10
Oleksii Nakonechnyi (UKR)
Shogdzhiev Roman (FIDE)
Deepak Ambattu Rithvik (SCO)
U12
Nikolay Kleimenov (FID)
Kleimenov, Nikolay (FID)
Radzimski, Antoni (POL)
World Blitz Champions – Open
U8 Open
Li Aiden Linyuan (USA)
Nurshin Nurali (KAZ)
Divith Reddy Adulla (IND)
U10 Open
Shogdzhiev Roman (FID)
Nguyen Truong An Khang (VIE)
Zhauynbay Alimzhan (KAZ)
U12 Open
Kleimenov Nikolay (FID)
Yurasov Matfey (FID)
Negrean Andrei (ROU)
World Blitz Champions – Girls
U8
Nguyen, Vu Bao Chau (VIE)
Bissaliyeva, Alisha (KAZ)
Badescu, Eliza-Ioana (ROU)
U10
Yunker Alisa Genrietta (FID)
Sharvaanica A S 1673 (IND)
Bayramova Aya 1657 (TKM)
U12
Paragua Megan Althea (USA)
Matskevich Varvara (POL)
Nguyen Minh Chi (VIE)
Presidenti i FIDE-s, Arkady Dvorkovich, i cili mori pjesë në ditën e fundit të kampionatit, së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Shahut dhe President i Federatës Ballkanike të Shahut, Erald Dervishi, Presidenti i Unionit Evropian të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, si dhe Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel YLLI. mirëpritën pjesëmarrësit, prindërit, trajnerët dhe të ftuarit gjatë ceremonisë së mbylljes, si dhe fituesit e çmimeve.
Pesë vendeve të para iu akorduan diploma, medalje, kupa dhe çmime. Kompania DGT, prezantoi fituesit e Kampionatit Blitz, me bordet DGT.
Në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e FIDE-s, Presidenti Arekady Dvorkovich nderoi me Medalje të artë, z. Erald Dervishi, President i Federatës Shqiptare të Shahut, njëherësh Presidentit të Federatës Ballkanike të Shahut, Presidentit të Unionit Evropian të Shahut, z.Zurab Azmaiparashvili, si edhe Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel YLLi.
achf.org.al