Olimpiada e 45-të e Shahut: regjistrohuni!

Olimpiada e 45-të e shahut, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Shahut, Federata Hungareze e Shahut dhe Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Ngjarjeve, do të zhvillohet nga data 10-23 shtator në Budapest, një nga bastionet e shahut. Në këtë veprimtari të madhe për shahun botëror, organizuar nga Qendra Sportive dhe Konferencave BOK, pritet të marrin pjesë rreth 190 vende.

Regjistrimi për Olimpiadën e 45-të të Shahut, është i hapur për federatat kombëtare, nga 18 prilli deri më 10 korrik. Ndërkaq, në olimpiadën e 44-t të Shahut, në Chennai, Indi, morën pjesë 937 meshkuj dhe 800 femra, përkatësisht në 188 dhe 162 ekipe, Për të promovuar barazinë gjinore, Federata Hungareze, federatat kombëtare dhe FIDE, përpiqen të rrisin pjesëmarrjen e grave në ekipe.

Olimpiada e Shahut në Budapest mbështetet nga Qeveria e Hungarisë. Dr. Ádám Schmidt, Sekretari i Shtetit për Sportin, tha për ngjarjen: “Hungaria ka pasur shumë shahistë të mëdhenj. Jam i kënaqur që në vjeshtë, mund të mirëpresim lojtarët më të mëdhenj në botë. Është qëllimi ynë, të sigurojmë që ngjarjet sportive ndërkombëtare të mbajtura në Hungari, të kenë një ndikim afatgjatë, pozitiv, për sportin, në Hungari. Shpresoj që shahu hungarez, të përfitojë nga ky aktivitet, që të mund të kemi një audiencë edhe më të gjerë, me këtë sport të veçantë.”

Përveç garës, programet kulturore dhe edukative, duke përfshirë sesionet hyrëse të shahut për fëmijë, do të jenë në dispozicion të publikut. Kongresi i FIDE-s dhe festimet për 100-vjetorin e FIDE-s, do të zhvillohen gjithashtu në Budapest, gjatë Olimpiadës së 45-të të Shahut.

“Olimpiada e shahut përfaqëson kulmin e ngjarjeve ekipore të shahut, një nder që u jepet vetëm shahistëve më të mirë. Hapja e procesit të regjistrimit të skuadrave, shënon fillimin e fazës finale të përgatitjes për këtë eveniment madhështor, teksa emocionet kanë filluar të ndihen. Shpresojmë që lojtarët dhe federatat, të jenë gati dhe besojmë se, organizatorët do t’u japin të gjithë mbështetjen e duhur. Me Olimpiadën e shahut të këtij viti, të planifikuar të zhvillohet në një nga kryeqytetet botërore të shahut, Budapesti, ne kemi besim se do të jetë një përvojë e paharrueshme, për të gjithë pjesëmarrësit! Me shumë entuziazëm, e presim me padurim shtatorin, kur shahistë nga e gjithë bota do të mblidhet në Hungari – vendi që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë kaq shumë, shahut”, – tha Arkady Dvorkovich, President i FIDE-s.

Olimpiada e 45-të e shahut do të mbahet në Qendrën e Sporteve dhe Konferencave BOK, një sallë moderne që ka pritur shumë ngjarje prestigjioze, duke përfshirë kampionatin hungarez të atletikës më 2019, Kampionatin Botëror të Skermës 2019 dhe Mundjen Evropiane 2022.

Kjo ngjarje e rëndësishme e shahut, bashkon 2000 lojtarë nga 190 vende. Pjesëmarrësit dhe të ftuarit, mund të eksplorojnë Budapestin, gjatë dy javëve të konkursit, duke nxitur turizmin.

Nuk ka nder më të madh për një sport sesa të presë garën e tij më prestigjioze, në vendin e vet. Unë shoh që lëvizja e Olimpiadës së Shahut po forcon unitetin në sportin tonë dhe synimi ynë është që, kushdo dëshiron të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të gëzueshme globale, të gjejë rolin dhe vendin e tij, qoftë në organizimin dhe zbatimin e Olimpiadës, apo në një ngjarje kryesore ose në një program satelitor. Përgatitjet për Olimpiadën e Shahut kanë elektrizuar komunitetin e shahut dhe lojtarët më të mirë, po bëhen gati; si vend pritës, ne mund të kemi dy skuadra për meshkuj dhe dy për femra, si edhe një ekip U25 – shpresojmë se kjo do të jetë një përvojë, vërtet e paharrueshme, për këta lojtarë të rinj,” – tha, Dr Zoltán Polyánszky, President i Federatës Hungareze e Shahut.

Organizuar nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Evenimenteve me bashkëpunimin e federatës, ky konkurs global garanton cilësi të lartë. CEO i organizatës, Dr Mátyás Falvai, tha: “Shahu ka një traditë të hershme, në Hungari. Gati 100 vjet më parë, skuadra hungareze fitoi Olimpiadën e parë dhe të dytë zyrtare, të shahut. Kjo na frymëzon, jo vetëm për një garë të mirorganizuar, por edhe për të treguar interesin e madh që kanë hungarezët, për shahun, si sport.”

Olimpiada e shahut 2024, është nder për traditën hungareze në shah, duke mirëpritur lojtarët nga mbarë bota, në këtë lojë strategjike dhe intelektuale. Ndërsa, hungarezët do të kenë mundësi si rrallëherë, të shohin yjet e shahut… në garë!

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts