FSHSH dhe NOBEL: Në sfidë, bluzat e bardha!

Veprimtaria me e re shahistike, “Doctor Chess 2024” qe u zhvillua per here te pare ne ambientet e resort “Premium” ne Golem, Durres, pati nje pjesemarrje te madhe prej mbi 100 personash prej fushes se mjekesise.


Kjo veprimtari tregoi qe sporti i bukur i shahut eshte i kudondodhur dhe eshte pjese jo vetem e rinise dhe e profesionisteve, por ne rastin konkret dhe e amatoreve te mjekesise.


Organizimi shume i mire, kushtet shume te mira te ofruara nga kompania farmaceutike “Nobel” ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Shahut bene qe gara te ishte e forte, terheqese dhe me nje fund dramatik.


Ne playoff, u ndeshen 4 me te miret te cilet ishin Zino Veleshnja, Brendon Shtiza, Pasho Maksuti dhe Fatjon Kina me eleminim. Ne fund te playoff, Zino Veleshnja duke mundur fillimisht Fatjon Kinen dhe Brendon Shtizen ne finale zuri vendin e pare, Brendon Shtiza zuri vendin e dyte dhe Pasho Maksuti zuri vendin e trete!


Surpriza me e bukur ishte pjesemarrja e mjaft femrave, ku me te mirat ishin Esmeralda Babamusta, e cila u shpall lojtarja me e mire per femra dhe Ana Luis Rexha.


Pervec fituesve te cilet u vleresuan me kupa dhe diplomat perkatese, te gjithe pjesemarresve iu shperndane certifikata pjesemarrjeje dhe libra.
Ne kete atmosfere festive, ne ceremonine e mbylljes, pervec presidentit te kompanise “Nobel” z. Indrit Tershana, e moren fjalen dhe pershendeten pjesemarresit presidenti i Federates Shqiptare te Shahut z. Erald Dervishi presidenti i nderit te Federates Shqiptare te Shahut z. Eduard Shalsi.
Ne perfundim mund te themi se veprimtaria e arriti qellimin dhe te gjithe pjesemarresit mbeten te kenaqur! Pas ketij suksesi te edicionit te pare, pritet qe ky aktivitet te kthehet ne tradite ne vitet ne vazhdim!

achf.org.al / Kristaq Andoni

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts