FIDE100: Tiranë, shah, Guinness!

“Dita më e Madhe e Shahut të të gjitha Kohërave”

FIDE ka kënaqësinë të shpallë garën e rekordeve botërore “Guinness”, për sa më shumë lojëra në 24 orë, nismë që mori jehonë të jashtëzakonshme globale! Deri më tani, numërohen 201 turne, nga 53 vende të regjistruara, që i bashkohen garës për një moment të ri historik, në shah!

Në përgjigjje të kësaj nisme botërore, Tirana merr pjesë në garën e madhe për “Guinness”, në 100-Vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Shahut. Federata Shqiptare e Shahut, nën kujdesin e Bashkisë Tiranë, organizojnë në ambientet e Hotel Rogner, në kryeqytet, më 20 dhe 21 Korrik 2024 – Ditën Ndërkombëtare të Shahut – garën Rapid Open – 20 korrik dhe Blic Open – 21 korrik.

Fondi për fituesit: 200 000 mijë lekë.

Ju ftojmë, të jeni pjesëmarrës!

Eventi organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shahut, në garën e organizuar nga FIDE-International Chess Federation, për rekordin e ri “Guinness”, përnumrin më të madh të lojërave në 24 orë, me rastin e 100-vjetorit të themelimit.

Arbitrat: IA Marin Collaku, Kristaq Andoni, Fatmir Bajraktari.

Turne Blitzi janë regjistruar gjithashtu dhe do të organizohen nga Klubi i Shahut Lezha, Bashkia Lezhë, në qytetin e Lezhës, si dhe në Shkodër, nga Bashkia Shkodër, me arbitër FA Bernard Leka!

Mos humbisni rastin, për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarjeje të shënuar!

Për regjistrim,e kontaktoni arbitrat e garës!

Numri maksimal i pjesëmarrësve: 100!

Ftojmë gjithashtu, Klubet e Shahut, të bëhen pjesë, me organizimin e garave / turneve lokale!

Afati i fundit për regjistrimin e turneve: 15 korrik! (Të gjithë lojtarët, duhet të pajisen me Fide ID).

Kjo është java juaj e fundit për t’iu bashkuar kësaj ngjarje historike si organizator.

Rekordi i ri botëror në shah, është një nismë globale, shumë emocionuese. Ju ftojmë, të jeni pjesë e historisë. Mos e humbisni këtë mundësi – regjistrohuni deri në fund të javës.

Regjistrimi i turneve që marrin pjesë për rekordet botërore “Guinness”, mundësohet përmes faqes zyrtare të Garës për Rekordet Botërore të FIDE-s.https://100.fide.com/gwr/

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts