FIDE100: FSHSH feston në TIRANË

FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUT organizon: TIRANA NË 100-VJETORIN E FIDE-s DHE GARËN PËR REKORDIN BOTËROR GUINNESS, TURNE OPEN RAPID DHE BLITZ 20-21 KORRIK 2024 – ORGANIZUAR NË DITËN NDËRKOMBËTARETË SHAHUT.

Dita më e Madhe e Shahut të të gjitha Kohërave, vjen edhe në SHQIPËRI! 100-vjetori i Federatës Ndërkombëtare të Shahut – FIDE bashkon shahistë nga e gjithë bota, në garën e madhe, për sa më shumë lojëra shahu në 24 orë. Në Tiranë, kjo garë madhështore zhvillohet në ambientet e Hotel Rogner, më 20 dhe 21 Korrik 2024 – Dita Ndërkombëtare e Shahut – garën Rapid Open – 20 korrik dhe Blic Open – 21 korrik.
Federata Shqiptare e Shahut, nën kujdesin e Bashkisë Tiranë organizojnë në ambientet e Hotel Rogner, në kryeqytet, më 20 dhe 21 Korrik 2024 – Dita Ndërkombëtare e Shahut – garën Rapid Open – 20 korrik dhe Blic Open – 21 korrik.

  1. Rregullat e përgjithshme

2.1.Kjo rregullore përmban mënyrën e garimit p^r Kampionatin “Tirana Rapid & Blitz 2024”.

2.2. Në këtë garë, janë të vlefshme Rregullat e Shahut sipas FIDE dhe procedura e garave nga Federata Shqiptare e Shahut.

2.3. Gara është regjistruar në GËR, si pjesë e festivalit mbarëbotëror, me rastin e 100-vjetorit të FIDE-s.

  • Pjesëmarrja

3.1. Të drejtën e pjesëmarrjes, e kanë shahistët përfaqësues të klubeve të shahut që janë anëtarë të FSHSH, si dhe lojtarë të tjerë, të pajisur me FIDE ID.

3.2. Për të siguruar standardet e duhura të turneut, të gjithë lojtarët duhet të regjistrohen përmes klubeve të tyre, para datës 18 qershor 2024 (afati i regjistrimit).

3.3. Qasja në zonat e lojërave, do t’u lejohet, vetëm personave të akredituar nga organizatori.

  • Tarifat

Tarifa e hyrjes prej 200 Lekë, do të paguhet nga secili lojtar, para fillimit të garës.

  • Vendi dhe Data

Garat do të zhvillohen ne ambientet e Rogner Hotel Tirana, në datat 20 & 21 Korrik 2024,  Salla ANTIGONEA 1.

  • Rapid: 20 Korrik 2024 ora 09:30
  • Blitz: 21 Korrik 2024 ora 09:30

6. Mënyra e garimit

6.1. Gara është e vlefshme për Elo Rating dhe zhvillohet sipas sistemeve të mëposhtme:

  • Rapid: 9 raunde, me anë të sistemit zvicerian
  • Blitz: 11 raunde, me anë të sistemit zvicerian

6.2 Koha e mendimit, për secilin lojtar, do të jetë:

  • Rapid: 10 minuta plus 5 sekonda, për çdo lçvizje, duke filluar nga lëvizja e parë
  • Blitz: 3 minuta plus 2 sekonda, për çdo lëvizje, duke filluar nga lëvizja e parë

6.3 Rezultati për çdo ndeshje, do të jetë 1 pikë për fitore, ½ për barazim dhe 0 për humbje.

Renditja e lojtarëve me pikë të barabarta, do të vendoset bazuar në tie-breaks-in e mëposhtëm.

6.4  Tie – breaks:

              a. Buchholz Cut 1

              b. Buchholz

        c. Ndeshje Direkte

        d.Me shumë ndeshje me të zeza

Për lojrat e paluajtura, tie-break-u modifikohet sipas regullores së FIDE-s.

7. Çmimet

7.1. Kupa dhe diploma, do të shpërndahen për fituesit, nga vendi i 1-rë, në vendin e 3-të

7.2. Fondi i Çmimeve prej 200 000 lekë, do të jepet për fituesit e të dyja garave, i ndarë si më poshtë:

 Fondi I Cmimeve 
Cmimet per fituesit : Rapid100,000
1Vendi 125,000
2Vendi 220,000
3Vendi 315,000
4Vendi 48,000
5Vendi 56,000
6Vendi 66,000
7Femra, më e mira6,000
8Senior+ 604,000
9Elo+ 19004,000
10U 83,000
11Amator/ pa Elo4,000
12U 143,000
Çmimet për fituesit: Blitz100,000
1Vendi 125,000
2Vendi 220,000
3Vendi 315,000
4Vendi 48,000
5Vendi 56,000
6Femra, më e mira6,000
7Senior+ 606,000
8Elo deri 19004,000
9Amator/ pa Elo4,000
10U 143,000
11U 83,000
 

8. Rregullat Bazë:

8.1  Çdo lëvizje e konsideruar e parregullt, dënohet me 1 minutë shtesë, për kundërshtarin.

8.2  Në raste gradimi të ushtareve dhe guri që dëshironi, nuk ndodhet pranë, ndalohet sahati dhe kërkohet asistenca e arbitrit.

8.3  Në rastet kur jepet shah dhe kundershtari nuk e mbron mbretin, por bën një lëvizje tjetër, atëherë mjafton të reklamoni lëvizje të parregullt nga ana e kundërshtarit.

8.4  Në rast se, kundërshtari bën një lëvizje jo të rregullt dhe ju bëni një lëvizje tjetër, atëherë lëvizja e kundërshtarit konsiderohet e saktë.

8.5  Ndërhyrja e arbitrit është e lejuar gjatë lojës dhe vendimi i tij është i pakontestueshëm.

8.6  Mbarimi i kohës, sjell humbjen e lojës. Reklamimi, mund të bëhet nga lojtari ose arbitri, në rast kur është prezent.

8.7  Pozicionet që, në rregulloren e shahut konsiderohen barazime të menjëhershme, sjellin barazimin e lojës.

8.8  Kryerja e lëvizjeve me dy duar, penalizohet me 1 min shtesë, te kundërshtari.

8.9 Dy lëvizje të gabuara, sjellin humbjen e lojës.

8.10 Nëse lojtarit i tërhiqet vëmendja nga arbitri, për herë të dytë, gjatë lojës, nga arbitri, ai e humbet lojën.

8.11 Ndalohet rreptësisht, pirja e duhanit në sallë.

8.12 Lojtarit i ndalohet komunikimi, gjatë lojës.

8.13 Pas mbarimit të lojës, lojtarët duhet të largohen nga ambientet e garës.

8.14 Në sallën e lojës, lejohen vetëm lojtarët dhe gjyqtaria.

9. Gjyqtaria

  1. Kryegjyqtar, IA Marin Çollaku
  2. Gjyqtar, NA Kristaq Andoni
  3. Gjyqtar, NA  Fatmir Bajraktari

10-. Komisoni i Reklamimit dhe reklamimet

Komisioni i reklamimit përbëhet nga:

  1. FA Pandi Borova
  2. FA Bernard Leka
  3. IA Arta Driza

10.1 Reklamimi për çështjen, duhet të bëhet direkt pas përfundimit të ndeshjes që po reklamohet, me anë të një kërkese me shkrim, ndaj Gjyqtarisë.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts