Me rastin e 100 vjetorit të FIDE-s, Federata Shqiptare e Shahut dhe Bashkia Tiranë organizuan më 20 dhe 21 korrik, dy turne të hapur shahu, Rapid e Blitz, në ambientet e Hotel Rogner.
Morën pjesë shumë nga shahitët më të mirë të Shqipëris,ë që nga legjenda unike e shahut tonë IM Ilir Seitaj, kampionët e shumëfishtë kombëtarë IM Llambi Pasku, IM Dritan Mehmeti, FM Lorenc Rama, WCM Eglantina Shabanaj e deri tek talentet e reja, CM Aleksandër Xhembulla, Kler Caku, Ergit Ramaj, WFM Klean Shuqja, Erdi Çani, Eklea Omeri e shumë të tjerë.
Pjesëmarrja ishte e lartë; gara u zhvillua shumë e fortë dhe sportive. Drejtësinë e ndanë, në mënyrë korrekte, IA Marin Çollaku, NA Kristaq Andoni, NA Fatmir Bajraktari. Fjalën e rastit e mbajtën Sekretarja e Përgjithme e Fshsh-së, IO Majlinda Pilinçi dhe përgjegjësi i Sporteve pranë Bashkisë Tiranë.
Arbitrat i njohën pjesëmarrësit me rregulloren e garës.
Krahas garës që u zhvillua në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të FIDE-s, nën organizimin dhe arbitrimin e të palodhshmit, personalitetit të nderuar të shahut shqiptar Bernard Leka u mbajtën edhe dy gara në qytetet e Shkodrës dhe Lezhës.
Rezultatet në Rapid:
1. IM Ilir Seitaj
2. CM Aleksandë Xhembulla
3. IM Llambi Pasku
Shahistja më e suksesshme femër, WCM Eglantina Shabanaj
Shahisti më i mirë Senior, FM Lorenc Rama
Rezultatet në Blitz:
1. IM Llambi Pasku
2. CM Aleksandër Xhembulla
3. Riza Bregu
Shahistja më e suksshme femër WFM Klean Shuqja.
Shahisti më i mirë Senior FM Lorenc Rama
Nga: Kristaq Andoni