Të nderuar anëtarë,
Në vijim të zbatimit të kalendarit të aktiviteteve kombëtare 2024,
Ju njoftojme se :
Festivali i Shahut “CHESS FEST VLORA 2024” do te organizohet ne datat 29 Shtator – 6 Tetor, pranë Hotel Regina Garden****, Vlorë.
Gjatë ditëve të festivalit, do të organizohen:
Kampionati Ekipor Open Kategoria I (29 Shtator – 4 Tetor)
Kampionati Ekipor për Femra ( 29 Shtator – 4 Tetor)
Kampionati Ekipor Kategoria II ( 4 Tetor)
Kampionati Mbarëkombëtar Rapid ( 5 Tetor)
Kampionati Mbarëkombëtar Blitz ( 6 Tetor)
Bashkëlidhur, Ju lutem, gjeni ftesën, krahas programit dhe rregullave të përgjithshme.
Lutemi, merrni masat për regjistrimet e ekipeve dhe lojtarëve tuaj, brenda afateve .