VLORË: UL SIPARIN FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I SHAHUT 2024

“CHESS FEST VLORA” – një javë Gare Mbarëkombëtare në Shah, mblodhi 12 Ekipe nga Klubet më të Mira të Vendit; Sportistë të klubeve të Fshsh dhe ato Mbarëkombëtare.

Festivali shënoi një sukses të padiskutueshëm, falë mbështetjes së Bashkisë Vlorë!

Garat u zvhvilluan në ambientet e Pallatit të Kulturës dhe më pas, pranë Pallatit Klubit Shumësportesh K SH S Flamurtari, ku vlen të theksohet puna dhe mbështetja e madhe e stafit te Bashkise dhe vecanerisht drejtueses se Pallatit të Sportit të Klubit Shumësportesh Flamurtari, znj. Elona Hasanaj përkrah punës organizative të organizatores së Festivalit, IO Majlinda Pilinçi dhe trupës së arbitrave kryesuar nga Kristaq Andoni dhe Burhan Misini.

“Në garën e rapidit 10+5, morën pjesë rreth 70 shahistë dhe pas 9 turesh, vendin e parë e zuri Mjeshtri Ndërkombëtar Kosovar, Nderim Saraçi, që në 9 ndeshje mori 7.5 pikë, me bilancin 6 fitore dhe 3 barazime. Pozitat e tij u lëkundën në turin e 8-të, me 16-vjeçarin durrësak Ergit Ramaj, i cili, pati shansin për ta fituar ndeshjen, por nuk e pa lëvizjen që i jepte fitoren dhe duke e përfunduar kështu, në barazim. Megjithatë, Saraçi ishte superior gjatë gjithë garës dhe pati diferencë të dukshme me kundërshtarët e tjerë.

Vendi i dytë i takoi shahistit kosovar Muhamet Asllani, i cili, bëri një figurë të mirë, duke e mbyllur me pikë të barabarta me vendin e parë. Podiumin e plotëson Mjeshtri Ndërkombëtar shqiptar, Llambi Pasko, që mbas rregullores, u shpall Kampion Kombëtar për vitin 2024, në Rapid!

Në kampionatin e Blitzit 3+2, morën pjesë 62 lojtarë. Gara pati gjallëri, rezultate interesante, por edhe këtu, si në rapid, Mjeshtri kosovar Saraçi iu “la targën” shahistëve të tjerë. Niveli i tij i lartë i lojërave që luajti, tregoi një bilanc prej asnjë humbjeje në 20 ndeshje!

Nuk është hera e parë që në gara të tilla, rapid dhe blitz, ky mjeshter i ri, që së shpejti mund të bëhet Mjeshtër i Madh dhe ia urojmë, është një model për t’u marrë shembull nga të gjithë shahistët, për seriozitetin në lojë, përqendrimin maksimal dhe sjelljen shembullore, duke qenë me meritë shahisti numer 1 i Kosovës!

Në garën e blitzit pati shkëmbime vendesh gjatë 11 tureve dhe kjo e bëri më të bukur garën. Vendin e dytë e meritoi kampioni i Shqipërisë, Mjeshtri Ndërkombëtar Franc Ashiku, i cili, ndryshe nga rapidi, pati një ecuri pozitive dhe rivalizoi me shumë sukses. Përveç gëzimit të vendit të dytë, sipas rregullores ai u shpall Kampion i Shqipërisë për vitin 2024, në blitz! Podiumi u plotësua në vendin e tretë nga Mjeshtri i Fides, Endrit Uruçi. Shumë pranë 3 vendeve të para ishin edhe shahistët, Kelvin Kosta, Muhamet Asllani, IM Llambi Pasko, Melsed Kabo, CM Aleksandër Xhembulla, Mateo Boci dhe CM Klendi Zeneli” – thotë për mediet, Kristaq Andoni

Turnetë mbarëkombëtare të Rapidit e Blitzit, pavarësisht vështirësive nga kushtet atmosferike, me gjithë vështirësitë e mëdha që solli moti, u zhvilluan me pjesëmarrjen e rreth 70 sportistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi ndersa nuk munguan dhe garues nga Italia.

Gjatë ceremonisë së mbylljes, Presidenti I Federatës Shqiptare të Shahut, z. Erald Dervishi uroi të gjithë pjesmarresit dhe fituesit, duke falënderuar mbështetjen nga Bashkia Vlorë për këtë event shumë të rëndësishëm sportiv, po aq sa edhe kulturor:

“Vlora u kthye në një arenë të madhe shahu edhe këto ditë të pavaforshme për shkak te kushteve te motit… Gjej rastin të shpreh keqardhjen time, për të dëmtuarit nga reshjet ..! Ky aktivitet e sjell sërish qytetin bregdetar të jugut, në qendër të madhe kulturore dhe sportive njëherësh! Gjatë festivalit, që është pa dyshim, një nga aktivitetet më të rëndësishme të FSHSH, u organizua për herë të parë pas rreth 40 vjetësh, kampionati ekipor i femrave! Ne kemi këmbëngulur fort, për një rifillim të tij dhe kemi besimin se, festivali do të organizohet në qytete të tjera në vitet e ardhshme, duke promovuar jo vetëm vlerat sportive të sportit të shahut, por gjithashtu nderthurjen e këtyre eventeve me promovimin e vlerave turistike”.

Ceremoninë dhe fituesit i përshëndeti edhe Presindenti i Nderit i Federatës Shqiptare të Shahut, zoti Eduard Shalsi, i cili, theksoi rëndësinë e të tilla kompeticioneve edhe në të tjera qytete të vendit, krahas vlerave të mëdha sportive, kulturore dhe turistike që sjellin. Po ashtu ai theksoi masivizimin e sportit elitar të shahut përmes projektin e Sportit te Shahut në Shkolla, që pritet të zbatohet së shpejti.

Më pas, u vijua me ndarjen e Çmimeve dhe Trofeve, Fituesve!

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts