Kampionati Botëror i të Rinjve 2024, çel siparin në Florianópolis, Brazil, ku mblidhen shahistët më të mirë nën moshën 18 vjeç, pretendentë për titullin Kampion i Botës në “FIDE WORLD YOUTH CHAMPIONSHIPS”.
Ky event prestigjioz do të zhvillohet nga 28 tetori deri më 10 nëntor, pranë Hotel Canasvieiras Internacional, një vend ideal për të përballuar sfidat e njëpasnjëshme të sportit elitar.
Shqipëria përfaqësohet nga Kler Caku, shahistja 14-vjeçare e Klubit Shumësportesh “Teuta”, e cila, ka bërë histori duke fituar titullin “Kampione Europe” në disiplinën Rapid vitin e kaluar.
Ky event i rëndësishëm shahistik numëron plot 527 lojtarë të talentuar, mes të cilëve, 150 me tituj të rëndësishëm, që vijnë nga 62 vende të ndryshme të botës.
Diversitet kulturor dhe konkurrencë e lartë, mes emocionesh e sfidash të paharrueshme!
achf.org.al