Kampionati Evropian Individual i Shahut 2024, fillon këtë të premte, në Petrovac, Malit i Zi, nga data 8-19 nëntor, në ****Hotel “Palas” Petrovac.
Kampionati do të luhet në 11 raunde, sipas sistemit zvicerian, me kontroll kohe 90 minuta për 40 lëvizje, plus 30 minuta deri në fund të lojës, si edhe 30 sekonda shtesë për çdo lëvizje, duke filluar nga lëvizja e parë.
Marrin pjesë rreth 400 lojtarë, nga 42 federata evropiane, dumra.ke përfshirë 120 mjeshtra të mëdhenj, 85 mjeshtra ndërkombëtarë, 71 mjeshtër të FIDE-s, 3 mjeshtre të mëdha për femra dhe 8 mjeshtre ndërkombëtare po për kategorinë Femra.
Lojtarët më të vlerësuar në fushë janë: GM Vladimir Fedoseev (SLO, 2712), GM Bogdan-Daniel Deac (ROU, 2687), GM Jorden Van Foreest (NED, 2687), GM Haik Martirosyan (ARM, 2676), GM David Navara (CZE, 2674), GM Ivan Saric (CRO, 2668), GM Nikita Vitiugov (ENG, 2668), GM Shant Sargsyan (ARM, 2655), GM Jonas Buhl Bjerre (DEN, 2654) dhe GM Matthias Bluebaum (GER , 2654).
Listën fillestare të rankimit, e gjeni këtu: https://chess-results.com/tnr1011499%20.aspx?lan=1&turdet=YES&flag=NO
Kampionati Evropian Individual i Shahut 2024 është një ngjarje kualifikuese për Kupën e Botës FIDE 2025. Sipas rregulloreve të FIDE-s për Kupën e Botës dhe vendimit të Bordit të ECU, do të kualifikohen 20 lojtarë*. (*Sipas rregulloreve aktuale të Kupës së Botës FIDE, FIDE është organi i vetëm përgjegjës për vendet e kualifikimit)
Fondi total i çmimeve të kampionatit është 100.000 euro, shumë nga ku 20.000 euro rezervohen për fituesin. Lista e çmimeve është paraqitur më poshtë.
Ceremonia e hapjes së veprimtarisë do të zhvillohet të premten, më 8 nëntor, në orën 14:00. Raundi i parë, fillon në orën 15:00. Transmetimi i drejtpërdrejtë i lojërave dhe videot me komente nga GM Alojzije Jankovic dhe Dragana Nikolovska, mund të ndiqen përmes platformës televizive ECU. Transmetimi i drejtpërdrejtë, do të mundësohet gjithashtu në kanalin ECU në YouTube.