SHAH RAPID 10+5 – SHAH BLITZ 3+2
2 turne te cilet tashme jane bere tradicionale ne kuadrin e festave te medha te nentorit!
Ky edicion pati nje te re ne program, pasi u perfshine shahistet e vegjel meshkuj dhe femra deri ne 8 vjec.
Ky turne e zbukuroi shume veprimtarine pasi vogelushet e shahut na impresionuan me shkathtesine, ambicien per te fituar duke zhvilluar deri ne fund nje gare shume te bukur dhe ne fund u desh nje ndeshje shtese finale ku 2 me te miret e turneut Noel Dukni dhe Juan Guri e mbyllen garen me pike te barabarta duke barazuar edhe me njeri-tjetrin. Ne takimin final, fitorja i buzeqeshi Duknit duke u bere fitues per here te pare te nje turneu kaq te rendesishem! Theksojme se keta 2 shahiste jane pjese e akademise “Partizani” dhe sterviten nga trajneri Arian Bllaca. Ne podium u ngjit nje vajze dhe ajo eshte Donnatea Shuqja e klubit sportiv “SK.Tirana”, e cila ishte afer suksesit ,por ne ndeshje decisive gaboi. Figure te mire bene edhe shahistet e tjere te vegjel Mia Caku, Dion Hykaj, Ashanti Mecaj, Dean Bega, Liam Allkanjari, Brajan Qazimi dhe Erand Patanaj.
Kalojme tek 2 veprimtarite e tjera. Kupa Pavaresia, me cmimet e shumta te familjes se nderuar Stavri Angjeli beri qe te kishim nje numer te madh pjesemarresish prej 93 lojtaresh, te cilet luftuan ne te gjitha frontet, si ne kategorine e shahisteve me te kualifikuar, shahisteve mesatare, ashtu edhe shahistet qe kerkojne te afirmohen. Shperndarja e cmimeve beri shume mire qe lufta te ishte e forte deri ne turin e fundit!
Ne grupin kryesor gara ishte shume interesante ku protagonistet kryesore ishin shahistet e rinj te talentuar Ergit Ramaj, Mateu Boci dhe Zino Veleshnja. Shume e diskutueshme paraqitja e mjeshtrit nderkombetar Llambi Pasko qe ne leter konsiderohej favoriti kryesor, por ne fund u rendit i 6-ti. Kjo erdhi si pasoje e takimeve direkte me kryesuesit. Humbja ne turin e 5-te me Ergit Rama dhe barazimi ne turin e 6-te me Mateu Boci bene qe ai te rreshqasi poshte. 2 me te miret e kesaj gare u takuan ne turin e fundit dhe 2 shahistet qe perfaqesojne Durresin barazuan duke ruajtur vendet qe kishin. Fitorja e Zino Veleshnjes ne turin e fundit me shqiptaro-amerikanin Dritan Zekaj e ngjiti ne vendin e 3-te.
Top 10 me te miret e turneut Rapid:
- Ergit Rama 6.5 pike “Teuta”
- Mateu Boci 6 pike “Teuta”
- FM Zino Veleshnja 6 pike “Butrinti”
- FM Oltjon Llupa 6 pike “Partizani”
- Donald Ndreu 6 pike
- IM Llambi Pasko 5.5 pike “SK. Tirana”
- Mirsad Djokovic 5 pike
- Erald Mihasi 5 pike “Butrinti”
- Geoffroy D’avout D’averstaedt 5 pike
- IM Ilir Seitaj 5 pike “Butrinti”
Me te miret sipas cmimeve perkatese ishin:
- Shahisti me i mire pa elo: Erand Tabaku 4 pike
- Shahisti me i mire elo 1400-1650: Ermir Kotorri 6.5 pike
- Shahisti me i mire elo 1650:1900: Leonard Duro 5 pike
- Femra me e mire: Kandidate Mjeshtre Eglantina Shabanaj 4.5 pike “Teuta”
- I riu me i mire U14: Dion Lisha 5 pike “Partizani”
Seniori me i mire 60+: Mjeshtri Nderkombetar Ilir Seitaj 5 pike “Butrinti”
Ne turneun e blitzit, numri i pjesemarresve u reduktua disi dhe kjo si pasoje e ndryshimit te motit me nje shi te rrembyeshem per ore te tera ku nuk lejoi shume shahiste te vinin. Megjithate gara e arriti qellimin me rreth 56 shahiste ku u zhvillua nje gare interesante me 11 ture me rivalitet dhe ashtu si nje dite me perpara, cmimet pothuajse ishin te njejta me rapidin bene qe ne fushen e shahut te kishte shkendija me te forta dhe pak a shume e njejta situate u krijua dhe ne blitz per sa u perket me te mireve. Edhe ketu protagoniste ishin te rinj qe vazhdimisht nga turi ne tur ruajten vendet kryesore dhe u perballen me sukses me mjeshtrin nderkombetar Llambi Pasko. Ne keto perballje mjeshtri nderkombetar Llambi Pasko megjithese zuri vendin e pare, pesoi 2 humbje. Te paren ia shkaktoi shahisti i talentuar Mateu Boci. Nuk ishte rastesi kjo fitore e 14-vjecarit Mateu Boci, pasi ne keto 2 vitet e fundit ai shume here e ka vene ne siklet mjeshtrin nderkombetar. Humbjen e dyte e pesoi me mjeshtrin e FIDE Oltjon Llupa te “Partizani”. Keto 2 humbje bene qe ne perfundim te gares te kishim 4 shahiste me pike te barabarta: i pari mjeshtri nderkombetar Llambi Pasko, i dyti Mateu Boci, i treti Erald Mihasi i “Butrinti” te Sarandes dhe i katerti Mjeshtri FIDE Zino Veleshnja i “Butrinti”. Pretedent deri ne turin e fundit ishte edhe Oltjon Llupa, por humbja ne turin e fundit me Mateun e penalizoi.
Top 10 me te miret ne turneun Blitz:
- IM Llambi Pasko 8.5 pike “SK. Tirana”
- Mateu Boci 8.5 pike “Teuta”
- Erald Mihasi 8.5 pike “Butrinti”
- FM Zino Veleshnja 8.5 pike “Butrinti”
- Ergit Ramaj 8 pike “Teuta”
- WCM Eglantina Shabanaj 7 pike “Teuta”
- FM Lorenc Rama 7 pike “Teuta”
- Zamir Kaci 7 pike
- Mikel Gjika 7 pike
- FM Oltjon Llupa 7 pike “Partizani”
Fituesit e cmimeve Stavri Angjeli ishin:
- Shahisti me i mire pa elo: Blerim Cibaku 5.5 pike
- Shahisti me i mire elo 1400-1650: Ermir Kotorri 7 pike
- Shahisti me i mire elo 1650- 1900: Mikel Gjika 7 pike
- Femra me e mire: Kandidate Mjeshtre Eglantina Shabanaj 7 pike “Teuta”
- I riu me i mire U14: Mjeshtre FIDE Kler Caku 6.5 pike “Teuta”
- Seniori me i mire 60+: Mjeshtri FIDE Lorenc Rama 7 pike “Teuta”
Ky turne i organizuar nga Federata Shqiptare e Shahut dhe familja e nderuar Stavri Angjeli beri qe kompleksi “Fari” ku u zhvilluan ndeshjet te perjetojne 2 dite shume te bukura jo vetem per shahistet qe tashme njihen ne ambientin shahistik, por edhe per ata femije te mrekullueshem 8-vjecare qe ishin vitrina me e bukur per keto festa te nentorit!
Respekti i treguar per figuren e Stavri Angjelit ka qene prej vitesh pasi ai ka lene gjurme ne historine e shahut shqiptar si nje baba shembullor, nje mesues origjinal dhe nje nga mbeshtetesit me te medhenj te shahisteve te vegjel! Shumica e pjesemarresve nuk e njohin ate, por duartrokitjet e gjithe salles tregojne qe ai ka qene nje njeri model dhe mbeshtetes per shahun shqiptar! Keshtu u mbyllen keto 3 veprimtari te bukura duke lene dhe gjurme si nga fituesit, ashtu edhe pjesemarresit! Gjyqtaria vlereson ne maksimum sjelljen e te gjithe pjesemarresve!
Tani jemi ne prag te 3 finaleve te medha. Me 1 dhjetor, ne hotel “Mak-Albania” fillojne 3 finalet me te rendesishmte te vitit: Kampionati i 80-te kombetar individual per meshkuj, kampionati i 47-te kombetar individual per femra dhe kampionati i 11-te kombetar individual per senioret 60+. Ndeshjet kryesore do te keni mundesi t’i ndiqni direkt!
Kristaq Andoni