Gjatë ceremonisë së mbylljes së Kampionatit Kombëtar Individual-Finalet, në fjalë e tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, z. Erald Dervishi theksoi rëndësinë e rritjes së cilësisë dhe numrit të garave shahistike në vend. Po ashtu, ai vlerësoi nxitjen dhe zbulimin e talenteve të reja në shah, sikundër ndodhi gjatë këtij kampionati jubile.
Presidenti i FSHSH-së, shprehu falënderime për pjekurinë e treguar nga ana e lojtarëve në këtë edicion, që shënon 80-vjetorin e Kampionatit Kombëtar, gjithashtu dha vlerësime të veçanta për spikatjen e lojtarit me moshën më të re, Mateo Boci, i cili u shpall fitues i vendit të dytë. Krahas kësaj edhe gatishmërinë për të mbështetur lojtarët dhe rritjen e cilësisë shahistike në edicionet e ardhshme.
Java që lamë pas, mblodhi në ambientet e hotel “MAK-ALBANIA” shahistet me te mire te Shqiperise per meshkuj, femra dhe seniore per moshen 60+, gjithsej 30, zhvilluan per 1 jave rresht, kampionatet kombetare per te shpallur me te miret e vitit.
Ky ishte kampionati i 11-te kombetar dhe kjo disipline ka nje kampion te ri, mjeshtrin e FIDE Lorenc Rama, qe ne 9 ndeshje grumbulloi 8.5 pike, duke barazuar vetem me mjeshtrin nderkombetar Ilir Seitaj, qe perpara gares konsiderohej si favoriti kryesor. Humbja aksidentale e Seitaj me shahistin tropojan Vladimir Katana, beri qe titulli te ishte larg duke mos rikuperuar edhe shansin e fundit me Ramën, ku ai barazoi,shkruan Kristaq Andoni dhe vazhdon…
Klasifikimi perfundimtar per seniore 60+:
- FM Lorenc Rama 8.5 pike “Teuta”
- IM Ilir Seitaj 7.5 pike “Butrinti”
- Vladimir Katana 7 pike “Valbona”
- Gligor Stavri 5.5 pike “Luftetari”
- Myzaljen Hoxha 5 pike “Apollonia”
- Agim Hoxha 4.5 pike “Astir Albania”
- Josif Tashi 3 pike “Lushnja”
- Ajet Veleshnja 2 pike “Tomorri”
- Besnik Bajraktari 1 pike “Valbona”
- Lefter Shabanaj 1 pike “Bylis”
Kampionati i femrave ishte i fundit qe mbylli kete beteje shahistike!
Titulli u vendos pikerisht ne turin e fundit, ku percaktuese ishte takimi Klean Shuqja – Eklea Omeri.
Perpara se te kthehemi te ky takim, me pak fjale mund te themi se kampionia e vitit te kaluar nuk shfrytezoi mundesite e arta qe iu paraqiten ne takimet me Shuqja dhe Kerciku, duke i kushtuar shume! Ne grupin e pretedenteve, ne gjysme e pare te gares u shfaq edhe Kerciku, por humbja ne turin e peste me Shuqja ia ndali hovin. Ne keto momente, edhe pretedentja Eglantina Shabanaj peson 2 humbje me Caku dhe Shuqja dhe ne fund te turneut, e pa veten ne vendin e peste! Fjale shume te mira mund te thuhen per shahisten sarandiote Eklea Omeri qe gjate gjithe gares manifestoi siguri, duke prodhuar loje dhe duke qene e sakte!
Fati nuk e ndihmoi ne turin e fundit, ne takimin percaktues me Shuqja, ku pati mundesi per ta fituar lojen dhe titullin. Duke qene edhe ne epersi kohe, ajo gaboi, kjo dhe per merite te Shuqja e cila ne momentet me decisive, kur sahatit flamuri i ishte duke i rene, ajo beri levizjet me te sakta, duke shpetuar lojen dhe duke arritur jo vetem barazimin qe i mjaftonte per titull, por fitoren! Ky duel zgjati 6 ore dhe Shuqja pas 2 vitesh kthehet tek titulli kampion! Ne rrethin e femrave u paraqiten edhe disa vajza te reja ne moshe te re si Ailin Ndreko, Fiona Hoxha, Noelin Sherollari qe japin shenja premtuese per te ardhmen!
Klasifikimi perfundimtar per femra:
- WFM Klean Shuqja 8 pike “SK. Tirana”
- WFM Kler Caku 7.5 pike “Teuta”
- WCM Eklea Omeri 6.5 pike “Butrinti”
- Suzana Kerciku 6 pike “SK. Tirana”
- WCM Eglantina Shabanaj 5.5 pike “Teuta”
- Ailin Ndreko 4 pike “Partizani”
- Esmeralda Babamusta 3 pike “Teuta”
- Dea Ramaj 3 pike “Teuta”
- Fiona Hoxha 1.5 pike “SK. Tirana”
- Noelin Sherollari 0 pike “SK. Tirana
Kampionati i 80-te jubilar per meshkuj, ishte me te vertete nje shfaqje e bukur!
Meriton vemendje zbulimi i ketij kampionati, 14-vjecari Mateu Boci, qe pati nje performance shume te madhe.
Fakti qe ai u shpall nenkampion i Shqiperise per vitin 2024, fakti qe ai mundi ne kampionat kampionin aktual IM Llambi Paskon dhe ish-kampionet IM Franc Ashiku dhe IM Dritan Mehmeti verteton qe kjo nuk ishte rastesi, duke pasur parasysh qe niveli i elos eshte rritur jashtezakonisht kete vit prej rreth 450 Elo dhe keto arritje bene qe ai diten e pare te gares te fitoje titullin Kandidat Mjeshter FIDE, dhe ne perfundim te gares Mjeshter FIDE, por edhe nje hap me shume me nje norme per Mjeshter Nderkombetar! Me te drejte, ne ceremonine e mbylljes presidenti i Federates Shqiptare te Shahut vleresoi rezultatet e Mateos, por dhe e keshilloi duke i thene qe nuk ka arritur ende asgje, te vazhdoje punen qe ka nisur dhe suksese me te medha ne vijim!
Renditja perfundimtare e meshkujve:
- IM Llambi Pasko 7.5 pike “SK. Tirana”
- Mateu Boci “Teuta” 7 pike
- IM Franc Ashiku “Teuta” 6 pike
- FM Zino Veleshnja 6 pike “Butrinti”
- FM Aleksander Xhembulla 5 pike “Partizani”
- IM Dritan Mehmeti 3.5 pike “Teuta”
- Sotir Pasku 3.5 pike “SK. Tirana”
- CM Klendi Zeneli 2.5 pike “Partizani”
- Ergit Ramaj 2.5 pike “Teuta”
- CM Riza Bregu 1.5 pike “Partizani”