Mbyll punimet, pranë ambienteve të Hotel MAK ALBANIA, Asambleja e Përgjithshme dhe ajo Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Shahut.
Në mënyrë unanime, Presidenti Dervishi rikonfirmohet në krye të Federatës.
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, zj. Majlinda Pilinci, mes të tjerash, përshënddeti të pranishmit dhe bëri me dije Miratimin e Raportit të aktiviteteve vjetore, krahas Raportit financiar dhe Programit të aktiviteteve 2025.
I pranishëm, z. Endri Bushati, Drejtor pranë MAS, ndoqi punimet e Asamblesë së Përgjithshme 2024, të FSHSH-së.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Erald Dervishi bëri një resume të aktiviteteve dhe arritjeve të sportit të shahut, këtë katërvjeçar. Dervishi, duke njohur edhe sfidat e shumta që hasen në zhvillimin, organizimin dhe shtrirjen masive të këtij sporti, u shpreh optimist për të ardhmen.
Ai do të ndalej, në dy pika thelbësore: Përfshirja e Sportit të shahut në shkolla – Janari i ardhshëm, pritete të jetë i mbarë për shtrirjen e sportit të mendjes, në shkolla! Shahu, sigurisht që me përkrahjen dhe ndihmën e Federatës Shqiptare të Shahut, ka pasur shpesh interesin e të brezave të rinj, Por, për një përhapje më masive, Duhet Mbështjetje dhe Financim i Drejtpërdrejtë, çfarë do ta mundësojë Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH). Në këtë mënyrë, Shqipëria do të prodhojë Shahistë të Denjë për Arenën Botërore të Shahut! Këtu ai nuk la pa përmendur, emrat që shpresojmë të yjet e shahut shqiptar, si: Mateo Boci, Kler Caku, Ailin Ndreu apo Klean Shuqja etj., që me arrtjet e tyre, na kanë bërë vërtet, Krenarë!
Akademia e Shahut, ishte ndalesa tjetër e Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut. Dervishi, theksoi se “kjo shkollë e rëndësishme përgatitjeje është në toplistën e arritjeve tona, së shpejti”.
…
Po ashtu, gjatë punimeve të Asamblesë, me shumicë votash u zgjodhën anëtarët e Komitetit Drejtues
Z. Flamur Golemi
Z. Fatos Çerenishti
Z. Myzelejen Hoxha
Zj. Rozana Çima
Z. Besnik Bajraktari
Zj. Eglantina Shabanaj
Z. Fatos Muço
Z. Kristaq Andoni
SUKSESE TÊ MËTEJSHME, TË GJITHËVE!