FIDE dhe Federata Shqiptare e Shahut, ftojnë të gjitha federatat kombëtare të shahut, të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Shahut për të Rinj, FIDE 2025 (U14, U16 dhe U18).
Garat do të zhvillohen në Durrës, Shqipëri, nga data 3 tetor (mbërritja), deri më 16 tetor (nisja).
Çdo federatë kombëtare mund të regjistrojë një lojtar zyrtar, në secilën kategori (U14, U16, U18 ), për Djem dhe Vajza. Pra, gjashtë lojtarë zyrtarë dhe një person shoqërues (me ID të vlefshme FIDE), për çdo federatë, të cilët janë të ftuar nga organizatorët.
Për më tepër, lojtarët e tre vendeve të para, në Botërorin e të Rinjve 2024 (U14, U16, U18), si dhe fituesit e Medaljes së Artë, në kampionatet më të fundit Kontinentale për të Rinj, fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në kategorinë përkatëse, apo një kategori më të lartë moshe.
Afati i fundit për regjistrim: 2 gusht 2025.
Letra e ftesës dhe rregullorja (PDF)
Faqja zyrtare e Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj FIDE 2025: https://worldyouth2025.fide.com
E-mail: worldyouth@fide.com