Përfundon gara kualifikuese për Kampionatin Kombëtar 2025! Gjysmëfinalet e Kampionatit individual Kombëtar 2025, u mbajtën pranë Kompleksit Fari, në Tiranë, nga 15-23 mars: 65 shahistë nga disa klube shahu, luftuan për kualifikim në Finale, përgjatë nëntë ditëve. Gjysmëfinalet përcaktuan edhe 5 finalistët e Finaleve të Kampionatit Kombëtar, në fund të vitit.
Përballja ishte mjaft e fortë dhe deri ne raundin e fundit, nuk ishte ende e sigurt për asnjë lojtar, se kush do të kualifikohej.
Në përfundim të garës, në vendin e parë u rendit:
Çlirim Guxho i KS “Butrinti”, me 7 pikë nga 9 ndeshje, duke siguruar vendin për në finale.
Pas vendit të parë, 7 lojtarët e tjerë me pikë të barabarta, ishin: FM Aleksandër Xhembulla i KS ”Partizani”, FM Zino Veleshnja i KS ”Butrinti”, FM Lorenc Rama i KS ”Teuta”, CM Riza Bregu i KS ”Partizani”, CM Klendi Zeneli i KS ”Partizani”, Kelvin Kosta i KS ”Butrinti” dhe Altin Hoxha i KS ”Tirana”. Sipas rregullores u zhvilluan ndeshje play-off në formatin rapid 15+10 dhe u kualifikuan: FM Aleksandër Xhembulla, FM Zino Veleshnja, CM Riza Bregu dhe Kelvin Kosta.

Renditja përfundimtare: https://chess-results.com/tnr1133296.aspx?lan=1&art=9&fed=ALB&turdet=YES&snr=5