Dita botërore e shahut. FShSh çel ceremoninë festive: Shahu, në programin shkollor!

Me praninë e përfaqësuesve të institucioneve, organizatorëve, lojtarëve dhe miqve të shahut, ka nisur zyrtarisht ceremonia festive kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Shahut, nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Shahut dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Ceremoninë e çeli Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci, e cila, përshëndeti të gjithë të ftuarit.

“Në ditën botërore të shahut, festës së këtij viti i bashkohen edhe pasionantët e shahut, që për herë të parë luajnë bashkë me shahistët, në garën Rapidit, ditën e sotme. Ndërsa për fëmijët nën 12 vjeç, së bashku me prindërit kemi përgatitur workshopin me një sërë aktivitetesh dhe lojërash të përbashkëta, duke i përfshirë të gjithë njëherësh në aksion.

Sekretarja e Përgjithshme ftoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, për të përshëndetur takimin festiv.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti tha, mes të tjerash:

“Të nderuar përfaqësues të institucioneve, miq të nderuar, shahistë të të gjitha moshave, zonja dhe zotërinj!

Është kënaqësi dhe krenari për mua që të jem sot para jush, në këtë ditë kaq të veçantë për komunitetin ndërkombëtar të shahut – Dita Botërore e Shahut, që ne e festojmë sot këtu, në zemër të Tiranës, në Hotel Rogner, në një atmosferë ku bashkohen pasioni, tradita dhe kultura.

Shahu nuk është thjesht një lojë – është një mënyrë të menduari, një disiplinë që formon karakterin, ushqen logjikën, dhe nxit kreativitetin.

Për ne që e kemi jetuar këtë lojë për dekada, shahu është gjithashtu mësues i heshtur i jetës, që të mëson sesi të përballesh me humbjen me dinjitet dhe fitoren me përulësi.

Kjo ditë është një moment reflektimi për atë çfarë kemi arritur, por edhe një thirrje për vazhdimësi dhe rritje profesionale. Shqipëria është sot pjesë aktive e familjes botërore të shahut – me talente që po rriten, me organizime që po vlerësohen ndërkombëtarisht dhe me një federatë që është më e përkushtuar se kurrë.

Le të mos harrojmë se jemi në prag të një ngjarjeje historike: Kampionati Botëror i Shahut për të Rinj – Durrës 2025, që do të sjellë në vendin tone, më shumë se 1000 shahistë, trajnerë dhe përfaqësues nga mbi 100 vende. Ky është një besim që FIDE i ka dhënë Shqipërisë dhe një mundësi, që ne do ta shfrytëzojmë me përgjegjësi të plotë.

Kam kënaqësinë që të ndaj sot me ju, një lajm të madh: ky vit i çel rrugën përfshirjes së shahut në shkolla, një nismë shumë e madhe, me vlera të jashtëzakonshme për fëmijët e sotëm, shahistë të së ardhmes. Muaji shtator do të jetë starti i projektit Shahu në Shkolla – fillimisht në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë e më pas, do të shtrihet në të gjithë vendin. Ky projekt, nuk do të mundësohej, pa mbështetjen e jashtëzakonshme: nga Eduart Shalsi dhe Presdidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli – shtoi, Presidenti Dervishi.

Në të njëjtën kohë, – theksoi, ai – në ketë etapë të re për shahun, ne synojmë të çelim Akademinë e Shahut, me elitën e këtij sporti të mendjes.”

Presiedenti Dervishi shprehu mirënjohjen për Bashkinë Tiranë, në mbështetje të këtij aktiviteti që festohen në mbarë botën.

Një falënderim të veçantë, nga Presidenti, shkon për Sekretaren e Përgjithshme, Majlinda Pilinçi, “për punën e jashtëzakonshme në çdo aktivitet të Federatës Shqiptare të Shahut, si edhe stafin, vullnetarët, partnerët dhe të gjithë ata që e bëjnë të mundur këtë mision të përbashkët. Pa diskutim, për bashkëpunimin dhe arrtijet e Federatës, falënderoj shumë Edin dhe Fidel Yllin” – tha Dervishi.

Po ashtu, gjatë ceremonisë, të ftuarve të nderit iu akorduan certifikata nga FIDE dhe Federata Shqiptare e Shahut, kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Shahut.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, përshëndet të gjithë të pranishmit: “Bashkimi bën fuqinë”

Presidenti i Komitetit Olimipik Shqiptar, Fidel Ylli, mori fjalën, duke theksuar punën e madhe që ka bërë Federata Shqiptare e Shahut: me herët, nën drejtimin e Eduart Shalsit e tani, me përkujdesjen e Presidentit të shahut shqiptar, “Mjeshtrit të Madh”, Erald Dervishi.

Presidendti i KOKSH, theksoi vlerën dhe rëndësinë e madhe të finalizimit të projektit Shahu në Shkolla, duke shtuar se “shahu, tanimë, prej muajit shtator, do të jetë një prej orëve të mësimit në shkolla, si volejbolli apo basketbolli, çfarë është një vlerë e shtuar, në edukimin e brezave të rinj”.

Më tej, mori fjalën Eduart Shasi, i cili, përshëndeti të ftuar e të pranishëm, duke vënë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit: “Kënaqësi, që Komiteti Olimpik Shqiptar, – tha Shalsi, – drejtohet nga një sportist i talenntuar, si Fidel Ylli. Falë këtij bashkëpunimi, më në fund, kurorëzojmë Shahun në Shkolla.

Ndërsa, Urim Tresa përfaqësues i Drejtorisë së Sportit pranë Bashkisë Tiranë, në këtë atmosferë të gëzueshme, përshëndeti të gjithë të pranishmit e veçanërsiht fëmijët. Ai theksoi se, “çdo ditë e më tepër, komunitetit të shahut i shtohen anëtarë të rinj, çfarë dëshmon arritjet e Federatës Shqiptare të Shahut, duke premtuar më shumë cilësi, falë pranisë së pakontestueshme dhe masive, edhe të vogëlushëve që shoh sot”.

Për të pranishmit, FIDE dhe Federata Shqiptare e Shahut nderojnë me Çertifikatë Mirënjohjeje

Institucionet:

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

Bashkia Durrës

Bashkia Tiranë – Drejtoria e Sportit

Bashkia Gjirokastër

Bashkia Vlorë

Klube anëtare:

Unioni i Shahistëve të Veriut

Klubi i Shahut Lezha

Klubi i Shahut Butrinti

Individë:

Kristaq Andoni

Lorenc Ramaj – Për pjesëmarrje në projektin “FIDE Chess Infinit” dhe promovimin e Shahut

Eglantina Shabanaj – Kryetare e Komisionit të eventeve

Llambi Pasko, SK Tirana

Arjan Bllaca, SK Partizani

Muhamet Gradeci/ Pas vdekjes – me propozim nga Unioni i Shahistëve të Veriut

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts