Federata Shqiptare e Shahut

Kodi i Etikes

KODI I ETIKËS I FSHSH

1- Prezantimi

1.1. Loja dhe koncepti i shahut bazohetnë supozimin se të gjithë aktorët  duhet të respektojnë rregullat dhe rregulloret ekzistuese dhe t’i japin  rëndësinë më të madhe lojës së ndershme dhe  sjelljes korrekte.

1.2. Është e pamundur të përcaktohet me saktësi dhe në cdo rrethanë,  tërësia e standardeve të sjelljes që pritet nga të gjitha palët e përfshira në  aktivitetet e FSHSH dhe eventet e saj, ose të listohen të gjitha situatat, të cilat do të përbënin një shkelje të Kodit të Etikës dhe që do të çoninnë sanksione disiplinore.

Ekzistenca  ekëtij kodi shërben për t’u  treguar pjesëmarrësve standardet e nevojshme të  sjelljes. Nëse ndonjë pjesëmarrës në një ngjarje, apo aktivitet të FSHSH-se,  ka ndonjë dyshim sa i përket sjelljes që pritet prej tij, duhet të kontaktojë  dhe t’i drejtohet zyrtarit momental të  FSHSH,  ose organizatorit vendor, i cili  drejton ngjarjen, apo aktivitetin.

1.3. Mosmarrëveshjet që lindin gjatë një lojë, gare, apo turneu do të zgjidhen në përputhje me rregullat ekzistuese tëlojës  si dhe me rregulloren  e  garës apo turneut.

1.4. Kodi i Etikës është i aplikueshëm për:

  • zyrtarët e FSHSH
  • organizatat  anëtare
  • organizatorët, sponsorët
  • të gjithë konkurrentët dhe pjesmarrësit  e regjistruar në turnetë  dhe garat e FSHSH

Kodi i Etikës do të  jete udhëheqës në veprimet që  mund të ndërmerren kundër çdo personi (që do të thotë një individ apo organizatë), të cilët me dashje ose nga pakujdesia,shkelinrëndë rregullat dhe rregulloret e lojës, ose neglizhojnë në zbatimin e parimit të lojës së ndershme.

2.Shkelja e etikës:

Kodi i Etikës do të  konsiderohet i shkelur nga një person apo organizatë që direkt ose indirekt,

2.1.Ofron, apo përpiqet për të ofruar, pranon ndonjë konsideratë apo ryshfet, me qëllimin për të ndikuar  ne rezultatin  e  garave te shahut apo zgjedhjet për  organet e FSHSH .

2.2. Në aspekte të tjera, vepron në kundërshtim me këtë kod.

2.2.1.Me rëndësi të veçantë në këtë drejtim janë, mashtrimi në administrimin e zyrave të  FSHSH,  ose zyrave të shoqates apo klubit, apo që ndikon  ne klubet e  tjera.

2.2.2. Drejtuesit apo anëtaret,  të cilët me sjelljen e tyre nuk frymëzojnë besimin e nevojshëm, ose që në mënyra të tjera bëhen të padenjë për besimin.

2.2.3. Organizatorët, drejtorët  e garave dhe  turneve, arbitra apo zyrtarë të tjerë, të cilët nuk kryejnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme dhe të përgjegjshme.

2.2.4. Sjellje në mospërputhje me standardet dhe  normat e mirësjelljes dhe ato te  disiplines shahistike. Veprimet apo sjellja e keqe personale, e papranueshme per  standartet normale sociale.

2.2.5. Mashtrimi, apo  përpjekja për mashtrim, gjatë lojrave, garave  dhe turneve. Sjelljet e dhunshme, kërcënuese, apo sjellje të tjera të pahijshme gjatë, ose në lidhje me një ngjarje shahistike.

2.2.6. Tërheqja e lojtareve nga  gara  pa arsye të vlefshme, ose pa informuar arbitrin e gares.

2.2.7. Shkelje të rënda ose të përsëritura të ligjeve dhe rregullave  të shahut  tëFide dhe FSHSH,  ose rregulloreve të  tjera të miratuara të garës .

2.2.8. Në çdo turne  apo gare të nivelit të lartë, lojtarët, delegacionet apo ekipet, duhet të jenë  te paraqitur në përputhje me kodin e  veshjes  të nje standarti te  lartë .

2.2.9. Lojtaret apo anëtarët e delegacionit të tyre,  nuk duhet të bëjë akuza të pajustifikuara ndaj lojtarëve të  delegacioneve/ ekipeve/  te tjera, zyrtarëve,  apo sponsorëve. Të gjitha protestat, apo ankesat, duhet t’i referohet drejtpërdrejt arbitrit  te emëruar, apo Drejtorit Teknik  të garës/ turneut.

2.2.10. Përvec kësaj, do të ndërmeren masa disiplinore, në perputhje me kodin e etikës së Fide,  në rastin e dukurive  dhe ndodhive që dëmtojne   federatën  apo anetarët e saj,  duke  hedhur  drite negative  dhe ndërmarë  veprime të pajustifikueshme e  të pafavorshme,  që dëmtojnë reputacionin e saj, si dhe veprimtarinë  shahistike.

2.2.1. Çdo lloj sjelljeje  që mund të dëmtojë ose të diskreditoje reputacionin e FSHSH, ngjarjet  dhe organizimet e saj, pjesëmarrësit, sponsorët, apo  që do  te ndikoje ne  demtimin e reputacionit te saj  dhe prishjes se emrit te mirë, do të ndëshkohet po ashtu, me  masa disiplinore në përputhje me Kodin e Etikës

3.Sanksionet:

3.1.Shkeljet e Kodit e Etikës do të dënohen, qofshin ato akte, veprime ose një mosveprim, pavaresisht nëse ato janë kryer me dashje ose nga pakujdesia,  qoftë nëse shkelja përbën një akt ose është tentuar të veprohet, si dhe  pavaresisht nëse palët kane  vepruar si kryesore, pjesëmarrëse, bashkëpunëtore apo nxitëse,  apo  thjesht kane ndihmuar apo  mbështetur.

3.2. Shkeljet e Kodit të Etikës janë të dënueshme me një ose më shumë prej masave të mëposhtme:

– paralajmërim

– vërejtje

– kthimi i shpërblimeve, ose  gjobë( deri në 200.000lekë)

– revokimin e titujve dhe rezultateve sportive

– ndeshkim  social;ndalimi deri në 15 vjet për të marrë pjesë në një gare  shahu, apo në ndonjë aktivitet  të lidhur me shahun si lojtar, arbitër, organizator, ose përfaqësues i federatës së shahut;përjashtimin përkohësisht nga anëtarësia, zyra, ose veprimtaria.

3.3. Nëse është ndërmarënjë sanksion ,  Komisioni i Etikës mund të shqyrtojë nëse për të ka baza plotësisht ose pjesërisht,  të pezullojë zbatimin e sanksionit, nëse rrethanat përkatëse  e lejojnë atëdhe në mënyrë të veçantë, sjelljet e  mëparshme të personit të sanksionuar. Duke pezulluar ekzekutimin e sanksionit, Komisioni i Etikës mund të  vendositë nënshtrojë personin e sanksionuar në një periudhe prove ,nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Nëse personi që përfiton nga një sanksion i pezulluar kryen ndonjë shkelje gjatë periudhës së provës, pezullimi automatikisht revokohet dhe aplikohet plotësisht sanksioni origjinal  te cilit i shtohet sanksioni për shkeljen e re.

3.4. Sanksioni mund të vendoset duke marrë parasysh të gjithë faktorët relevantë në këtë rast, duke përfshirë moshën, protagonizmin në shkelje, apo ndihmën ndaj  të autorit,si dhe bashkëpunimin, motivin, rrethanat dhe shkallën e fajit të autorit.

3.5. Komisioni i Disiplinës  vendos qëllimin dhe kohëzgjatjen e çdo sanksioni.

3.6.Sanksionet mund të jetë te kufizuara në një zonë gjeografike  te caktuar dhe  për një ose më shumë gara të veçanta (duke filluar nga data).

3.7. Përveç nëse specifikohet ndryshe, sanksioni mund të rritet,sipas nevojës, nëse shkelja është e  përsëritur.

3.8. Aty ku ka qenë e angazhuar më shumë se një shkelje, sanksioni do të bazohet në shkeljen më të rëndë dhe të rritur, në përshtatje dhe  në varësi të rrethanave të veçanta. Në këto raste, gjatë përcaktimit të shumës së gjobës, Komisioni i Disiplinës nuk është i detyruar t’i përmbahet gjobës maksimale të dhënë më sipër.

3.9. Me kërkesën e nje trupi gjykues, Komisioni i Disiplines, kur  ai është emëruar, mundet (menjëherë) të marrë masa të përkohshme (p.sh. sanksione të përkohshme),  në qoftë se është kryer një shkelje e dukshme e  nje pike të Kodit të Etikës dhe  vendimi mbi çështjen kryesore , i marë paraprakisht, mund te mos jete i  mjaftueshem. Komisioni i Disiplinës mund tëmare  masa të përkohshme për parandalimin e ndërhyrjeve në  zbardhjen e të vërtetës.Masat e përkohshme mund të jenë të vlefshme për një periudhë maksimale prej 75 ditësh. Në rrethana të jashtëzakonshme, masat e përkohshme mund të zgjaten nga Komisioni I Disiplinës për një periudhë shtesë,  që mos tejkalojë 45 ditë. Kohëzgjatja e sanksioneve të përkohshme do të merret parasysh në vendimin përfundimtar.

4.Procedurat administrative:

4.1. Shkelja e rregullave të këtij kodi nga ndonjë zyrtar i Federatës  do t’i raportohet Sekretariatit të FSHSH.

4.2. Shkelja e rregullave të këtij kodi nga çdo person duhet të raportohet dhe të vendoset nga Komisioni i Disiplinës  së FSHSH dhe/ ose, nga organi vendim – marrës,  Komiteti Drejtues dhe Asambleje e Pergjithshme.

4.3. Procedurat do të regjistrohen me shkrim. Arsyetimi duhet të jepet për çdo vendim të marë,  në formë të shkruar.

  1. 4. Kunder cdo vendimi apelohet ne KAS, Keshilli Arbitrazhit Sportiv.