Federata Shqiptare e Shahut

Rregullore e Brendeshme

RREGULLORE  E BRENDESHME  E FSHSH

Miratuar nga  mbledhja e Komitetit Drejtues

te FSHSH, date 10 Janar 2017

 

KREU I PARË

PARIME TË PËRGJITHSHME 

NENI 1

BAZA LIGJORE

Kjo rregullore hartohet në mbështetje të detyrimeve Statutuore të Federatës Shqiptare të Shahut dhe në zbatim ligjit “Për sportin”, Kodit Civil të RSH, si dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, në të cilat bazohet veprimtaria e federatave sportive shqiptare.

NENI 2

QËLLIMI

  • Të përcaktohen rregullat bazë të organizimit dhe funksionimit të FSHSH, krahas atyre statutore.
  • Të përcaktohen përgjegjësitë e organeve drejtuese.
  • Të bëhen të njohura e të zbatohen rregullat dhe përgjegjësitë, nga çdo organ dhe antar i FSHSH.
  • Të sigurohen marrëdhëniet e ndërsjella funksionale, mirëkuptimi dhe besimi brenda organeve të FSHSH dhe me organizata, shoqata e klube sportive që janë pjesë e saj.
  • Të përqasen aktet FSHSH me ato të Federatës Ndërkombëtare të Shahut dhe të sigurohet respektimi i tyre nga çdo antar i saj.

NENI 3

METODA E ZBATIMIT

Metoda e zbatimit të rregullores do të jetë nëpërmjet bërjes të njohur të dokumentit për të gjithë anëtarët e asamblesë, organeve drejtuese të saj, drejtuesve të klubeve dhe sportistëve, shoqatave e shoqërive antare të FSHSH dhe respektimit të vendimeve kolegjiale e lirisë së shprehjes së mendimeve.

NENI 4

PËRGJEGJËSITË E ZBATIMIT

Rregullat e parashikuara në këtë rregullore janë të detyrueshme për të gjithë anëtarësinë e FSHSH dhe organet e saj, pavarësisht funksioneve që mbajnë apo subjektit që  përfaqësojnë.

KREU I DYTË

FSHSH, MISIONI DHE PËRGJEGJËSITË

NENI 6

FORMA LIGJORE 

Federata Shqiptare e Shahut është, Person Juridik, regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Tirane , me vendim Nr. 3848, date 05.05.2014, me aktivitet privat, me Nr. Identifikimi (NIPT) K51730017V, organizuar mbi bazën e vullnetarizmit të shoqatave klubeve dhe shoqërive sportive të shahut, me veprimtari kombëtare të planifikuar, drejtuar e kontrolluar, që bazohen në legjislacionin aktual shqiptar, e njohur dhe e mbështetur nga shteti shqiptar, anetare e Federatës Boterore të Shahut (FIDE) Unionit Europian te Shahut (ECU), Shoqates Nderkombetare te Shahut per vendet Frankofone (AIDEF), Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

NENI 7

MISIONI I FSHSH

Misioni i saj është të realizojë e konsolidojë bashkimin vullnetar dhe veprimtarinë e organizuar të klubeve, shoqatave e shoqërive sportive të shahut , në territorin e Republikës së Shqipërisë, në të mirë të zhvillimit cilësor të këtij sporti dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Shqipërisë në veprimtari kombëtare e ndërkombëtare.

NENI 8

PËRGJEGJËSITË E FSHSH

  1. Të zhvillojë, promovojë, kontrollojë dhe rregullojë aktivitetin sportiv të shoqatave e klubeve në Federatë, në të gjitha format, në të gjithë territorin e Republikës së Shqiperisë, në përputhje me statutin.
  2. Të ndihmojë në mënyrë të kualifikuar në rritjen dhe zhvillimin e marrdhënieve miqësore ndërmjet anëtarëve të Federatës,  të mbrojë të drejtat e anëtarëve të saj dhe të kujdeset për zgjidhjen e problemeve tekniko-organizative e  sportive, duke u mbështetur në statut, rregullore, në legjislacionin shqiptar si dhe aktet ligjore ndërkombëtare të veprimtarisë së sportit të Shahut;
  3. Te organizoje aktivitetet kombëtare, përgatitjen dhe seleksionimin e sportistëve  elitarë shqiptarë duke qënë  autoriteti i vetëm në vend që mund të sigurojë pjesëmarrjen e tyre në të gjitha aktivitetet Rajonale, Kontinentale dhe Ndërkontinentale, në bashkëpunim me  FIDE( Federatën Botërore, ECU(Federatën Europiane) dhe organizatat e tjera  kombëtare( KOKSH)dhe ndërkombëtare( Shoqata Ndërkombëtare e Frankofonisë), në të cilat është anëtare.
  4. Të mbështetë, apo të ndërmarrë nisma për organizimin në Republikën e Shqipërisë të veprimtarive sportive ndërkombëtare.
  5. Të zhvillojë veprimtari përkujtimore në nderim të shahistëve të shquar në breza.

KREU I TRETË

PËRGJEGJËSITË

 

NENI 9

ANËTARËSIA E FSHSH

  • Anëtarë të FSHSH konsiderohen të gjithë klubet, shoqatat e shoqëritë sportive të Shahut, me veprimtari në Republikën e Shqipërisë, të organizuara në përputhje me ligjin “Për sportin”, të cilët kanë shprehur zyrtarisht kërkesën për anëtarësim, kanë pranuar statutin dhe rregulloret e FSHSH, paguajnë rregullisht kuotizacionin vjetor dhe kontribuojnë në realizimin e misionit e të përgjegjësive të saj.
  • Kërkesa për anëtarësim dorëzohet në kryesinë e FSHSH dhe duhet të ketë bashkëlidhur dokumentet në vijim:
  1. Kërkesën për anëtarësim, paraqitur me shkrim
  2. Dokumentin e regjistrimit të klubit /shoqërisë/shoqatës në QKR
  3. Listën e sportistëve e trajnerëve të licencuar
  • Procedurat e anëtarësimit përgatiten nga sekretari i Përgjithshëm i FSHSH (sekretariati)
  • Komiteti Drejtues shqyrton dokumentacionin dhe nëse vlerëson pozitivisht kërkesën, miraton anëtarësinë provizore në FSHSH, e cila nënkupton se anëtari nuk përfiton të drejta të plota statutore (votë dhe trajtim financiar).
  • Asambleja e FSHSH është organi që miraton anëtarësinë me të drejta statutore të plota, në mbledhjen e saj të radhës.
  • Të drejtat e detyrimet e anëtarëve të FSHSH, pezullimi apo humbja e statusit të anëtarësisë, janë sipas përcaktimeve në Statutin e saj.
  • Vlera e pagesës së kuotizacionit mujor (apo vjetor) përcaktohet nga Komiteti Drejtues dhe miratohet nga Asambleja

NENI 11

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME

Përveç sa përcaktohet në statutin  e FSHSH, Asambleja e Përgjithshme ka edhe këto përgjegjësi:

  1. a) miraton simbolet dhe vulën e FSHSH
  2. b) miraton vleftën e kuotizacionit të anëtarëve të federatës
  3. c) përcakton numrin e anëtarëve të Komitetit Drejtues dhe zgjedh anëtarësinë e tij
  4. d) përcakton numrin e zëvendëspresidentëve të FSHSH, të cilët i zgjedh Komiteti Drejtues me votim.
  5. e) miraton rregulloren e brendshme të FSHSH dhe ndryshimet periodike që mund t’i bëhen asaj.

NENI 12

 PRESIDENTI

Përveç sa përcaktohen në Statut, Presidenti i FSHSH duhet:

  1. të angazhohet që të bashkërendojë e koordinojë veprimtarinë e organeve drejtuese të federatës
  2. të forcojë bashkëpunimin e anëtarësisë
  3. të synojë në rritjen e solidaritetit sportiv në të mirë të cilësisë së shahut në Shqipëri
  4. të punojë për të siguruar donacione që ndihmojnë në financat e federatës
  5. të jetë i arsyeshëm, i drejtë e i paanshëm në drejtimin e federatës.

NENI 13

KOMITETI DREJTUES

  1. Harton politikat dhe mbikëqyr programet e organizatës, në përputhje me misionin, i mbështet dhe monitoron ato me :
  2. Kompetence ne marrjen e vendimeve, në respektim të standardeve ligjore dhe normave etike.
  3. Dokumentim te politikave dhe vendimeve, për të krijuar një memorie organizative.
  4. Hartim dhe miratim te planeve strategjike.
  5. Miratim te dokumentave kryesore si, buxhetit vjetor, raporti vjetor, etj.
  6. Emerimin e drejtuesve te komisioneve te FSHSH dhe marja e  vendime per propozimet e dala prej tyre.
  7. Emerimn i trajnereve  te ekipeve kombetare.
  8. Miratimin e ekipeve kombetare.

Emëron dhe bashkëvepron me Sekretarin e Përgjithshëm

Komiteti Drejtues duhet të jetë në konsensus me përgjegjësitë e Sekretarit te Pergjithshem, me vetëdijen se ai/ ajo është shefi I ekzekutivit dhe përgjegjësi kryesor në trajtimin dhe menaxhimin e organizatës, të njohe përshkrimin e tij të punës, atributet personale, aftësitë komunikuese, eficencën në organizimin dhe drejtimin administrativ te organizatës. Të jetë i ndershëm në lidhje me problemet, problematikat dhe vështirësitë me të cilat organizata përballet dhe ti krijojne atij përkrahjen morale dhe profesionale për të çuar më tej qëllimet e organizatës.

Sigurimi I Burimeve financiare

  1. Sigurimi i burimeve financiare adekuate për organizatën, për përmbushjen e misionit të saj, është një nga përgjegjësitë më të qënësishme të Komitetit Drejtues.

Anëtarët e KD duhet të përdorin lidhjet e tyre, për të nxitur interesin në mbështetjen e organizatës. Kjo realizohet me mbledhjen e fondeve, dhurimin direkt ndaj organizates, nxitjen e donacioneve dhe sponsorizimeve nga të tjerët, rekrutimin e anëtarësisë, si dhe përpjekjet për të rritur regjistrimet në aktivitete.

  1. Mbrojtja e aseteve dhe sigurimi për mbikëqyrjen e duhur financiare. Komiteti Drejtues duhet të ndihmojnë në zhvillimin e buxhetit vjetor si dhe të sigurojë se janë bërë kontrollet e duhura financiare. Në mbikëqyrjen e buxhetit, anëtarët e KD duhet marrin situacionin financiar, bilancin kontabël dhe raportet financiare. Kjo siguron që të gjithë te kenë dijeni për situatën  financiare dhe në rast se është e nevojshme të bëhen  ndryshime.
  2. Komiteti Drejtues, duhet të mundësojë një auditim vjetor. KD nuk mund të kryejë auditimin, por ia beson vlerësimin e tij një auditi të pavarur, në lidhje me situacionin financiar. Anëtarët e KD  janë individualisht përgjegjës për:
  3. a) Ruajtjen e fshehtësisë dhe konfidencialitetit të takimeve të KD-së në lidhje me çështjet financiare
  4. b) Mos pranimin / ofrimin asnjëherë të ryshfeteve apo favoreve prej cilitdo, në lidhje me cështjet e organizatës.
  5. c) Kuptimin e pasqyrave financiare dhe përmbushjen e rolit monitories në mirëbesim.

d)Sigurimin e burimeve të mjaftueshme

Komunikimi me komunitetin

  1. Rritja e qëndrimit publik në mbrojtje të organizatës.
  2. Artikulimi i qartë në publik i misionit te organizatës, qëllimet dhe arritjet e saj, për të afruar komunitetin. Ata shërbejnë si figura publike për organizatën.
  3. Të sigurojnë dëgjimin e zërit dhe nevojave e komunitetit dhe të jenë të gatshëm për të ndërmarë vendime për ndryshime në dobi të komunitetit.
  4. Përgatitja për të qëne prezentë në mbledhjet e KD, me pjesmarrje aktive ne diskutime dhe vendime.
  5. Hulumtimi, pergatitja dhe diskutimi I çështjeve, përpara vendim marjes.

 

 NENI 15                 

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

1) Sekretari i Përgjithshëm është funksionari zyrtar që gëzon statusin e administratorit të FSHSH, i propozuar nga Komiteti Drejtues, për miratim nga ministri i linjës përkatëse, që përgjigjet për sportin në Republikën e Shqipërisë.

2) Kriteret që duhet të përmbushë kandidatura e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen në Statutin e FSHSH.

3) Përveç sa përmban Statuti, Sekretari i Përgjithshëm punon me KD dhe komisionet, për të hartuar vizionin, politikat, fokusin strategjik, prioritetet dhe fushëveprimin e përgjithshëm të programeve që FSHSH do të shpalosë.

4) Siguron menaxhimin e përgjithshëm, mbikëqyrjen dhe planifikimin, vizionin dhe lidershipin për të gjitha aspektet e organizatës, përfshirë programet dhe shërbimet, financat, zhvillimin e burimeve, burimet njerëzore, komunikimin dhe zhvillimin e KD në përputhje me kuadrin ligjor, si dhe

  1. dhënien e ndihmës së duhur Presidentit për komunikimin me shtypin,
  2. realizimin e bashkëpunimit dhe mbajtjen e lidhjeve me median për njoftimet e përcjelljen e lajmeve sportive të shahut ;
  3. pergatitjen e mjediseve ku zhvillohen veprimtaritë sportive kombëtare e ndërkombëtare të shahut,
  4. sigurimin e plotësimin e diplomave, kupave e stimujve të tjerë për sportistët fitues;
  5. përgatitjen e protokollit e të ceremonive të hapjeve e mbylljeve të veprimtarive të shahut;
  6. zbatimin e programeve të përgatitjes së ekipeve kombëtare dhe procedurave te regjistrimit te tyre ne aktivitete nderkombetare, garantimin e kushteve për stërvitje dhe jetesë/ akomodim të pjesëmarrësve;
  7. grumbullimin, seleksionimin, regjistrimin, arkivimin e ruajtjen e materialeve dhe dokumenteve shkresore e atyre filmike të veprimtarive të FSHSH;
  8. përgatitjen e rregullave të organizimit, drejtimit e zhvillimit të çdo aktiviteti dhe prezantimin (bërjen të njohur) e tyre pjesëmarrësve (drejtues, sportistë, gjyqtarë, komisionerë etj.);
  9. sigurimin dhe instalimin e aparaturave kompjuterike të pikëzimit gjatë ndeshjeve dhe regjistrimin e personave të specializuar për përdorimin e tyre
  10. kontrollin e bazës materiale të duhur për zhvillimin normal të aktiviteteve sportive.

6) Ai merr një rol udhëheqës në realizimin e partneritetit me organizatat e tjera, ku federata aderon dhe me mbështetës të tjerë.                            

NENI 16

KOMISIONET

Mbështetur në Statutin e FSHSH, Neni 11, mbi ngritjen dhe funksionimin e Komisioneve,

Me vendimin e Komitetit Drejtues, Nr.4 datë, 10 Janar 2017, miratohet rregullorja e Përgjithëshme e komisioneve:

  1. Dispozita të Përgjithëshme
    1. Komisionet janë organe këshilluese vullnetare që funksionojnë pranë FSHSH, të cilat ngrihen për realizimin e cilësisë sportive dhe detyrave të ndryshme specifike të lidhura me situatën e saj, si dhe në përmbushje të objektivave dhe qëllimeve të dala nga Organizatat Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në të cilat FSHSH bën pjesë me anëtarësinë e saj.
    2. Komisionet organizohen dhe funksionojnë bazuar në statutin e FSHSH dhe rregulloren e brendëshme të saj, për promovimin e lëvizjes shahistike ne Republikën e Shqipërisë.
    3. Komisionet ngrihen dhe funksionojnë për realizimin e detyrave dhe nevojave specifike të lidhura me funksionimin e FSHSH.
    4. Mbledhjet e komisioneve thërriten nga kryetari I komisionit dhe Sekretariati I FSHSH.
    5. Në cdo rast vendimet e komisioneve miratohen ose jo nga organi I Komitetit Drejtues
  2. Kriteret për përzgjedhjen/ përcaktimin e anëtarëve të komisioneve
    1. Kryetari I secilit komision zgjidhet/emërohet nga Komiteti Drejtues.
    2. Propozimi për anëtarësinë e komisioneve bëhet nga ana e kryetarit të komisionit dhe miratohet nga KD.
    3. Anëtarët e secilit komision duhet te jene specialistë të fushës dhe të kenë nivel të lartë kualifikimi dhe angazhimi, të njohura nga FSHSH.
    4. Të kenë kontribute të vazhdueshme, si dhe të demostrojnë nivel të lartë bashkëpunimi dhe pune në grup.
  3. Detyrat e Komisioneve:
  4. Të punojnë për përmbushjen e detyrave të përgjithëshme dhe specifike për mbarrëvajtjen e organizatës.
  5. Të kontribuojnë dhe ndihmojne ne mundësimin e realizimit te objektivave dhe qëllimeve për aktivitetin vjetor dhe 4- vjecar të federatës, të tilla si:
  • Organizimi dhe Realizimi I aktiviteteve të FSHSH
  • Permbushja e objektivave te FSHSH
  • Cilësia sportive
  • Masivizimi dhe zgjerimi I lëvizjes shahistike në vend
  • Bashkëpunimi me organizatat e tjera sportive shahistike
  1. Komisionet e FSHSH:

Mbështetur në statutin e saj dhe vendimin e Komitetit Drejtues të FSHSH , datë 10.01.2017 janë:

  • Komisioni i Etikes dhe Apelit
  • Komisioni i Këshillit të Trajnerëve
  • Kolegjiumi i Gjyqtareve (Arbitër) .
  • Komisioni i Finance- Marketing
  • Komisioni I Shahut në Shkolla

Anëtarët e komisioneve  vendosen nga Komiteti Drejtues dhe Presidenti I FSHSH.

Anëtarët duhet të jenë:

  • Specialiste të fushës
  • Njerëz me integritet
  • Bashkëpunëtorë dhe kontribues të vazhdueshëm të FSHSH
  • Komisioni I Etikës dhe Apelit

Komisioni I Etikës dhe Apelit  funksionon mbështetur në rregulloren e brendshme të FSHSH, Kodin e Etikës së Fide, Kodin e etikës së CIO( Komiteti Olimpik Ndërkombëtar)

Detyrat:

  1. Te hartoje kodin e etikes te FSHSH
  2. Të jetë aktiv dhe të ketë përfaqësues të tij gjatë aktiviteteve që zhvillon FSHSH.
  3. Të mbajë kontakt me sekretariatin e FSHSH për situata dhe ngjarje të ndryshme në lidhje me anëtarët e komunitetit.
  4. Të propozojë masa disiplinore në bashkëpunim me komisionin e apelit për shkelje të ndryshme gjatë aktiviteteve dhe garave,
  5. Të propozojë masa disiplinore ndaj sjelljeve apo veprimeve të padenja dhe në kundërshtim me kodin e etikës, nga anëtarë të FSHSH apo individë te lidhur me veprimtarinë e saj.
  • Komisioni i Këshillit të Trajnerëve

Detyrat:

  1. Të propozojë përbërjen e trajnerëve të ekipeve Kombëtare
  2. Të propozojë një program të unifikuar për trajnimin  e trajnerëve dhe instruktorëve
  3. Të punojë për kualifikimin dhe anëtarëve, trajnerëve dhe instruktorëve
  4. Të ndërtojë një sistem të vlerësimit mbi metodat dhe mënyrat e trajnimit.
    • Komisioni I Finances :
  5. Të jetë aktiv dhe të punojë për gjetjen e sponsorëve të mundshëm, për FSHSH
  6. Të marë pjesë në përpilimin e shpenzimeve dhe nevojave të FSHSH për realizimin e aktivitetit vjetor financiar
  7. Të propozojë në KD plan detajimin e shpenzimeve vjetore dhe 4- vjecare.
  8. Te propozoje komisionin e blerjeve të vogla.
    • Kolegjiumi i Gjyqtareve ( Arbitër)
  9. Komisioni do të ushtroje aktivitetin e tij duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar punën e  Kolegjiumit të Gjyqtarëve në organizimin e eventeve, garave dhe ngjarjeve sportive të organizuara nga FSHSH.
  10. Komisioni do të punojë për organizimin e eventeve specifike te lidhura me realizimin e objektivave te FSHSH .
  11. Vendosja e një serie rregullash për t’u përmbushur në lidhje me organizimin e garave dhe ngjarjeve sportive.
  12. Miratimi I rregullores së përgjithshme të garave, si dhe mënyrës së pasqyrimit të tyre në sistemin e Fide, me qëllim përmbushjen e standarteve të përgjitshme në nivel bashkëkohor.
  13. Përkujdesja për një shpërndarje të ekuilibruar të anëtarëve të kolegjumit të gjyqtarëve, në arbitrimin/ gjykimin e garave të ndryshme, duke siguruar gjithëpërfshirrjen e tyre dhe rritjen profesionale të secilit.
  14. Organizimi I trajnimeve dhe kualifikimeve kombëtare dhe një sistemi kategorizimi të arbitrave kombëtarë dhe rajonalë.
  15. Bashkëveprimi me FSHSH dhe Sekretariatin e saj, për licencimin e anëtarëve të kolegjumit të gjyqtarëve, si dhe për mundësimin e gjyqtarëve të licencuar për pjesmarrje në gara ndërkombëtare.
    • Komisioni I shahut në shkolla:
  1. Implementimi i projektit te shahut ne shkolla me qellimin për të rritur më shumë zhvillimin e fëmijve, për të zgjidhur problemet edukative, vecanërisht në procesin e  mësimdhënies me standarte, “ aftësitë e të menduarit” për të ndihmuar që  shkollat të  nxjerrin  më shumë nxënësvë  inteligjentë, më të adaptuar me njohuritë bazë për botën, një të ardhme më të shkëlqyer për shoqërinë tonë.   
  2. Bashkepunimi me DAR ne qytetet e ndryshme te vendit per ecurine e projektit
  3. Lidhja me shkollat per hapjen e disa mini akademive
  4. Krijimi i rrjetit te bashkepunimit me klubet sportive
  1. Perberja e komisioneve :

2.1 Komisioni i Etikes dhe Apelit ; Kryetar: Floran Vila

Anëtarë: Arta Driza; Erald Dervishi; Shpetim Nazarko; Semi Numani

  • Komisioni i Këshillit të Trajnerëve; Kryetar: Fatos Muco

Anëtarë : Ilir Seitaj; Aldo Zadrima

  • Kolegjiumi i Gjyqtareve (Arbitër)

Kryetar: Kristaq Andoni

Rating Oficer: Elton babamusta

Anëtarë : Marin Collaku; Ermal Culi; Arjan Bllaca, Bernard Leka, Liri Seitaj,

  1. Komisioni i Finance- Marketing Kryetar : Kujtim Sejdini

Anëtarë : Irida Goxha; Lavdërim Hoxha

  1. Komisioni I Shahut në Shkolla; Kryetarë: Rozana Gjergji; Adrian Pustina

Anëtarët: Specialiste dhe mesues  te licencuar SI

 

KREU I KATËRT

DETYRIME TË ANËTARËSISË

NENI 17

1) Nuk mund të jenë anëtarë të FSHSH subjekte që nuk kanë bërë licensimin si klub/shoqatë/shoqëri sportive apo individ;

2) Nuk mund të dërgohen dhe nuk pranohen në Asamblenë e FSHSH delegatë të cilët nuk janë të regjistruar në listat e licencimit të anëtarësisë;

3) Licencimet e klubeve/shoqatave/shoqërive sportive e sportistëve dhe trajnerëve të shahut bëhen brenda tremujorit të parë të vitit.

4) E gjithë anëtarësia detyrohet të paguajë detyrimet financiar të licencimit deri në datën 31 mars të vitit në vazhdim.

5) Klubet/shoqatat/shoqëritë dhe individët e palicensuar brenda afatit sipërcituar nuk lejohen të marrin pjese në aktivitet e FSHSH, rrjedhimisht humbasin edhe të drejtat e anëtarësisë në federatë.

6) Gëzojnë të drejtën e licencimit (federimit) deri në 30 ditë përpara zhvillimit të aktivitetit të gjithë sportistët (individët) e klubeve/shoqatave/shoqërive sportive të lincesuara, të cilët për shkaqe të arsyeshme të pamundësisë së licencimit në afat, (shërbime apo angazhime të ndryshme) nuk kanë mundur të përmbushin këtë detyrim.

7) Sportistët e federuar në një klub/shoqatë/shoqëri sportive nuk kanë të drejtë të ndryshojnë federimin brenda një viti kalendarik

NENI 18 

DETYRIME TË SPORTISTËVE DHE TRAJNERËVE

 PËR PJESËMARRJE NË AKTIVITETE  

1) Janë të detyruar t’i përgjigjen ftesës/njoftimit të FSHSH të gjithë sportistët e trajnerët e anëtarësisë, për t’u grumbulluar, trajnuar e përfaqësuar FSHSH në gara kombëtare dhe ndërkombëtare;

2)Në rastet e refuzimit të ftesës/njoftimit pa u justifikuar ligjërisht personi/subjekti (sportisti/klubi/shoqëria/shoqata) merren masa ndëshkimore deri në përjashtim nga FSHSH.

NENI 19 

ORGANIZIMI I GARAVE DHE PJESËMARRJA NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE

  1. AP dhe KD marin vendimin për mënyrën e organizimit të garave individuale dhe ato ekipore.
  2. Rregulloret e organizimit të garave kombëtare  percaktohen mbeshtetur ne rregulloret e garave te Fide.
  3. Përgjithësisht Kampionati Kombëtar Individual për të rritur zhvillohet me dy  faza, gjysmëfinale dhe finale, me përjashtim të rasteve kur pjesmarrja është numerikisht e vogël  dhe KD merr vendimin për organizimin e finaleve drejtpërsëdrejti.
  4. Përcaktimi i finalistëve, për Kampionatin Kombëtar Individual është si më poshtë:
  5. Kualifikohen 6 lojtarë nga gjysëm finalet
  6. Kualifikohet drejtpërdrejt Kampioni Kombëtar i vitit paraardhës,
  7. Kualifikohet drejtpërdrejt Kampioni Kombëtar i të Rinjve.
  8. Kualifikohet drejtpërdrejt Kampioni Kombëtar i vitit paraardhës,
  9. Kualifikohen drejtpërdrejtë 3 lojtarët me Elo më të lartë
  10. Komiteti Drejtues ka të drejtën të mari vendim për raste të vecanta.
  11. Përcaktimi i Ekipeve Kombëtare, Individëve, përfaqësues të FSHSH në garat ndërkombëtare bëhet sipas rregullave më poshtë:
    1. Ekipi përfaqësues për pjesmarrje në Olimpiadat Botërore të organizuara cdo 2 vjet, përcaktohet me  vendim të KD, sipas përzgjedhjes së trajnerit të Ekipit Kombëtar.
    2. Kampioni i dalë nga Kampionati Kombëtar individual për të Rritur është pjestar i ekipit përfaqësues.
    3. I sugjeruar nga Trajneri i Ekipit Kombëtar, ka të drejtën të marë vendim për përfshirjen në ekipin Kombëtar të lojtarëve – shahistë që jetojnë jashtë vendit, por kanë rezultate më të larta apo prespektivë më të mirë se lojtarët aktualë në kampionatin kombëtar.
    4. Vendos për pjesmarrjen e lojtarëve në aktivitetet ndërkombëtare me ftesa.
    5. Pjesmarrja e sportistëve në aktivitete Ndërkombëtare mundësohet pas plotësimit të procedurave të regjistrimit nga Sekretariati i FSHSH.
    6. Klubet/ Shoqatat sportive, anëtare të FSHSH komunikojnë  me sekratariatin e FSHSH, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre zyrtarë.
    7. Përcaktimi i ekipit kombëtar për të rinj, për ekipore,  apo pjesmarrja në aktivitetet ndërkombëtare individuale për të rinj, behet nga KD në konsultim me trajnerin e ekipit Kombëtar, mbështetur në rezultatet e Kampionatit Kombëtar, apo në gjykimin e trajnerit.
    8. Për regjistrimet në aktivitete ndërkombëtare me ftesa dhe pjesmarrje të sportistëve , individë, me shpenzimet e tyre apo të klubit sportiv, përvec garave ku pjesmarrja vendoset zyrtarisht nga KD ne planin e tij vjetor, sipas burimeve financiare të siguruara nga FSHSH, vetëm përfaqësuesit  zyrtarë të klubeve kanë të drejtë të kounikojnë me Sekretariatin e FSHSH për plotësimin e procedurave të regjistrimit.
    9. Per organizimin e garave nderkombetare ne Republiken e Shqiperise, FSHSH mbeshtetet ne legjislacionin shqiptar dhe rregulloret e FIDE. KD miraton organizimin e aktiviteteve.

KREU I PESTË

DISPOZITA TË FUNDIT

NENI 20

1) E gjithë veprimtaria e organeve të FSHSH  protokollohet e arkivohet në sekretariatin e saj;

2) Sekretari i Përgjithshëm dhe të gjithë kryesuesit e organeve janë të detyruar të mbajnë protokoll në mbledhjet e tyre në bllokun e  mbledhjeve të FSHSH, me nënshkrimin e tyre dhe vulën e Federatës.

3) Dokumentacioni i protokolluar administrohet nga Sekretariati i FSHSH sipas rregullave të ruajtjes e arkivimit të dokumenteve që përcakton ministria e linjës që mbulon sportin.

4) Zbardhja e vendimeve behet nga sekretariati i FSHSH dhe procesverbalet e mbledhjeve miratohen ne mbledhjen e ardhshme te Komitetit Drejtues.

5) Kjo rregullore, i bashkengjitet dokumentacionit  baze te FSHSH, Statutit, rregullores se garave, kodit te etikës, rregullores se perdorimit te fondit Grant, duke përbërë Manualin e FSHSH, i cili publikohet dhe iu bëhet më dije të gjithë anëtarëve të federatës

NENI 21

HYRJA NË FUQI E RREGULLORES

Kjo rregullore hyn në fuqi 15 ditë pas miratimit të saj në Komitetin Drejtues të FSHSH.