Federata Shqiptare e Shahut

Rregullore e Pergjithshme e Garave Sipas FIDE

 

Mbështetur në Regulloren e FIDE -s, kapitulli 05, “Për Turnetë e Shahut “  miratuar nga Asambleja e Përgjithshme 1986 /2007 dhe ndryshuar nga Asambletë e Përgjithshme 1989, 1992, 1993, 1994, 1998, 2006, 2010 dhe 2011,  Bordi Ekzekutiv, përpilohet regullorja e përgjithshme e garave Kombëtare dhe Ndërkombëtare të FSHSH, e cila i bashkëngjitet regullores së lojës së shahut, regullores së brendëshme të FSHSH dhe Kodit të Etikës, në përmbajtje të Manualit të FSHSH.

 

Parathënie

Të gjitha garat, kombëtare dhe ndërkombëtare të shahut, do të luhen në përputhje me Regulloren e FIDE -s. Rregullorja e FIDE-s, për organizimin e turneve dhe garave zyrtare, lidhur me rregullat e shahut, do të përdoret dhe do të zbatohet në të gjitha garat zyrtare të  FSHSH. Kjo regullore gjithashtu do të zbatohet në të gjithë turnetë dhe garat e vlefshme për sistemin e   vlerësimit sipas FIDE-s. Organizatorët, lojtarët dhe gjyqtarët e përfshirë në gara duhet të njihen me këtë regullore përpara fillimit të garave. Në këtë regullore ‘ai’, ‘atij’ dhe ‘e tij’ duhet te konsiderohen fjalë gjithpërfshirëse;  gjithashtu  ‘ajo’ dhe ‘atë’.

  1. Vërejtje e Përgjithshme

Kur gjatë një aktiviteti, ka një problem të pambuluar nga regulloret e brendshme, rregullorja e FIDE-s do të konsiderohet si përfundimtare.

  1. Drejtori Organizativ (DO)

Federata ose organi administrativ, përgjegjës për organizimin e një gare, mund t’i besojë organizimin teknik të tij një Drejtori Organizativ.

Ai, së bashku me federatën dhe në konsultim me rregulloren e FIDE-s, sipas rastit, emëron një Komitet Organizativ, i cili do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet teknike, organizative dhe financiare.

Regulloret e tjera më poshtë mund të zbatohen edhe për rolin e DO.

Ai dhe Kryetari  i gjyqtarëve (shih 4), duhet të punojnë ngushtë së bashku për të siguruar mbarëvajtjen e një gare apo veprimtarie.

  1. Ftesa, Regjistrimi dhe Funksionet

(a) Ftesat për një veprimtari të FSHSH-s, apo gare kombëtare, do të dërgohen  sa më shpejt të jetë e mundur.

(b) Nëpërmjet klubeve sporteve përkatëse, do të dërgohen ftesa për të gjithë pjesëmarrësit e kualifikuar për garën. Ftesat më parë do të miratohen nga përfaqësuesi zyrtar i  federatës.

(c) Ftesa duhet të jetë sa më e detajuar, ​​duke deklaruar qartë kushtet paraprake, si dhe duke dhënë të gjitha detajet, të cilat mund të jenë të nevojshme për antarët dhe për lojtarët pjesëmarrës.

Të dhënat në vijim duhet të përfshihen në letrën e ftesës dhe/ose njoftimin zyrtar, i cili gjithashtu duhet të publikohet në faqen e internetit të FSHSH-së:

(1) Datat dhe koha e kampionatit/veprimtarisë.

(2) Salla ku do të zhvillohet aktiviteti.

(3)Regulloja e kampionatit/veprimtarisë: datat, periudha e zhvillimit të garave: regjistrimi, ceremonia e hapjes, ceremonia e mbylljes etj.

(4) Mënyra e klasifikimit dhe lloji i sahatëve (koha e lojës) që do të përdoren në garë.

(5) Sistemi i çiftimit (pairing system) për garat dhe sistemi Tie – Break.

(6) Koha e përcaktuar (që për ngjarje të organizuara nga FSHSH do të jetë fillimi i turit).

(7) Regullat e veçanta për marrëveshjet e barazimit, nëse ka ndonjë kufizim.

(8) Marrëveshjet financiare: shpenzimet e udhëtimit, akomodimi; kohëzgjatja e sigurimit të akomodimit, ose kostoja e një akomodimi të tillë, duke përfshirë atë për personat shoqërues të ekipit; masat për ushqimin; taksat e regjistrimit; tarifa e hyrjes; detajet e plota të fondit të çmimeve, duke përfshirë edhe shpërblime të veçanta; pika për kryerjen e pagesave; monedha në të cilën do të kryhen pagesat; detyrimi tatimor; vizat dhe mënyra për t’i marrë ato.

(9) Mjetet për arritjen në sallën e ndeshjeve dhe marrëveshjet për transportin.

(10) Numri i mundshëm i pjesëmarrësve, emrat e lojtarëve të ftuar dhe emri i Kryetarit të gjyqtarëve

(11) Faqja e internetit e ngjarjes, detajet e kontaktit të organizatorëve, duke përfshirë emrin e DO.

(12) Përgjegjësia e lojtarëve ndaj mediave, publikut të gjerë, sponsorëve, përfaqësuesve të qeverisë dhe çështje të tjera të ngjashme.

(13) Data në të cilën një lojtar apo ekip duhet të japë një përgjigje përfundimtare për ftesën, si dhe ku e kur ai duhet të raportojë për ardhjen e tij.

Në përgjigjen e tij, një lojtar mund të përmendë në qoftë se dëshiron, kondicionin mjekësor, si dhe kërkesat e veçanta dietetike dhe /ose fetare.

(14) Masat e sigurisë.

(15) Probleme të veçanta mjekësore të tilla si, vaksinat e rekomanduara apo të nevojshme paraprakisht.

(16) Detaje për: turizmin, ngjarje të veçanta, qasjen në internet, etj.

(d) Kur një ftesë është lëshuar për një lojtar/ekip, ajo nuk duhet të tërhiqet, me kushtin që ai e pranon ftesën brenda afatit për përgjigje. Në qoftë se një ngjarje (aktivitet) është anulluar ose shtyrë, organizatorët do të sigurojnë kompensimin.

(e) Do të garantojë trajtim mjekësor dhe ilaçe për të gjithë pjesëmarrësit, zyrtarët ndihmës, gjyqtarë dhe zyrtarë të FIDE-s dhe do të sigurojë njerëzit ndaj aksidenteve dhe nevojave për shërbime mjekësore, duke përfshirë mjekimin, procedurat kirurgjikale etj., por nuk do të ketë asnjë përgjegjësi kur ka një gjendje kronike. Një mjek zyrtar do të emërohet për kohëzgjatjen e një Veprimtarie Ndërkombëtare nën organizimin e Federatës, në vendin tonë.

  1. Kryearbitri (KA)

(a) KA i një Kampionati Kombëtar, do të emërohet nga  Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, ndërsa për një Kampionat/ Turne Ndërkombëtar, të organizuar në territorin e Shqipërisë, do të emërohet nga Presidenti i FSHSH, Komiteti Drejtues apo Sekretari i Përgjithshëm, në këshillim me DO të veprimtarisë.

KA do të ketë titujt e duhur, (NA, FA, IA) dhe duhet të kenë përvojë të mjaftueshme të organizimit të garave kombëtare apo ndërkombëtare, kur është e nevojshme, si dhe njohje të mirë të regulloreve relevante të FIDE-s. FSHSH dhe/ose Komiteti Organizator, mund të emërojnë edhe arbitrat dhe personelin tjetër.

(b) Detyrat e KA-së janë të përcaktuara nga Regullorja e shahut, regulloret e garave dhe regullore të tjera te FSHSH dhe FIDE-s. Gjatë zhvillimit të garave, ai gjithashtu duhet të mbajë të dhënat e çdo turi, të mbikqyrë ecurinë e duhur të garave, të sigurojë rregullin në sallën e zhvillimit të garave dhe qetësinë e lojtarëve gjatë lojës, si dhe të mbikqyrë punën e stafit teknik të veprimtarisë.

(c) Para fillimit të garës:

(1) KA mund të hartojë një regullore shtesë në konsultim me DO;

(2) Ai duhet të kontrollojë të gjitha kushtet për garat, duke përfshirë vendin e garave, sallën ku do të luhet, ndriçimin, ngrohjen, ajrin e kondicionuar, ventilimin, zhurmat etj.

(3) Ai duhet të sigurojë (përmes DO) të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve dhe stafit ndihmës teknik që do të angazhohet, duke u siguruar që niveli i gjyqtarëve të jetë i kënaqshëm dhe të gjitha kushtet e lojës do të jenë përmbushur, sipas kërkesave të Regulloreve të FIDE dhe FSHSH.

(d) Në përfundim të ngjarjes, KA duhet të paraqesë, sipas aktivitetit, pranë FSHSH dokumentet si më poshtë:

  1. Shorti

(a) Shorti për turin e parë për një turne me sistem rrethi do të organizohet nga DO, nëse është e mundur, të jetë i hapur për lojtarët, vizitorët dhe mediat. Përgjegjësia për shortin, duke përfshirë edhe tërheqjen e tij, qëndron te KA.

(b) Shorti do të hidhet të paktën 12 orë (duke përfshirë një natë) para fillimit të turit të parë.  Të gjithë pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit.

Një lojtar që nuk ka ardhur me kohë për tërheqjen e shortit, mund të përfshihet në garë, me miratimin e KA. Çiftimi për turin e parë, do të shpallet pas kësaj, sa më shpejt që të jetë e mundur.

(c) Nëse një lojtar tërhiqet dhe është përjashtuar nga gara pas hedhjes së shortit, por para fillimit të raundit të parë, nëse ka hyrje shtesë, shorti i njoftuar do të mbetet i pandryshuar. Hedhja e një shorti shtesë ose ndryshimet, mund të bëhen në bazë të vendimit të KA, në konsultim me aktorët e përfshirë drejtpërdrejt, por vetëm nëse këto do të përmbajnë ndryshime minimale në shortin e shpallur tashmë.

(d) Shortimi për një tur me sistem rrethi do të bëhet në përputhje me tabelat Berger (Shtojca 1) dhe përshtatet, kur është e nevojshme për aktivitetin, me një tur të dyfishtë.

(e) Nëse çiftimi ka kufizime, (p.sh. në asnjë mënyrë lojtarë nga e njëjta federatë apo klub, nëse është e mundur, nuk do të takohen në tri turet e fundit), kjo do t’i komunikohet lojtarëve sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se fillimi i turit të parë.

(f) Për turnetë me  sistem rrethi, kjo mënyrë është shumë e  kufizuar dhe mund të bëhet duke përdorur tabelat Varma, riprodhuar në Shtojcën 2, të cilat mund të përdoren për turnetë me 9 deri 24 lojtarë.

(g) Për turnetë me sistem zviceran, çiftimet parashpallen dhe programi do të zbatohet.

  1. Përgatitja e sallës së ndeshjeve

(a) Ndriçimi duhet te jetë i një standarti të ngjashëm me atë të përdorur për ekzaminime. Ndriçimi nuk duhet të shkaktojë hije apo dritë,  që të reflektohet i coptuar. Kujdes duhet treguar edhe nga rrezet direkte të diellit,  veçanërisht nëse ato ndryshojnë gjatë lojës.

(b) Nëse është e mundur, salla duhet të jetë  e shtruar me tapet. Kur kjo është e pamundur, mund të jetë e nevojshme t’u kërkohet lojtarëve të mos veshin këpucë të zhurmshme.

(c) Të gjitha vendet, në të cilat lojtarët kanë qasje gjatë lojës, duhet të inspektohen me kujdes dhe në mënyrë të përsëritur.

(d) Në një ngjarje të nivelit të lartë, për çdo lojtar duhet të jetë në dispozicion  një hapësirë 4.5 metra katror. Për nivelet më të ulëta, 2 metra katrorë mund të jenë të përshtatshme. Tavolinat e lojës nuk duhet të vendosen shumë afër dyerve. Ndërmjet rreshtave të lojtarëve duhet të ketë një largësi jo më pak se 2.5 metra. Nuk duhet të ketë rreshta të gjatë, të pathyer. Kur është e mundur, lojtarët duhet të luajnë në tavolina të veçanta.

(e) Një tavolinë  shahu duhet të ketë një gjatësi minimale sa dyfishi i fushës së shahut dhe një gjerësi prej 15 cm deri në 20 cm më shumë sesa fusha e  shahut. Përmasat e  saj  jane (100 cm deri 120 cm) x (80 cm deri në 83 cm). Lartësia e një tryeze duhet të jetë 74 cm. Karriget duhet të jetë të rehatshme për lojtarët. Kushte të veçanta duhen siguruar për  garat e fëmijëve. Duhet të shmanget çdo zhurmë kur lëviz karigia.

(f) Kushtet për të dy lojtarët në një lojë duhet të jenë të njëjta. Nëse është e mundur,  kushtet për të gjithë lojtarët duhet të jenë të tilla (të njëjta).

  1. Pajisjet e shahut

(a) Për gara botërore apo kontinentale, kur është e mundur, do të përdoren fusha druri. Për turnetë e tjerë të njohur nga FIDE, janë të rekomanduara fusha me përbërje druri, plastike apo karte. Në të gjitha rastet, fushat duhet të jenë të ngurta. Fusha mund të jetë prej guri ose mermeri me dritën e duhur dhe në ngjyra të errëta, me kusht që Krygjyqtari (KA) ta gjejë atë të pranueshme. Druri natyral me kontrast të mjaftueshëm, si thupër, panjë apo arrë, dru tik, ahu, etj, mund të përdoret gjithashtu për fushat, të cilat duhet të kenë një mbulesë të shurdhër apo neutrale, dhe kurrë  me shkëlqim. Kombinimi i ngjyrave të tilla si kafe, jeshile, e bardhë, krem, e bardhë fildishi, etj.,  mund të përdoret për fushat  e shahut, përveç ngjyrave natyrale. Anët e një fushe duhet të kenë masën sa dy herë diametri i bazës së një guri shahu. Në veçanti,  brinjët e një katrori duhet të jenë të përmasës 5.5 cm. Nëse tryeza dhe fusha janë të ndara nga njëra-tjetra, kjo e fundit duhet të jetë e lidhur dhe të parandalojë rrezikun e  lëvizjes  gjatë lojës.

(b) Në qoftë se përdoren orë mekanike shahu, ato duhet të kenë një pajisje (“flamur”) që sinjalizon pikërisht kur dora lëviz dhe ora tregon orë të plota. Flamuri duhet të organizohet në mënyrë që lëvizja e tij të mund të shihet qartë, duke ndihmuar gjyqtarët dhe lojtarët për të kontrolluar kohën. Ora nuk duhet të jetë reflektuese, që të shkaktojë  vështirësi në të parë. Ajo duhet të rrahë sa më në heshtje të jetë e mundur, në mënyrë që të mos shqetësojnë lojtarët gjatë lojës.

(c) Në qoftë se përdoren orët elektronike të shahut, ato duhet të funksionojnë në përputhje të plotë me rregullat e FIDE-s.

(1) Ekrani duhet në çdo kohë të tregojë kohën në dispozicion të lojtarit, për të përfunduar lëvizjen tjetër.

(2) Treguesit duhet të jenë të lexueshëm nga një largësi prej të paktën 3 metra.

(3) Një lojtar duhet të ketë një tregues të qartë të dukshëm të orës, nga një largësi të paktën prej 10 metrash.

(4) Në rastin e kontrollit të kohës që është duke kaluar, një shenjë në ekran duhet të sinjalizojë qartë fillimisht se cili lojtar ka kaluar kontrollin e kohës.

(5) Për orët me bateri, është e nevojshme një tregues i nivelit të baterisë.

(6) Në rastin e një treguesi të nivelit të ulët të baterisë, ora duhet të vazhdojë të funksionojë njësoj për të paktën 10 orë.

(7) Vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet shpalljes së saktë të kontrolleve të kohës.

(8) Në rastin e sistemeve të akumuluara, ose vonesës në kohë, orës nuk duhet t`i shtohet  kohë shtesë, kur një lojtar ka kaluar kontrollin e fundit kohor.

(9) Në rastin e dënimeve për kohën, koha  për të bërë korrigjimet që do të ekzekutohen nga një gjyqtar,  duhet të jetë brenda 60 sekondave.

(10) Duhet të jetë e pamundur fshirja ose ndryshimi i të dhënave në ekran, me një manipulim të thjeshtë.

(11) Sahatet duhet të kenë një manual përdorues për kohën. Sahatet elektronike të shahut që përdoren për garat e  FIDE-s duhet të jenë të  miratuara nga Komisioni Teknik  i FIDE-s.

(d) Gjatë gjithë turneut duhet të përdoret një lloj sahati.

  1. Verejtje

(a) Të gjitha ndeshjet, duhet të luhen në fushën e lojës, në kohën e caktuar paraprakisht nga organizatorët, përveçse kur vendoset ndryshe nga KA.

(b) Duhet të sigurohet një zonë e veçantë, jashtë zonës së lojës, ku pirja e duhanit është e lejuar. Kjo duhet të jetë lehtësisht e arritshme nga salla e lojës. Lojtarët dhe zyrtarët duhet të kenë qasje të lehtë me pjesën e jashtme, ku lejohet pirja e duhanit.

(c) Në qoftë se përdoren sahatët mekanike, ato do të vendosen në mënyrë që çdo njësi të tregojë orën gjashtë në kontrollin e kohës së parë.

(d) Për garat e FIDE-s me më shumë se 30 pjesëmarrës, një pajisje e madhe “Sahat  dixhital” duhet të jetë e instaluar në sallën e lojës. Për garat e FIDE-s me më pak se 30 lojtarë, duhet të bëhet një njoftim pesë minuta para se të fillojë loja dhe përsëri një minutë para fillimit të saj.

(d) Pas përfundimit të lojës, gjyqtari apo lojtarët, duhet të vendosin mbretërit në mes të fushës, për të treguar rezultatin e ndeshjes dhe më pas vendosin pjesën tjetër të gurëve. Për fitoren e lojtarit me gurë të bardhë, mbretërit vendosen në E4 dhe D5 (katrorët e bardhë qendrorë), për fitoren e lojtarit me gurë të zinj, vendosen në D4 dhe E5 (katrorët e zinj  qendrorë) dhe në rast barazimi, vendosen në D4 dhe D5 ose në E4 dhe E5.

(f) Kur është e qartë se ndeshjet (rezultatet) kanë qenë të paracaktuara, KA shpall dënimet përkatëse.

(g) Një fjalor në disa gjuhë, i termave të përbashkëta të rëndësishme, duhet të jetë i disponueshëm nga një gjyqtar.

  1. Lojërat e paluajtura

(a) Nëse një lojtar humbet një lojë për mosparaqitje për arsye të pamjaftueshme, lojtari do të dëbohet nga gara, nëse K/Gjyqtari vendos kështu.

(b) Kur një lojtar tërhiqet ose përjashtohet nga një turne me sistem rrethi, rezultati do të jetë si vijon:

  1. Nëse ky lojtar ka përfunduar më pak se 50% të lojrave të tij, rezultati i tij do të mbetet në tabelën e turneut (për vlerësim dhe qëllime historike), por pikët e shënuara nga ai, ose kundër tij, nuk do të llogariten në renditjen përfundimtare. Lojërat e paluajtura të lojtarit tregohen me minus (-) në tabelën e turneut, ndërsa ato të kundërshtarëve të tij me plus (+). Nëse asnjëri prej lojtarëve nuk është i pranishëm, të dy ata do të marrin nga një minus (-).
  2. Nëse një lojtar ka përfunduar të paktën 50% të lojërave, rezultati i tij do të mbetet në tabelën e turneut dhe do të llogaritet në renditjen përfundimtare. Lojërat e paluajtura të lojtarit paraqiten siç tregohet më sipër.

(c) Në qoftë se një lojtar tërhiqet nga një turne me sistem zviceran, pikët e grumbulluara nga ai dhe nga kundërshtarët e tij do të mbeten në tabelë. Për qëllime të renditjes, do të vlerësohen vetëm lojërat që janë luajtur në të vërtetë.

(d) Dispozitat 9 (b) dhe (c) të zbatohen së bashku në garë. Si ndeshjet e  fituara pa luajtur, ashtu dhe loja e paluajtur, duhet të tregohen qartazi si të tilla.

  1. Gjobat, Apeli

(a) Kur ka një mosmarrëveshje, KA apo DO sipas rastit, duhet të bëjnë çdo përpjekje për t`i zgjidhur çështjet me pajtim. Në rastet kur mënyrat e tilla dështojnë dhe mosmarrëveshja është e tillë që duket e përshtatshme marrja e masave ndëshkimore, por nuk përcaktohet në mënyrë të veçantë nga ligjet ose regulloret e turneut, atëherë KA, apo DO do të ketë kompetenca për të dhënë  dënime. Ai duhet të kërkojë të ruajë disiplinën dhe të ofrojë zgjidhje të tjera, të cilat mund të qetësojnë palët e ofenduara.

(b) Në të gjitha ngjarjet do të ketë një Komision për Ankesa (APELI). Duhet  të sigurohemi që Komisioni i ankesave të zgjidhet ose emërohet para fillimit të turit të parë, zakonisht në tërheqjen e shortit. Rekomandohet që Komisioni i Ankesave (Apeli )  të përbëhet nga një kryetar dhe të paktën dy anëtarë, si dhe dy anëtarë rezervë. Kryetari, anëtarët dhe anëtarët rezervë, mundësisht, do të jenë nga federata / klube/ të ndryshme. Asnjë nga  anëtarët  e  Komisionit te Apelit, nuk do të gjykojë mosmarrëveshjen, kur ai është i  përfshirë në mosmarrëveshje. Komisioni duhet të ketë një numër tek të anëtarëve të votimit.  Anëtarët e komisionit nuk duhet të jenë më të rinj se 21 vjeç.

(c). Një lojtar mund të apelojë kundër çdo vendimi të bërë nga KA apo DO, ose një nga ndihmësit e tyre, me kusht që ankimi  të jetë i shoqëruar me një tarifë dhe të dorëzohet  në formë të shkruar, jo më vonë se afati i përcaktuar. Të dyja këto, tarifa dhe afati, fiksohen  paraprakisht. Vendimet e Komisionit të Ankesave do të jenë përfundimtare. Pagesa (tarifa) është e kthyeshme, nëse ankesa është pranuar. Ajo gjithashtu mund të kthehet, edhe nëse ankesa s`është pranuar, por konsiderohet e arsyeshme, sipas mendimit të komisionit.

  1. Xhirimet televizive, fotografitë

(a) Kamerat televizive që janë të qeta dhe modeste, lejohen në vendin e lojës dhe zonat fqinje, me miratimin e DO dhe KA. KA do të sigurojë që lojtarët të mos shqetësohen ose të hutohen në asnjë mënyrë nga prania e TV, kamerave, videove apo pajisjeve të tjera.

(b) Fotografë:  Vetëm një fotograf i autorizuar mund të marrë fotografi në vendlojë. Leja për ta bërë këtë në sallën e lojës, është e kufizuar në dhjetë minutat e para të turit të parë dhe pesë minutat e para të çdo turi pasues, përveçse nëse KA vendos ndryshe.

  1. Sjellja e lojtarëve

(a) Kur një lojtar ka pranuar formalisht një ftesë, ai duhet të luajë, përveçse në rastet e forcave madhore, të tilla si sëmundje apo paaftësi. Pranimi i ftesës nuk justifikon mospjesë marrjen ose tërheqjen.

(b) Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme.

(c) Një lojtar, i cili nuk dëshiron që të vazhdojë një lojë dhe e lë atë pa dhënë dorëheqjen, ose pa njoftuar gjyqtarin, tregohet i pasjellshëm. Ai mund të dënohet, me vendimin e KA, për korrektesë të dobët.

(d) Një lojtar nuk mund të flasë për lojën e tij, ndërsa ajo është në zhvillim e sipër.

(e) Të gjitha ankesat në lidhje me sjelljen e lojtarëve apo kapitenëve duhet të bëhen pranë arbitrazhit. Një lojtari nuk i lejohet të ankohet drejtpërdrejt ndaj kundërshtarit të tij.

  1. Roli i kapitenit të ekipit në turne apo gara

(a) Roli i një kapiteni të ekipit është në thelb një pozicion administrativ gjatë garës. Në varësi të rregullave të veçanta të garës, kapitenit do t`i kërkohet të ofrojë në një kohë të caktuar, listën e shkruar me emrat e lojtarëve të ekipit të tij, që do të marrin pjesë në çdo tur,  t’u komunikojë lojtarëve të tij çiftimin e tyre, të nënshkruajë protokollin,  rezultatet  në  përfundim të ndeshjeve  apo të garës etj.

(b) Kur kapiteni i ekipit flet me një prej lojtarëve të tij, ai duhet ta bëjë këtë vetëm nëpërmjet ose në prani të një gjyqtari, duke përdorur një gjuhë  që ky i fundit  të mund ta kuptojë.

(c) Një kapiten ka të drejtë të këshillojë lojtarët e ekipit të tij për të bërë, ose  për të pranuar një ofertë për barazim, apo për të dhënë dorëheqjen nga loja, nëse në  regulloren e garës nuk parashihet ndryshe. Ai duhet të kufizohet vetëm me dhënien e informacionit të shkurtër, bazuar vetëm në rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ndeshje. Ai mund të thotë një lojtar,”ofron një barazim”, “pranon barazim”, ose “jep dorëheqjen nga loja”. Për shembull, në qoftë se i kërkohet nga një lojtar,  nëse ai duhet të pranojë një ofertë për barazim, kapiteni duhet të përgjigjet “po”, “jo”, apo t’ia delegojë vendimin  vetë lojtarit. Ai nuk duhet t’u japë asnjë informacion lojtarëve të tij, në lidhje me gjendjen në fushën e shahut dhe/ose për kohën, as të konsultohet me persona të tjerë dhe/ose me kompjuterin, për gjendjen e lojës. Kapiteni duhet t`i shmanget çfarëdolloj ndërhyrjeje gjatë lojës.

(d) Lojtarët u nënshtrohen të njëjtave masa ndaluese. Edhe pse në një garë ekipore ka një besnikëri të caktuar ndaj ekipit, e cila shkon përtej lojës individuale të një lojtari, një lojë e shahut është në thelb një garë në mes dy lojtarëve. Prandaj, një lojtar duhet të ketë fjalën e fundit mbi mënyrën e trajtimit të lojës së tij. Edhe pse këshillat e kapitenit duhet të kenë rëndësi për një lojtar, lojtari nuk është i detyruar absolutisht për ta pranuar atë këshillë. Po kështu, kapiteni nuk mund të veprojë në emër të një lojtari dhe lojës së tij, pa dijeninë dhe pëlqimin e lojtarit.

(e) Një kapiten i ekipit, duhet të inkurajojë ekipin e tij, gjithmonë duke  ndjekur  frymën e nenit 12 dhe Kartës së FIDE-s mbi rregullat (ligjet) e  shahut në lidhje me sjelljen e lojtarëve. Kampionatet ekipore në veçanti, duhet të mbahen në frymën e një korrektese të lartë.

________________________________________

Shtojca 1: Tabelat Berger për garat me  Sistem Rrethi

Kur kemi të bëjmë me një numër tek lojtarësh, numri më i lartë llogaritet si një “pushim”.

Me 3 ose 4 lojtarë:

Turi I: 1-4, 2-3;  Turi II: 4-3, 1-2;   Turi III: 2-4, 3-1.

Me 5 apo 6 lojtarë:

Turi I:    1-6, 2-5, 3-4;    Turi II: 6-4, 5-3, 1-2;    Turi III: 2-6, 3-1, 4-5;    Turi IV: 6-5, 1-4, 2-3;   Turi V: 3-6, 4-2, 5-1;

Me 7 apo 8 lojtarë:

Turi I: 1-8, 2-7, 3-6, 4-5;     Turi II: 8-5, 6-4, 7-3, 1-2;    Turi III: 2-8, 3-1, 4-7, 5-6;    Turi IV: 8-6, 7-5, 1-4, 2-3;   Turi V: 3-8, 4-2, 5-1, 6-7.    Turi VI: 8-7, 1-6, 2-5, 3-4;      Turi VII: 4-8, 5-3, 6-2, 7-1.

Me 9 ose 10 lojtarë:

T.1: 1-10, 2-9, 3-8, 4-7, 5-6. T.2: 10-6, 7-5, 8-4, 9-3, 1-2. T.3: 2-10, 3-1, 4-9, 5-8, 6-7.

T.4: 10-7, 8-6, 9-5, 1-4, 2-3. T.5: 3-10, 4-2, 5-1, 6-9, 7-8. T.6: 10-8, 9-7, 1-6, 2-5, 3-4.

T.7: 4-10, 5-3, 6-2, 7-1, 8-9. T.8: 10-9, 1-8, 2-7, 3-6, 4-5. T.9: 5-10, 6-4, 7-3, 8-2, 9-1.

Me 11 ose 12 lojtarë:

T.1: 1-12, 2-11, 3-10, 4-9, 5-8, 6-7. T.2: 12-7, 8-6, 9-5, 10-4, 11-3, 1-2. T.3: 2-12, 3-1, 4-11, 5-10, 6-9, 7-8.

T.4: 12-8, 9-7, 10-6, 11-5, 1-4, 2-3. T.5: 3-12, 4-2, 5-1, 6-11, 7-10, 8-9. T.6: 12-9, 10-8, 11-7, 1-6, 2-5, 3-4.

T.7: 4-12, 5-3, 6-2, 7-1, 8-11, 9-10. T.8: 12-10, 11-9, 1-8, 2-7, 3-6, 4-5. T.9: 5-12, 6-4, 7-3, 8-2, 9-1, 10-11.

T.10: 12-11, 1-10, 2-9, 3-8, 4-7, 5-6. T.11: 6-12, 7-5, 8-4, 9-3, 10-2, 11-1.

Me 13 ose 14 lojtarë:

T.1: 1-14, 2-13, 3-12, 4-11, 5-10, 6-9, 7-8. T.2: 14-8, 9-7, 10-6, 11-5, 12-4, 13-3, 1-2.

T.3: 2-14, 3-1, 4-13, 5-12, 6-11, 7-10, 8-9. T.4: 14-9, 10-8, 11-7, 12-6, 13-5, 1-4, 2-3.

T.5: 3-14, 4-2, 5-1, 6-13, 7-12, 8-11, 9-10. T.6: 14-10, 11-9, 12-8, 13-7, 1-6, 2-5, 3-4.

T.7: 4-14, 5-3, 6-2, 7-1, 8-13, 9-12, 10-11. T.8: 14-11, 12-10, 13-9, 1-8, 2-7, 3-6, 4-5.

T.9: 5-14, 6-4, 7-3, 8-2, 9-1, 10-13, 11-12. T.10: 14-12, 13-11, 1-10, 2-9. 3-8, 4-7, 5-6.

T.11: 6-14, 7-5, 8-4, 9-3, 10-2, 11-1, 12-13. T.12: 14-13, 1-12, 2-11, 3-10, 4-9, 5-8, 6-7.

T.13: 7-14, 8-6, 9-5, 10-4, 11-3, 12-2, 13-1.

15 ose 16 lojtarë:

T.1: 1-16, 2-15, 3-14, 4-13, 5-12, 6-11, 7-10, 8-9. T.2: 16-9, 10-8, 11-7, 12-6, 13-5, 14-4, 15-3, 1-2.

T.3: 2-16, 3-1, 4-15, 5-14, 6-13, 7-12, 8-11, 9-10. T.4: 16-10, 11-9, 12-8, 13-7, 14-6, 15-5, 1-4, 2-3.

T.5: 3-16, 4-2, 5-1, 6-15, 7-14, 8-13, 9-12, 10-11. T.6: 16-11, 12-10, 13-8, 14-8, 15-7, 1-6, 2-5, 3-4.

  1. 7: 4-16, 5-3, 6-2, 7-1, 8-15, 9-14, 10-13, 11-12. T.8: 16-12, 13-11, 14-10, 15-9, 1-8, 2-7, 3-6, 4-5.
  2. 9: 5-16, 6-4, 7-3, 8-2, 9-1, 10-15, 11-14, 12-13. T.10: 16-13, 15-11, 14-12, 1-10, 2-9, 3-8, 4-7, 5-6.

T.11: 6-16, 7-5, 8-4, 9-3, 10-2, 11-1, 12-15, 13-14. T.12: 16-14, 15-13, 1-12, 2-11, 3-10, 4-9, 5-8, 6-7.

T.13: 7-16, 8-6, 9-5, 10-4, 11-3, 12-2, 13-1, 14-15. T.14: 16-15, 1-14, 2-13, 3-12, 4-11, 5-10, 6-9, 7-8.

T.15: 8-16, 9-7, 10-6, 11-5, 12-4, 13-3, 14-2, 15-1.

Për një turne  me sistem rrethi të dyfishtë, është e rekomanduar të ndryshohet  rendi në dy turet e fundit të ciklit të parë. Kjo bëhet për të shmangur tri ndeshje radhazi me të njëjtën ngjyrë.

________________________________________

Shtojca 2: Tabelat Varma

Udhëzime për “përkufizimin”  e  numrave  të turneut/garës :

  1. Gjyqtari duhet të përgatisë paraprakisht zarfe pa shenjë, ku secili zarf përmban nga një grup të numrave A, B, C dhe D siç tregohet më poshtë në pikën 5. Zarfet më pas vendosen përkatësisht në zarfe të mëdha, mbi secilin prej të cilëve shënohet numri i lojtarëve, sipas zarfave të vegjël me numrat e treguar.
  2. Rendi me të cilin lojtarët do të tërheqin numrin përcaktohet paraprakisht si vijon: Lojtarët nga federata/klubi me numrin më të madh të përfaqësuesve tërheqin të parët. Kur dy ose më shumë federata/klube, kanë numër të njëjtë të përfaqësuesve, përparësia përcaktohet sipas rendit alfabetik. Ndërmjet lojtarëve të të njëjtit klub/federatë, përparësia përcaktohet sipas rendit alfabetik të emrit të tyre.
  3. Për shembull, lojtari i parë i klubit/federatës/ me numrin më të madh të lojtarëve, do të zgjedhë një nga zarfet e mëdhenj, që përmban numra të mjaftueshëm për kontingjentin e tij, dhe pastaj do të nxjerrë një nga numrat nga ky zarf. Lojtarët e tjerë nga i njëjti kontigjent, gjithashtu do të nxjerrin numrin e tyre nga i njëjti zarf. Numrat që mbeten janë të disponueshëm për përdorim nga lojtarë të tjerë.
  4. Lojtarët e kontingjentit tjetër pastaj zgjedhin një zarf, dhe kjo procedurë përsëritet derisa të gjithë lojtarët kanë tërhequr numrat e tyre.
  5. Në vijim Tabela Varma mund të përdoret për 9 deri në 24 lojtarë.
  • 9/10 lojtarë: A: (3, 4, 8); B: (5, 7, 9); C: (1, 6); D: (2, 10)
  • 11/12 lojtarë: A: (4, 5, 9, 10); B: (1, 2, 7); C: (6, 8, 12); D: (3, 11)
  • 13/14: lojtarë A: (4, 5, 6, 11, 12); B: (1, 2, 8, 9); C: (7, 10, 13); D: (3, 14)
  • 15/16 lojtarë: A: (5, 6, 7, 12, 13, 14); B: (1, 2, 3, 9, 10); C: (8, 11, 15); D: (4, 16)
  • 17/18 lojtarë: A: (5, 6, 7, 8, 14, 15, 16); B: (1, 2, 3, 10, 11, 12); C: (9, 13, 17); D: (4, 18)
  • 19/20 lojtarë: A: (6, 7, 8, 9, 15, 16, 17, 18); B: (1, 2, 3, 11, 12, 13, 14); C: (5, 10, 19); D: (4, 20)
  • 21/22 lojtarë: A: (6, 7, 8, 9, 10, 17, 18, 19, 20); B: (1, 2, 3, 4, 12, 13, 14, 15); C: (11, 16, 21); D: (5, 22)
  • 23/24 lojtarë: A: (6, 7, 8, 9, 10, 11, 19, 20, 21, 22); B: (1, 2, 3, 4, 13, 14, 15, 16, 17); C: (12, 18, 23); D: (5, 24)