Federata Shqiptare e Shahut

Rregullore Financiare

RREGULLORE FINANCIARE:

  • Të ardhurat nëpërmjet Grant Transfertës Korrente të brendëshme

Në zbatim të pikës 2(dy) të “Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave  dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve”,  Nr. 4, datë 11.03.2014 ” Për mënyrën e përdorimit të Fondit Grant Transfertë Korrente të Brendëshme  për Federatat Sportive dhe Komitetin Olimpik Shqiptar” dhe Ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 «Per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin »,  nenit 10/1, te Ligjit 9376, date 21.04.2005 « Per Sportin », i ndryshuar :

  1. Menaxhimi I Fondit Grant Transfertë Korrente të Brendëshme, ka për qëllim realizimin e veprimtarisë së Federatës Shqiptare të Shahut, realizimin e aktiviteteve te cilesise sportive, sipas kalendarit sportiv  të miratuar në Asamblenë e Përgjithëshme të FSHSH dhe sigurimit te cilesise sportive.
  2. Planifikimi i fondit Grand Transfertë vjetore akorduar  nga MAS, behet me vendim te Komitetit Drejtues, I cili mblidhet posaçerisht per kete qellim ne fillim te vitit, ku sipas objektivave te ndërmara, llojit dhe rendesise se aktivitetit, ne varesi te shumes se fondit te akorduar ben shperndarjen e tij.
  3. Për cdo shpenzim të planifikuar në shpërndarrjen e fondit Grant për cilësinë sportive dhe promovimin e sportit te shahut, hartohen preventivat përkatëse të detajuara, nga ana e pergjegjeses se finances dhe sekretarit te pergjithshem.
  4. Mbeshtetur në detajimin e zërave të përgjithshëm të ndarjes së Grant Transfertës, fondet e akorduara Federatës do të  shpërndahen, për pagesen e punonjesve te miratuar nga MAS, organizimin e aktiviteteve  kombetare, pjesmarrje në aktivitete ndërkombëtare e të tjera; punetoret te cilet kujdesen per mirembajtjen, pastrimin dhe sherbime te tjera gjate diteve te zhvillimit te aktivitetit, pagesa të gjyqtarive të aktiviteteve; pagesa trajnerësh, sportistësh  e të tjera.
  5. Pagesat e gjyqtarisë së aktiviteteve, mbeshteten ne VKM 413 date 11.06.2001 (ndryshime mbi VKM nr 354 e vitit 1994) bëhen në varësi të rëndësisë së aktivitetit, dhe pjesmarrjes së numrit të sportistëve të regjistruar në gara, por gjithmonë jo më pak se 1500 për një gjyqtar,  dhe jo me shume se 3000 leke në një ditë gjykimi dhe mundesisht, një gjyqtar për katër tavolina. Nr. I gjyqtareve pecaktohet nga KA dhe Sekretari i pergjithshem , ne varesi te nevojave te aktivitetit.
  6. Pagesa e punonjesve te miratuar nga MAS (Nepunes autorizues, Nepunes zbatues) bazohen  ne kategorine e pages  percaktuar me VKM nr 591 date 10.07.2013  dhe ne mbeshtetje te Udhezimit te Perbashket te MAS dhe MF nr. 04 date 11.03.2014. Nepunes autorizues lidh kontrate me Presidentin e cila ka vlefshmeri sa mandati i tij.
  7. Shpenzimet e miratuara per cdo aktivitet si dhe   detajimi I shpenzimeve të zerave te tjere, firmosen nga pergjegjesi i  finances dhe sekretari pergjithshem dhe paraqiten pranë degës së thesarit.
  8. Të gjitha shpenzimet e planifikuara në shpërndarrjen e fondit Grant për cilësinë sportive, bëhen në përputhje ma aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  9. Federata dërgon planin e përdorimit të fondeve pranë MAS shoqëruar me argumentin teknik, objektivat dhe programet konkrete të zhvillimit nëpërmjet këtij Granti.
  10. Në lidhje me detajimin e shpenzimeve, Komiteti Drejtues mund të marrë vendime për ndryshimin e tyre, në bazë të kërkesave dhe nevojave të lindura dhe të verifikuara gjatë  vitit,  në lidhje me realizimin e aktiviteteve
  11. Per veprimtarine finaciare te federates, zyra e finances vë ne dijeni sekretarin e pergjithshem për cdo muaj dhe Jo me pak 1 here në tre muaj,
  12. Sekretari I përgjithshëm I raporton Komitetit Ekzekutiv, për mënyrën dhe ecurinë e kryerrjes së shpenzimeve, sa here të nevojitet.
  13. Asambleja e Përgjithëshme e anëtarëve njoftohet dhe njihet me situacionin financiar dhe zërat e realizimit të shpenzimeve.
  • Të ardhurat nga sponsorizimet:

Fshsh operon me llogarine  e saj:

Banka: Raiffeisen

Nr. Klientit: A50488

Nr. Llogarise: 0011050488

IBAN :  AL26 2021 1099 0000 0000 11050488

SWIFT CODE : SGSBALTX

  • Baza Ligjore:

LIGJI  Nr.7892, datë 21.12.1994” Për Sponsorizimet”

I azhurnuar me:  Ligjin Nr.8282, datë 21.01.1998;  Ligjin Nr.9040, datë 27.03.2003;  Ligjin Nr.9807, datë 20.09.2007