Shtojca 3: Rregullorja Tie-Break
12.1. Zgjedhja e Sistemit Tie-Break
Zgjedhja e sistemit Tie-Break për t`u përdorur në një turne, duhet të jetë vendosur paraprakisht dhe të shpallet para fillimit të turneut. Nëse të gjitha sistemet Tie-break dështojnë, kalohet në hedhjen e shortit. Play-off është sistemi më i mirë, por jo gjithmonë i përshtatshëm (i mundshëm). Per shembull, mund të mos ketë kohë të mjaftueshme.
12.1.1. Play-Off
- Duhet të përcaktohet kohë e pështatshme (rezervë) për zhvillimin e tij.
- Mënyra e çiftimit dhe koha e lojës duhet të vendosen përpara fillimit të turneut.
- Çdo ngjarje duhet të mbulohet nga rregullorja.
- Është e rekomanduar që play-off të organizohet për përcaktimin e vendit të parë, kampionit ose vendeve kualifikuese.
- Kur vende të tjera plotësuese do të vendosen me play-off, çdo vend përcaktohet në bazë te rregullores së play-off. Për shembull, tre lojtarë janë barazim: numri 1 fiton play-off, numri 2 del i dyti, numri 3 del i treti gjatë play-off. Si përfundim, numri 2 merr vendin e dytë në turne.
- Kur dy lojtarë janë barazim pasi vendi i parë është përcaktuar, ata e ndajnë bashkë çmimin që u takon. Për shembull: katër lojtarë janë barazim dhe një sistem eleminimi mbahet. Nëse lojtarët 3 dhe 4 eleminohen në gjysëm-finale, ata marrin secili gjysmën e shumës së çmimeve 3 dhe 4.
- Kur koha përpara ceremonisë së mbylljes është e kufizuar, ndeshjet e lojtarëve të mundshëm për të marr pjesë në play-off, mund të luhen më shpejt se ndjeshjet e tjera të turneut.
- Nëse kemi play-off, ai duhet të fillojë sëpaku 30 minuta pas përfundimit të ndeshjes së fundit ku përfshihen lojtarët që do të marrin pjesë në play-off. Kur ka disa faza, duhet të bëhet të paktën 10 minuta pushim pas çdo faze.
- Çdo ndeshje duhet të mbikqyret nga një gjyqtar. Nëse ka mosmarrëveshje, çështja duhet të dërgohet te Kryegjyqtari. Vendimi i tij është përfundimtar.
- Ngjyra duhet të vendoset me short në të gjithë rastet e mëposhtëm.
- Shembulli që vijon është për rastet kur kemi kohë të kufizuar për play-off.
- Nëse dy lojtarë duhet të luajnë një ndeshje tie-break, ata luajnë dy mini-lojëra me kohë 3 minuta dhe 2 sekonda shtesë që nga lëvizja e parë.
- Nëse ndeshjet dalin barazim, shorti për ngjyrat hidhet sërish dhe tashmë fitues është ai që arrin fitoren e parë. Pas çdo ndeshjeje me numër tek, ngjyra e gurëve ndryshon.
- Nëse tre lojtarë marrin pjesë në play-off:
- Ata luajnë një turne me sistem rrethi me nga një lojë, me kohë si tek 1 (a). Nëse loja del barazim:
- Duhet të përdoret një Tie-break tjetër (shih G), dhe lojtari i renditur i fundit eleminohet. Më pas, vazhdon si tek 1 (a).
- Nëse katër lojtarë marrin pjesë në play-off, ata luajnë me sistem eleminimi. Çiftimi bëhet me short.
- Nëse pesë ose më shumë lojtarë marrin pjesë në play-off, ata luajnë me kohë loje më të ngadaltë, nëse merret miratimi i Kryegjyqtarit (KA) dhe (KO).
- E drejta për të bërë ndryshime është e rezervuar.
- Kur kemi dy lojtarë të përfshirë në play-off, ata mund të luajnë me kohë më të gjatë nëse koha premton, me marrëveshjen e KA dhe KO.
12.1.2. Sisteme të tjera të zakonshme për Tie-Break
Në çdo sistem lojtarët duhet të radhiten në rendin zbritës. Lista e mëposhtme është në renditje alfabetike.
Shpjegimi i sistemeve Tie-Break
(a) Rejtingu Mesatar i Kundërshtarëve
Rejtingu Mesatar i Kundërshtarëve (RMK) është shuma e rejtingut të kundërshtarëve të lojtarit, pjestuar me numrin e ndeshjeve të zhvilluara.
(a1) Rejtingu Mesatar i Kundërshtarëve i Prerë (RMKP) është rejtingu mesatar i kundërshtarëve, duke përjashtuar një ose më shumë kundërshtarë të rejtinguar, duke filluar nga kundërshtari me nivel më të ulët rejtingu.
(b) Sistemi Buchholz
Sistemi Buchholz është shuma e pikëve të mbledhura nga çdo kundërshtar i lojtarit.
(b1) Median Buchholz 1 është Buchholz i reduktuar nga rezultati më i lartë dhe i ulët i kundërshtarëve.
(b2) Median Buchholz 2 është rezultati Buchholz i reduktuar nga dy rezultatet më të larta dhe të ulëta të kundërshtarëve.
(b3) Buchholz i Prerë 1 është Buchholz i reduktuar nga rezultati më i ulët i kundërshtarit.
(b4) Buchholz i Prerë 2 është Buchholz i reduktuar nga dy rezultatet më të ulëta të kundërshtarëve.
(c) Takimet e drejtpërdrejta
Nëse të gjithë lojtarët që janë me pikë të barabarta kanë luajtur me njëri-tjetrin, merret parasysh shuma e pikëve që del nga ky numërim. Lojtari me rezultatin më të lartë renditet i pari dhe në vazhdim. Nëse disa por jo të gjithë kanë luajtur me njëri-tjetrin, lojtari me rezultat më të mirë del i pari dhe kështu vazhdon edhe me të tjerët.
(d) Sistemi Koya për Turne me Sistem Rrethi
Ky është numri i pikëve i arritur kundër të gjithë kundërshtarëvë që kanë marrë 50% ose më shumë.
(d1) Sistemi Koya i Zgjeruar:
Në rast nevoje, Sistemi Koya mund të zgjerohet, hap pas hapi, duke përfshirë grupin me rezultate më pak se 50%, ose reduktohet hap pas hapi, duke përjashtuar lojtarë me rezultat mbi 50%.
(e) Numri i ndeshjeve të luajtura me gurët e zinj
Numri më i madh i ndeshjeve të luajtura me gurët e zinj (ndeshjet e paluajtura duhet të llogariten si të luajtura me të bardhët) .
(f) Sistemi Sonneborn-Berger
(f1) Sonneborn-Berger për Turne Individuale është shuma e rezultateve të kundërshtarëve që lojtari ka mundur dhe gjysma e rezultateve të lojtarëve me të cilët ai ka barazuar.
(f2) Sonneborn-Berger për Turne Ekipore është shuma e prodhimit të rezultatit të dalë nga çdo ekip kundërshtar me rezultatin kunde atij ekipi.
(g) Kampionate Ekipore
(g1) Pikët e matçit në kampionate ekipore janë të përcaktuara nga pikët e lojës. Për shembull:
2 pikë për një matç kur ekipi ka marrë më shumë pikë sesa ekipi kundërshtar;
1 pikë për matç të barazuar;
0 pikë për matç të humbur.
(g2) Renditja në kampionate ekipore bëhet mbi bazën e pikëve të matçit. Barazimi thyhet duke marrë parasysh numrin total të pikëve të marra.
B. Sistemet Tie-Break që përdorin rezultatet e lojtarëve dhe kundërshtarëve(a) Sonneborn-Berger
(b) Sistemi Koya për turne me Sistem Rrethi
(b1) Sistemi Koya i Zgjeruar
(c) Numri i ndeshjeve të fituara
(d) Takimet e drejtpërdrejta.
C. Sisteme Tie-Break që përdorin rezultatet e ekipit të vet
(a) Pikët e matçit në kampionate ekipore
(b) Pikët e ndeshjeve në kampionate ekipore që janë të vendosura nga pikët e matçit. Barazimi
thyhet duke marrë parasysh numrin total të pikëve të ndeshjeve.
(c) Takimet e drejtpërdrejta.
D. Sisteme Tie-Break që përdorin rezultatin e kundërshtarëve
Shënim: këto rezultate janë të përcaktuara në çdo rast pas aplikimit të rregullave që përmbajnë ndeshjet e paluajtura.
(a) Sistemi Buchholz
(a1) Median Buchholz
(a2) Median Buchholz 2
(a3) Buchholz i Prerë 1
(a4) Buchholz i Prerë 2
(a5) Shuma e Buchholz: shuma e rezultateve të Buchholz të kundërshtarit
(b) Sistemi Sonneborn-Berger
(b1) Sonneborn-Berger për Turne Individuale
(b2) Sonneborn-Berger për Turne Ekipore A: shuma e prodhimit të pikëve të matçit të bërë nga çdo ekip kundërshtar me pikët e matçit të zhvilluar kundër atij ekipi, ose
(b3) Sonneborn-Berger për Turne Ekipore B: shuma e prodhimit të pikëve të matçit të bërë nga çdo ekip kundërshtar me pikët e ndeshjeve të zhvilluara kundër atij ekipi, ose
(b4) Sonneborn-Berger për Turne Ekipore C: shuma e prodhimit të pikëve të ndeshjeve të bërë nga çdo ekip kundërshtar me pikët e matçit të zhvilluar kundër atij ekipi, ose
(b5) Sonneborn-Berger për Turne Ekipor D: shuma e prodhimit të pikëve të ndeshjeve të bërë nga çdo ekip kundërshtar me pikët e ndeshjeve të zhvilluara kundër atij ekipi
(b6) Sonneborn-Berger për Turne Ekipor Prerë 1 A: shuma e prodhimit të pikëve të maçit të bërë nga çdo ekip kundërshtar me pikët e maçit të zhvilluar kundër atij ekipi, duke përjashtuar ekipin kundërshtar me rezultatin më të ulët të pikëve të matçit, ose
(b7) Sonneborn-Berger për Turne Ekipor Prerë 1 B: shuma e prodhimit të pikëve të maçit të bërë nga çdo ekip kundërshtar me pikët e ndeshjeve të zhvilluara kundër atij ekipi, duke përjashtuar ekipin kundërshtar me rezultatin më të ulët të pikëve të matçit, ose
(b8) Sonneborn-Berger për Turne Ekipor Prerë 1 C: shuma e prodhimit të pikëve të ndeshjeve të bërë nga çdo ekip kundërshtar me pikët e matçit të zhvilluar kundër atij ekipi, duke përjashtuar ekipin kundërshtar me rezultatin më të ulët të pikëve të ndeshjeve, ose
(b9) Sonneborn-Berger për Turne Ekipor Prerë 1 D: shuma e prodhimit të pikëve të ndeshjeve të bërë nga çdo ekip kundërshtar me pikët e ndeshjeve të zhvilluara kundër atij ekipi, duke përjashtuar ekipin kundërshtar me rezultatin më të ulët të pikëve të ndeshjeve.
Sisteme Tie-Break që përdorin Rejting në Turne Individuale (me të gjithë lojtarët të rejtinguar)
Kur lojtari ka zgjedhur të mos luajë më shumë se dy ndeshje në turne, RMK ose RMKP duhet të konsiderohet të jetë më e ulëta nga të gjithë lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje.
(a) RMK {Shih 2.A.(a)}
(b) RMKP {Shih 2.A.(a1)}
F. Përllogaritja e ndeshjeve të paluajtura për Buchholz (sipas Kongresit të vitit 2009)
(a) Për arsye të tie-break-ut, rezultati i një ndeshjeje të paluajtur duhet të llogaritet si barazim kundër vetetvetes.
(Ky sistem nuk përdoret më që prej Korrikut, 2012)
Nga Korriku 2012, përdoret sistemi i mëposhtëm:
(b) Për arsye të tie-break-ut, të gjitha ndeshjet e paluajtura ku lojtarët janë të përfshirë në mënyrë indirekte (rezultatet për mungesën e kundërshtarit) do të konsiderohen si barazime.
Për arsye të tie-break-ut, një lojtar i cili nuk ka kundërshtarë, do të konsiderohet sikur ka luajtur me një lojtar imagjinar, i cili ka të njëjtin numër pikësh në fillim të turit dhe i cili barazon në të gjithë turet vijues. Për vetë këtë tur rezultati do të konsiderohet normal.
Kjo jep formulën:
Svon = SPR + (1 – SfPR) + 0.5 * (n – R)
Me P shënojmë lojtarin që nuk luajti në turin R:
n = numri i tureve të luajtura
Svon = rezultati i kundërshtarit imagjinar pas n tureve
SPR = rezultati i P përpara turit R
SfPR = rezultati aforfe i P në turin R
Shembull 1: në turin 3 në turne me 9 ture lojtari P nuk erdhi.
Rezultati i lojtari P pas 2 turesh është 1.5. Rezultati i kundërshtarit imagjinar është:
Svon = 1.5 + (1 – 0) + 0.5 * (3 – 3) = 2.5 pas turit 3
Svon = 1.5 + (1 – 0) + 0.5 * (9 – 3) = 5.5 në fund të turneut
Shembull 2: në turin 6 në turne me 9 ture kundërshtari i lojtari P nuk erdhi.
Rezultati i lojtarit P pas 5 tureve është 3.5. Rezultati i kundërshtarit imagjinar është:
Svon = 3.5 + (1 – 1) + 0.5 * (6 – 6) = 3.5 pas turit të 6-të;
Svon = 3.5 + (1 – 1) + 0.5 * (9 – 6) = 5.0 në fund të turnout.
Sistemet Tie-Break të Rekomanduara
Për lloje të ndryshëm turnesh, janë renditur më poshtë rregulla dhe rekomandime që duhet të zbatohen në rendin e listuar.
(a) Turne Individual Rrethi :
Takimet e drejtpërdrejta
Numri më i madh i fitoreve
Sonneborn-Berger
Sistemi Koya
(b) Turne Ekipor me Sistem Rrethi:
Pikët e matçit (nëse renditja është e vendosur nga pikët e ndeshjes), ose
Pikët e ndeshjeve (nëse renditja është e vendosur nga pikët e matçit)
Takimet e drejtpërdrejta
Sonneborn-Berger
(c) Turne Individual me Sistem Zviceran, ku jo të gjithë lojtarët janë të rejtinguar:
Takimet e drejtpërdrejta
Numri më i madh i fitoreve
Numri më i madh i ndeshjeve me gurë të Zinj (ndeshjet e paluajtura duhet të numërohen si të luajtura me gurë të Bardhë)
Buchholz i Prerë 1
Buchholz
Sonneborn-Berger
(d) Turne Individual me Sistem Zviceran, ku të gjithë lojtarët janë me rejting:
Takimet e drejtpërdrejta
Numri më i madh i fitoreve
Numri më i madh i ndeshjeve me gurë të zinj (ndeshjet e paluajtura duhet të numërohen si të luajtura me gurë të bardhë)
RMKP
Buchholz i Prerë 1
Buchholz
Sonneborn-Berger
(e) Turne Ekipor Zviceran:
Pikët e matçit (nëse renditja është e vendosur nga pikët e ndeshjes), ose
Pikët e ndeshjeve (nëse renditja është e vendosur nga pikët e matçit)
Takimet e drejtpërdrejta
Buchholz i Prerë 1
Buchholz
Sonneborn-Berger