Themeluar në vitin 1933-Federata Shqiptare e Shahut është Person Juridik, me aktivitet privat, me Nr. Identifikimi (NIPT) K51730017V, regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Tiranë, me vendim Nr. 3848, datë 05.05.2014.
FSHSH është organizuar mbi bazën e vullnetarizmit të klubeve, shoqatave e shoqërive sportive të shahut, me veprimtari
kombëtare të planifikuar, drejtuar e kontrolluar, që bazohen në legjislacionin aktual shqiptar. FSHSH është e njohur dhe
mbështetur nga shteti shqiptar.
FSHSH është antare e
– Federatës Boterore të Shahut -FIDE
– Unionit Europian te Shahut -ECU
– Shoqates Nderkombetare te Shahut per vendet Frankofone (AIDEF)
– Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)
FSHSH zhvillon aktivitetin e SAJ në selinë me adresë: Rruga “Liman Kaba” Parku Olimpik, Tiranë.

Shahu shqiptar sipas Giovanni Armillota
Giovanni Armillota- PhD në Histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare e institucionale- ekspert i ceshtjeve historike, politike dhe kushtetuese të vendit tone, gjithashtu ështe mare me historinë e sportit shqiptar në veçanti futbollin, volejbollin dhe shahun.
Giovanni Armillota a publikuar studimin e tij per historine e shahut shqiptar.
http://www.albanianews.it/sport/2867-storia-degli-scacchi-albanesi-parte-xiv
https://www.albanianews.it/sport/749-armillotta-scopre-altre-cinque-medaglie-albanesi-sconosciute
http://www.giovanniarmillotta.it/albania/scacchi/
https://www.albanianews.it/sport/744-storia-degli-scacchi-albanesi-parte-v
Ai vë në dukje se Federata Shqiptare e Shahut është e vetmja organizate sportive shqiptare me të cilen mburremi per një bilanc pozitiv të përgjithshëm në garat botërore, me numrin më të madh të fitoreve krahasuar me ate të humbjeve, përveç barazimeve të nivelit shumë të lartë; dhe e gjithë kjo, si shumatore e fitoreve, barazimeve dhe humbjeve të garave të meshkujve dhe femrave.
“Nga 2 deri në 14 Shtator 2016 , u mbajt në Baku , kryeqytetin e Azeirbaxhanit Olympiada e 42-te Boterore Open (ekipe meshkuj dhe femra prej vitit 1972) dhe e tetëmbëdhjeta për femra. Rezultati nuk përcaktohet nga piket individuale të marra nga shahistet në një lojë (4 deri 0), por prej vitit 2008, nga fitorja e skuadrës (2 pikë), barazimi (1) dhe humbja (0).
Ekipi shqiptar meshkuj u rendit e 57/180, vetëm një pike larg nga një renditje historike ne vendin e 24, tre vende më mirë ne renditje se Tromso 2014, ku ishin 176 federata pjesmarrese.
Femrat : 80/140 me një pikë nga vendi i 59, përmirësim i renditjes krahasuar me Tromso 2014, ku kishte 136 federata. Megjithatë duhet thënë se vendi 80 ° per femrat e Shqipërise është një rezultat i shkëlqyer pasi ne 11 takime, shtatë janë luajtur kundër ekipeve me Elo më të lartë, ndërsa në Tromsø 2014, kundër pesë.
Me gjashtë ndeshje pa humbje në një Olimpiadë të mbajtura me sistemin zviceran, meshkujt shqiptare ne 2016, me tri fitore dhe tre barazime kane barazuar rekordin kombëtar të Shqipërisë 1982 (Lcerne Tav 1: Fatos Muco , Tav.2:. Llambi Qendro , Tav. 3.. Aldo Zadrima; Tav. 4: Zeqir Sula, Rez. 1: Ilir Karkanaqe, Rez. 2: Kozma Nasto; kapiten, jo lojtar, Esat Duraku).
Por është e nevojshme të theksoj dy çështje, me shumë peshë per krahasimin e fundit: në Lucern në vitin 1982, takimet ishin 14 dhe ndersa në Baku 11, përveç faktit se në vitin 1982 në gjashtë ndeshje janë marrë 14 pikë, ndërsa në vitin 2016 , 16 pike.
Vlen per t’u evidentuar barazim 2-2 ndaj Izraelit te fortë me katër Grand Masters, kryesues te Serise No. 16; ku vlen te permendet fitorja e Mjeshtrit të FIDE-s Franc Ashiku ( Elo 2322) kundër Grandmaster Tal Baron (2553 Elo).
Më 5 shtator, Rozana Gjergji ka arritur ndeshjen e saj të qindte: duke mundur zezaket, Diana Omurbekova (3-1 fitore). Një dhuratë për tifozen e saj të parë,te bijen Bora, e cila ishte në Baku ne moshen një muaj.
Ndersa tri ditë më vonë ishte radha e Grand Master Erald Dervishi për t’u ne lojën e tij te qindte, duke e celebruar ate me një fitore ndaj zezakut Mozambican,FIDE Master, Mateus Felizardo Viageiro Alice.
Në Baku ne 2016-ten kombetarja e femrave parapriu 42,86% të te ekipeve regjistruara; në Tromsø ne 2014, 40,44%; në vitin 2012, 38,58%; në vitin 2010, 35,65%; Në vitin 2008, 30,63%; Në vitin 2006, 33,01%; Në vitin 2004, 28,74%; në 2002, 31,52%; në vitin 1994, 14,81%.
Siç e shohim, është një ngjitje e vazhdueshme dhe pozitive që tenton në thelb të vendosi shahun shqiptar të femrave ne tabelen e 50% të kryesuesve të konkurrencës botërore dhe qe tashme pothuajse ia kane dale. Kampionati Kombëtar Shqiptar I shahut starton në vitin 1933 – vit kur u themelua Federata Shqiptare e Shahut dhe Xhafer Caushi (I Elbasanit) e fitoi atë. Trembëdhjetë vjet më vonë u mbajt l edicioni i dytë, fituar nga Gaspër Shoshi (17 Nentori) dhe debutimi në arenën ndërkombëtare u zhvillua në Kampionatin Ballkanik të Beogradit (gusht 1946). Rishtarja Kombëtare Shqiptare mori rezultate modeste dhe vetëm dy barazime te mara nga Ahmet Gashi dhe Sotir Qiriaku kundër Bederev bullgare dhe Yuri Toshev (kampion i Bullgarisë në vitin 1942 dhe 1947).”

Lajme
Ftesë për Gjysmëfinalet 2025
Federata Shqiptare e Shahut fton të gjithë anëtarët, Klubet dhe Shoqatat e Shahut, për të marrë pjes…
Nis në Petrovac, Botërori i të Rinjve FIDE 2025
Kampionati Botëror i Shahut për të Rinjtë i FIDE-s nisi të martën, më 25 shkurt, në Petrovac, Mal i …
Botërori i të rinjve FIDE 2025, Durrës: çelen regjistrimet
FIDE dhe Federata Shqiptare e Shahut, ftojnë të gjitha federatat kombëtare të shahut, të marrin pjes…
Shahu në shkolla
Gjate muajit janar dhe shkurt jane zhvilluar kampionate shahu ne 6 shkolla te Tiranes si: “Fan Noli”…
Shahu në shkolla: Kampionati individual për “Protagonistët”
Eshte kenaqesi te organizosh ne shkollen 9-vjecare “Protagonistet” kampionatin individual te shahut …
FSHSH njoftim zyrtar
FSHSH njofton Klubet dhe Shoqatat anëtare se, afati i fundit për të dërguar listat e Federimeve 2025…