Gjirokastra finalizon me sukses, Festivalin e Shahut 2025. Në kampionatin ekipor për meshkuj, “Butrinti” i Sarandës, dominoi gjatë gjithë garës: në 7 ndeshje, fitoi 6 dhe barazoi 1. Përbërja e ekipit të “Butrintit” ishte:
1. Kelvin Kosta
2. Melsed Kabo
3. IM Ilir Seitaj
4. FM Zino Veleshnja
5. Clirim Guxho
6. Lime Mihasi (trajner)
Ekipet e tjera u renditen:
2. SK Tirana
3. Teuta (Durrës)
4. Partizani (Tiranë)
5. Flamurtari (Vlorë)
6. Luftëtari (Gjirokastër)
7. Vllaznia (Shkodër)
8. Kukësi
Fituesit e tavolinave u shpallën:
Tavolina 1: CM Klendi Zeneli – Partizani
Tavolina 2: FM Lorenc Rama – Teuta
Tavolina 3: IM Ilir Seitaj – Butrinti
Tavolina 4: FM Zino Veleshnja
Për femrat, ekipi më i mirë ishte SK Tirana, që pati në përbërje 2 shahistët e huaja letoneze WIM Agnesa Stepania Ter-Avetisjana në tavolinë të parë dhe Ramona Golsta në tavolinë të katërt. Plotësohet përbërja e Tiranës me kapitenen WFM Klean Shuqja në tavolinë të dytë dhe WCM Eglantina Shabanaj, në tavolinë të tretë.

Fakti që këto 4 shahiste ishin dhe fitueset e tavolinave përkatëse, tregon epërsinë që patën në këtë kampionat.
Renditja e ekipeve të femrave vijon:
1. SK Tirana
2. Teuta (Durrës)
3. Butrinti (Sarandë)
4. Gjirokastra
Në kampionatin mbarëkombëtar të rapidit 10+5, morën pjesë 73 lojtarë, ku përveç shahistëve shqiptarë morën pjesë shahistë nga Kosova, Mal i Zi dhe Italia.
U zhvilluan 9 ture dhe pas një gare emocionuese, që i ngjante një fotofinishi; kampion u shpall Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi, nga Kosova, duke lënë në vend të dytë, Mjeshtrin Ndërkombëtar, Llambi Pasko. Duhet theksuar se, Pasko ishte më afër suksesit, por largimi në fund të garës, i FM Zino Veleshnjes, bëri që të renditej në vend të dytë. Shahistët më të mirë, në këtë kategori u deklaruan:
1. IM Nderim Saraçi
2. IM Llambi Pasko
3. FM Armin Musovic
4. IM Aleksandar Tomic
5. Ergit Ramaj
6. FM Endrit Uruci
7. ËFM Kler Caku
8. FM Mateu Boci
Senior, më i miri 60+: IM Ilir Seitaj
I ri, më i mirt: FM Mateu Boci
Femra, më e mira: WFM Kler Caku
Lojtari pa elo, më i mirë: Alban Matushaj
Në bazë të rregullores së brendshme, Mjeshtri Ndërkombëtar Llmabi Pasko është kampioni kombëtar, për vitin 2025, në rapid.
Edhe kampionati blitz 3+2, pothuajse ishte identik i fortë, me të rapidit, me shkëmbime të shumta vendesh dhe në fund, ishin të rinjtë ata që e përballuan më së shumti emocionet e garës. Edhe këtu, titulli u fitua nga Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi, i Kosovës, që në çastet vendimtare ishte më i qetë se kundërshtarët, duke pësuar vetëm një humbje me 15-vjeçarin, FM Mateu Boci. I dyti u rendit shahisti tjetër nga Kosova, FM Endrit Uruçi dhe vendin e tretë në podium e siguroi IM Aleksandar Tomic. I pari nga shahistët shqiptarë u rendit i riu Mateu Boci, që zhvilloi një garë shumë të bukur, duke mundur kampionin e Kosoveës dhe të Shqipërisë, IM Llambi Pasko.
Suksesi i tij është i dyfishtë, pasi, me rezultatin e arritur ai është kampioni i Shqipërisë, për vitin 2025 në blitz! Fituesit e kategorive janë:
1. IM Nderim Saraçi
2. FM Endrit Uruçi
3. IM Aleksandar Tomic
4. FM Mateu Boci
5. CM Muhamet Asllani
6. CM Riza Bregu
7. FM Armin Musovic
8. IM Llambi Pasko
Senior, më i miri 60+ : IM Ilir Seitaj
Femra, më e mira: WFM Klean Shuqja
I ri, më i miri: Ergit Ramaj
Shahisti më i mirë, pa elo: Aidol Braho
Konkursi teoriko-praktik me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit ishte një tjetër veprimtari e bukur, ku rreth 60 nxënës u ballafaquan në një provim diturie shahu dhe përfundimet ishin shumë të kënaqshme, pasi rreth 80% e pjesëmarrësve ishin mbi mesataren e vlerësimit.
Më të mirët :
Vëllezërit Flarens dhe Matias Golemi, Jaho Jakob Skreli, Braian Mene, Erla Shkurta, Dejvi Islami, Piro Kazaqi, Saimir Brahimi, Emiliano Horaj dhe Klaus Lapa.

Chess Fest Gjirokastra 2025 u mbyll me simultanen e përmendur më sipër; ky kampionat u dallua për bukurinë e lojës, rivalitetin, si dhe pjesëmarrjen e madhe nga rinia, ndërsa pati një organizim shumë të mirë nga bashkia e Gjirokastrës, gjatë gjithë ditëve të qendrimit.
Në ceremoninë e mbylljes, të pranishëm ishin Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi dhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinçi. Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Dervishi vlerësoi organizatorët, përshëndeti rezultatet dhe ngulmoi që, në Gjirokastër, të fillojë së shpejti, shahu në shkolla.
Albumi i fortografive:
https://achf.org.al/wp-content/uploads/2025/12/Festivali-i-Shahut-Gjirokaster-2025.zip