Pak ditë na ndajnë nga çelja e finaleve të Kampionatit Kombëtar, që do të mbahet pranë MAK Albania, Tiranë. Nga data 13 deri më 21 dhjetor, do të zhvillohen:
Finalet e Kampionatit të 81-të Kombëtar Individual
Finalet e Kampionatit të 48-të për Femra
Finalet e Kampionatit të 12-të për Seniorë
Garat do të zhvillohen me sistem rrethi (Berger), 9 ture, sipas programit që e gjeni bashkangjitur dhe me kontroll kohe, sipas standardeve nga FIDE.
Po ashtu, janë përcaktuar të gjitha rregullat e brendshme, komisioni i apelimit, si dhe fondi i çmimeve.
Datat e zhvillimit të finaleve janë 13–21 Dhjetor 2025, që nis me mbledhjen teknike dhe ceremoninë e çeljes, ditën e parë.
Ju lutemi të njoftoni lojtarët tuaj, duke siguruar respektimin e afateve dhe rregullave.
Dokumenti i plotë i rregullores është bashkëlidhur: