Karriera

Federata Shqiptare e Shahut në kuadër të implementimit të projekteve në Shahun shqiptar, rritjes së mëtejshme me objektiv zhvillimin e qëndrueshëm të botës shahistike shqiptare, ka një strategji të mirëfilltë për karrierën, zhvillimin dhe përfshirjen e të rinjve në ambientin sfidues të shahut. 

Të gjithë e dinë se shahu nuk është thjesht një lojë. Është padiskutim një pasion i madh plot diversitet që përfshin njerëz me kultura, gjuhë dhe fe të ndryshme. Shahu është sporti që promovon vlerat më të larta të inteligjencës dhe ndikon te jetët e miliona njerzve. FSHSH ka qënë dhe është gjithmonë në kërkim të profesionistëve më të mirë, të mbushur me pasion dhe qëllime të rëndësishme për karrierën e tyre. 

Nisur nga këto objektiva, Federata Shqiptare e Shahut, prej vitesh investon në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve shahistike duke i ofruar në mënyrë periodike trajnime e programe akademike brenda dhe jashtë vendit. Këto trajnime dhe programe akademike zhvillohen nga FSHSH në bashkëpunim me partner lokal dhe ndërkombëtar si FIDE, ECU. 

Internship

Mundësitë në FSHSH

  • Pjesëmarrja në trajnime të brëndshme në institucion
  • Bashkëpunimi me ekspertët më të mirë të fushave specifike dhe orientim për karrierën
  • Përfitimi i eksperiencave të reja
  • Mundësi rritjeje profesionale dhe rrjetëzimi

Si mund të bëhem pjesë:

  • Studentët e ciklit Master ose viti i fundit Bachelor me mesatare mbi 8 mund të aplikojnë.
  • Duhet të kenë pasion Sportin/ Shahun dhe të jenë të gatshëm te japin kontribuntin e tyre në një ambient dinamik. 

Procedurat për të aplikuar:  

Studentët e interesuar për të ndjekur internship në Federatën Shqiptare të Shahut, mund të dërgojnë dokumentat e mëposhtme në adresën e e-mailit info@achf.org.al ;

  1. CV
  2. Diplomën dhe listën e notave 

Studentët të cilët nuk e kanë perfunduar akoma ciklin Bachelor mund të dërgojnë vetëm listën aktuale të notave.

  1. Vërtetim nga Universiteti që janë duke ndjekur studimet
  2. Fotokopje të ID

Në përfundim të programit të internship-it, duke vlerësuar maksimalisht performancën dhe përkushtimin e tyre, studentët do të pajisen me letër reference nga Federata Shqiptare e Shahut.