Federata Shqiptare e Shahut në kuadër të implementimit të projekteve në Shahun shqiptar, rritjes së mëtejshme me objektiv zhvillimin e qëndrueshëm të botës shahistike shqiptare, ka një strategji të mirëfilltë për karrierën, zhvillimin dhe përfshirjen e të rinjve në ambientin sfidues të shahut.
Të gjithë e dinë se shahu nuk është thjesht një lojë. Është padiskutim një pasion i madh plot diversitet që përfshin njerëz me kultura, gjuhë dhe fe të ndryshme. Shahu është sporti që promovon vlerat më të larta të inteligjencës dhe ndikon te jetët e miliona njerzve. FSHSH ka qënë dhe është gjithmonë në kërkim të profesionistëve më të mirë, të mbushur me pasion dhe qëllime të rëndësishme për karrierën e tyre.
Nisur nga këto objektiva, Federata Shqiptare e Shahut, prej vitesh investon në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve shahistike duke i ofruar në mënyrë periodike trajnime e programe akademike brenda dhe jashtë vendit. Këto trajnime dhe programe akademike zhvillohen nga FSHSH në bashkëpunim me partner lokal dhe ndërkombëtar si FIDE, ECU.
Internship
Mundësitë në FSHSH
- Pjesëmarrja në trajnime të brëndshme në institucion
- Bashkëpunimi me ekspertët më të mirë të fushave specifike dhe orientim për karrierën
- Përfitimi i eksperiencave të reja
- Mundësi rritjeje profesionale dhe rrjetëzimi
Si mund të bëhem pjesë:
- Studentët e ciklit Master ose viti i fundit Bachelor me mesatare mbi 8 mund të aplikojnë.
- Duhet të kenë pasion Sportin/ Shahun dhe të jenë të gatshëm te japin kontribuntin e tyre në një ambient dinamik.
Procedurat për të aplikuar:
Studentët e interesuar për të ndjekur internship në Federatën Shqiptare të Shahut, mund të dërgojnë dokumentat e mëposhtme në adresën e e-mailit info@achf.org.al ;
- CV
- Diplomën dhe listën e notave
Studentët të cilët nuk e kanë perfunduar akoma ciklin Bachelor mund të dërgojnë vetëm listën aktuale të notave.
- Vërtetim nga Universiteti që janë duke ndjekur studimet
- Fotokopje të ID
Në përfundim të programit të internship-it, duke vlerësuar maksimalisht performancën dhe përkushtimin e tyre, studentët do të pajisen me letër reference nga Federata Shqiptare e Shahut.
