Thirrje për sponsorë: Në Shqipëri vjen Kampionati Botëror i Shahut për të Rinj!

FTESË PËR SPONSORIZIM

Kampionati Botëror i Shahut për të Rinj 2025, për kategoritë U14, U16, U18 (vajza dhe djem) do të mbahet në qytetin bregdetar të Durrësit, – në Shqipëri, – nga data 3 deri më 16 Tetor 2025. Ky aktivitet prestigjioz pritet të mbledhë mbi 1,000 pjesëmarrës, përfshirë talentet e reja të shahut shqiptar e atij botëror, trajnerë, familjarë, arbitra dhe zyrtarë nga më shumë, se 100 vende të botës.


Kampionati organizohet nga Federata Shqiptare e Shahut (FSHSH), nën kujdesin e Federatës Botërore të Shahut FIDE.

Federata Shqiptare e Shahut (ACHF) fton të gjithë sponsorët dhe partnerët të bëhen pjesë e Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj 2025, që do të organizohet në qytetin e Durrësit, Shqipëri, nga data 3 deri më 16 Tetor 2025.

Të gjitha kompanitë dhe institucionet e interesuara ftohen të bëhen pjesë e këtij eventi të jashtëzakonshëm, përmes paketave të sponsorizimit, të ndara në nivele të ndryshme (Platinum, Gold, Silver), të cilat ofrojnë hapësira të dedikuara për promovim, prezencë në media, ekspozim në vendin e aktivitetit dhe shumë përfitime të tjera.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts