Kampionati i Shahut për të Rinj, FIDE World Youth U14 – U16 – U18 2025, vjen gjatë muajit tetor, në qytetin bregdetar, që tanimë është bërë kryeqytet i shahut: Durrësi!

Më shumë se 720 Shahistë, mbi 72 shtete – Rekord pjesëmarrjeje në Durrës!
Nga data 3, deri më 16 tetor 2025, Shqipëria do të jetë skena e një prej eventeve më të mëdha të shahut për të rinj, në botë. Kampionati Botëror i Shahut, për djem dhe vajza, në kategoritë U14, U16 dhe U18, pritet të sjellë në vend, yjet e ardhshme të sportit elitar.
Deri më tani, mbi 720 lojtarë nga 72 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Federata prestigjioze, si ajo Gjermanisë dhe Italisë, SHBA-së, Indisë, Kinës, Kazakhstanit, apo Rusisë, vijnë në Shqipëri, me lojtarët e rinj, më të mirë.

Grand Blue FAFA Resort – Zemra e Kampionatit
Qendra e garës do të jetë Grand Blue FAFA Resort, i certifikuar nga FIDE dhe i njohur për organizime ndërkombëtare elitare. Kompleksi do të presë mbi 1,000 pjesëmarrës – lojtarë, trajnerë, gjyqtarë dhe shoqërues – duke e kthyer bregdetin shqiptar në epiqendrën botërore të shahut për dy javë.
Shqipëria në garë për medalje
Ekipi kombëtar është në përgatitje intensive me synimin për rezultate dinjitoze dhe medalje të mundshme.

Përfaqësuesit tanë:
FM Mateu Boci – U16
Ergit Ramaj – U18
Kelvin Kosta – U18
Ted Shtiza – U14
WFM Kler Caku – Vajza U16
WCM Eklea Omeri – Vajza U18
WCM Ailin Ndreko – Vajza U14
Duel i gjigantëve të rinj
Me pjesëmarrës nga superfuqitë e shahut dhe përgatitje elitare, kampionati pritet të ofrojë përballje spektakolare dhe një nivel teknik të jashtëzakonshëm. Shqipëria do të ketë mundësinë, të tregojë mikpritjen tradicionale dhe konkurrencën dinjitoze.
Shqipëria pret botën – Mikpritja Shqiptare në Skenën Ndërkombëtare
Ky është një moment historik, për sportin shqiptar. Një ngjarje që do të lërë gjurmë, jo vetëm në shahun tonë, por edhe në imazhin e vendit.
Mirë se vini, në Shqipëri – aty ku strategjia takon mikpritjen!
