Shqipëria kryeqendër shahu: Botërori i të Rinjve 2025

Botërori i të Rinjve, që zbret në Durrës, këtë fillimtetor, ka nxjerrë yjet e shahut botëror, duke përfshirë Kasparovin, apo Anand dhe Carlsen, të cilët, luajtën në Kupën Europiane të Klubeve 2023, në qytetin bregdetar shqiptar, – nga ku, Magnus Carlsen u largua triumfues. Me kupën e fitores, si kampion edhe për të disatën herë.

Nga data 3 deri më 16 tetor 2025, qyteti bregdetar i Durrësit do të shndërrohet në skenën më të madhe të shahut ndërkombëtar, duke pritur Kampionatin Botëror të Shahut për të Rinj (U14, U16, U18). Ky event historik, organizuar në bashkëpunim me FIDE-n dhe Federatën Shqiptare të Shahut, sjell për herë të parë, në Shqipëri, një garë me përmasa kaq të mëdha.

Një spektakël global sporti dhe kulture

Në Durrës pritet të mbërrijnë mbi 700 shahistë, nga më shumë se 80 shtete, të shoqëruar nga trajnerë, arbitra, drejtues delegacionesh dhe figura të njohura të botës së shahut. Për dy javë, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar të shahut, duke e kthyer këtë aktivitet në një festë sportive dhe kulturore.

Kampionati përfaqëson më shumë sesa një garë sporti – është një mundësi unike për të promovuar mikpritjen shqiptare, kulturën dhe potencialin turistik të vendit tonë. Me trashëgiminë e pasur dhe peizazhin e mrekullueshëm, Durrësi do të shfaqet si një kartolinë e gjallë e Shqipërisë, për botën.

Një mundësi e artë, për sportin shqiptar

Përveç vlerës së tij sportive dhe prestigjit ndërkombëtar, Kampionati Botëror i Shahut për të Rinj është një motivim i jashtëzakonshëm për brezin e ri. Shahistët vendas do të kenë mundësinë të matin forcat me më të mirët e botës, ndërsa vendi ynë fiton më shumë përvojë dhe vizibilitet në organizimin e aktiviteteve të mëdha sportive.

Për herë të parë, Shqipëria mikpret një aktivitet kaq të madh të kalendarit të FIDE-s. Organizimi i kampionatit është një moment historik për sportin shqiptar, duke e shndërruar Durrësin, në arenën ku do të zbulohen talentet e reja të shahut.

Ky aktivitet, nuk është thjesht, një garë sportive: por një njohje ndërkombëtare për vendin, një garë që do të sjellë në Shqipëri, mbi 1200 pjesëmarrës, delegacione, trajnerë dhe arbitra, duke i dhënë një shtysë të madhe turizmit dhe ekonomisë

Shqipëria epiqendra e shahut botëror

Me organizimin e këtij kampionati, Shqipëria jo vetëm afirmohet si një partner serioz i sporteve ndërkombëtare, por hap kështu edhe një dritare të re, për zhvillimin e shahut dhe sportit: Durrësi 2025, do të mbetet një moment historik, në kujtesën e sportdashësve dhe një gur kilometrik, për sportin shqiptar.

Kampionati Botëror i Shahut për të Rinj (U14, U16, U18)3 – 16 Tetor 2025 Ju mirëpresim në Durrës, Shqipëri!

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts