Janë çelur kurset për të zhvilluar dhe rritur aftësitë tuaja përmes sportit të mendjes, – shahut. Kjo është një mundësi e artë, për të gjithë Ju vogëlushë, që Ëndërroni të bëheni Shahistë të mëdhenj; Yjet e Shqipërisë dhe botës, dhe… çasti erdhi!

Prej më shumë se një dekade punë të palodhur, vizioni dhe përpjekjesh nga ana e Federatës Shqiptare të Shahut, ky projekt madhështor nisi edhe për shkollat tona. Duke luajtur shah, Ju do të bëheni më të shoqërueshëm, më të dashur me njëri-tjetrin, do të mësoni më shumë dhe do të pajiseni me vlera të veçanta, që do t’jua lehtësojnë udhëtimin që keni nisur – shahu ju zhvillon më aftësitë Shoqërore, Kulturore, Sociale dhe Intelektuale.

Federata Shqiptare e Shahut në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar mundësuan çeljen e kurseve të shahut në shkolla, duke filluar nga Tirana, Durrësi, Lezha dhe Vlora. Në çdonjërin qytet të sipërpërmendur, fëmijët mund të takojnë Trajnerët e Specializuar, të cilët do të jenë pranë tyre për 90 min, në Kursin e Shahut që zhvillohet një herë në javë, pas përfundimit të orëve të mësimit.
Në fotogafitë e mëposhtme, sjellim pamje nga Ora e Shahut në shkollën “14 Nëntori”, me mësuesen, Denisa Gajda.

Shkollat 9-vjeçare, ku mund të Regjistrohen Nxënësit e Arsimit Fillor:
Shkolla “Ali Demi”
Shkolla “Fan Noli”
Shkolla “Servete Maçi”
Shkolla “Dëshmorët e lirisë”
Shkolla “Vajdin Lamaj”, Domje
Shkolla “Marie Kaçulini”
Shkolla “14 Nëntori”
Shkolla “Nënë Tereza”
Shkolla “Qemal Mici”
Shkolla “Shaqe Mazreku”
Shkolla “Gjergj Kastrioti”
Shkolla “Gjergj Fishta”
Shkolla “Lef Sallata”
Shkolla “Muço Delo”
Shkolla “Jani Minga”
Shkolla “24 Maji”
Shkolla “Kahreman Ylli”
Shkolla “Zylyftar Veleshnja”
Duke mirëpritur edhe fotografitë Tuaja, ju urojmë edhe njëherë: Suksese, Vogëlushë të Dashur, në rrugën e Dijes!
