Daniel Dardha, shqiptari i Rekordit Botëror në Shahun Simultan me Orë

Suksesi i Danielit nuk është rastësi, por nje produkt i përpjekjve të tre brezave dhe i ka rrënjët në Berat. Gjyshi i Danielit, Bardhyl Dardha, ka qenë trajner i klubit të shahut “Tomori” në Berat, ndërsa i ati i Danielit, Arben Dardha, – i cili, ka qenë Kampion i Shqipërisë U-20, në moshën 16-vjeçare, është Mjeshtër i FIDE-s dhe trajneri i Danielit.

Deinze, Belgjikë – 26 Qershor 2025 — Talenti i jashtëzakonshëm i shahut belg, Daniel Dardha, 19 vjeç, ka vendosur një rekord të ri botëror në disiplinën e shahut simultan me orë, duke luajtur njëkohësisht kundër 50 kundërshtarëve në sallën historike të koncerteve “De Brielpoort”, në Deinze. Dardha, shahisti më i mirë i Belgjikës, arriti 40 fitore, 7 barazime dhe vetëm 3 humbje, duke siguruar një përqindje befasuese prej 87 për qind (43.5 pikë nga 50 ndeshje) — rekord i ri, në këtë disiplinë të vështirë.

Në një simultane me orë, çdo pjesëmarrës luan me ritmin e vet dhe pas lëvizjes, shtyp orën, duke filluar kështu kohën e mendimit të mjeshtrit të madh. Dardha kishte në dispozicion vetëm 2 orë gjithsej, që duhej t’i ndante mes 50 lojërave njëkohësisht; ndërkohë që çdo kundërshtar kishte nga dy orë individualisht. Gara zgjati rreth katër orë, në nivelin mesatar të kundërshtarëve prej 1850 Elo, – thënë ndryshe, niveli i një shahisti të fortë të klubit.

Veçanërisht, Dardha arriti të grumbullojë 35 pikët e nevojshme për rekordin botëror, pas vetëm 39 lojërash. Me këtë arritje, ai theu rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2022 nga mjeshtri i madh hollandez, Sipke Ernst, i cili, kishte luajtur kundër 47 kundërshtarëve dhe kishte siguruar 74 për qind të pikëve (35 pikë, nga 47 ndeshje).”

Rudy De Jaeger, Presidenti i Klubit të Shahut Karpov Deinze, e quajti paraprakisht këtë përpjekje “në fakt, çmenduri e pastër”, duke nënvizuar intensitetin dhe qëndrueshmërinë që kërkon një sfidë e tillë.

Ky rekord e forcon më tej, pozicionin e Dardhës, si një nga talentet më të spikatura të shahut në Evropë dhe si një novator në shtyrjen e kufijve të shahut modern konkurrues.

Burimi ketu

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts