FIDE WOM Girls & Women Event, Tirana 2026

Më 27–28 mars 2026, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë, u zhvillua FIDE WOM Girls & Women Event – Tirana 2026, një aktivitet i veçantë i dedikuar promovimit të pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në shah.

Ky event, i organizuar në bashkëpunim me FIDE Women’s Commission, kishte në fokus krijimin e një hapësire gjithëpërfshirëse ku vajzat jo vetëm të luajnë shah, por edhe të zhvillojnë aftësi strategjike, vetëbesim dhe zërin e tyre në komunitet.

Gjatë aktivitetit, të pranishme ishin figura të rëndësishme të shahut ndërkombëtar dhe kombëtar, si Anastasia Sorokina, Chairperson of FIDE WOM, dhe Majlinda Pilinci, Sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, të cilat ndanë mesazhe frymëzuese dhe theksuan rëndësinë e përfshirjes së vajzave në këtë sport.

Një nga momentet më të veçanta të eventit ishte simultaneous chess exhibition, e zhvilluar nga Eglantina Shabanaj, Woman FIDE Master (WFM), e cila luajti njëkohësisht me disa vajza pjesëmarrëse, duke krijuar një eksperiencë unike mësimore dhe motivuese.

Programi përfshiu gjithashtu aktivitete interaktive si “Girls Chess Wall, Our Voice”, duke i dhënë hapësirë vajzave të shprehin mendimet dhe aspiratat e tyre përmes shahut.

Ky aktivitet vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimin e shahut në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe duke krijuar modele pozitive për brezat e rinj. Ai lidhet drejtpërdrejt edhe me rritjen e interesit dhe pjesëmarrjes së vajzave në aktivitetet kombëtare, përfshirë Kampionatin Kombëtar të të rinjve.

Nëpërmjet nismave të tilla, Federata Shqiptare e Shahut vijon të promovojë shahun si një mjet edukimi dhe zhvillimi personal, duke ndërtuar një komunitet më të fortë dhe më gjithëpërfshirës.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts