Projekti i shahut, që startoi në Tetor 2022, duke mbyllur fazën e 7-të, në MAJ 2025, u zhvillua në bashkëpunim me Bashkia Durres, “Fide Infinite Chess” – si mbështetës financiar, Federatën Shqiptare të Shahut dhe Qendrën Komunitare për fëmijët me Aftësi të Kufizuara. Falë kësaj nisme arritëm të sillnim buzëqeshje, përqendrim dhe zhvillim mendimi te fëmijët me aftësi të kufizuara, përmes lojës së shahut.
Shahu, nuk është thjesht, Lojë – është një Urë komunikimi, një mënyrë për të zhvilluar Logjikën, Durimin e Vetëbesimin.
Çdo Lëvizje në tabelë është një Hap drejt Integrimit e Përfshirjes.
Të gjithë Fëmijët meritojnë Mundësi të Barabarta, për të Mësuar, për të Luajtur dhe për të Ndriçuar Botën, me Talentin e tyre.
Falënderojmë “InfiniteChess” – “FIDE Infinite Chess project”!
Më poshtë, gjeni raportin mbi projektin:
Durrës më, 28.05.2025
Raporti i trajnimit te shahut
Ne vazhdimesi te programit te trajnimit te shahut, i cili u zhvillua në ambjentet e Qendrës Komunitare të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, per periudhe shkurt -Maj 2025 ,jane zhvilluar 17 ore mesimore.Ne kete trajnim morën pjesë 4 fëmijë me aftësi të kufizuara të grupmoshës 10-17 vjeç, të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit ,perkatesisht femijet :
- Elkid Frroku
- Xhuljano Zaimi
- Arvisjo Hida
- Fabjol Zere
Këto sesione u mundësuan falë bashkëpunimit të Qendrës Komunitare dhe Federatës së Shahut, bazuar në projektin, i cili synon mësimin e shahut për fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit.
Puna ime si psikologe ka konsistuar në menaxhimin e sjelljeve të papërshtatshme që fëmijët mund të shfaqnin gjatë sesioneve, të cilat mund të shpërqëndronin vetë fëmijën dhe grupin gjithashtu.
Pjesa më e rëndësishme ishte ti bëja fëmijët të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të qenë të aftë të ndërvepronin në lojra të përbashkëta.
Trajnimi në lojën e shahut, u ka sherbyer fëmijëve pjesëmarrës për të rritur :
- Vëmendjen dhe Përqëndrimin
- Aftësitë njohëse
- Aftësitë e komunikimit dhe të kuptuarin
- Ndërtimin e marrëdhënies dhe bashkëpunimit me njeri tjetrin
- Kreativitetin
- Kujtesën.
Persa I perket trajnimit te shahut ne aspektin e drejperdrejt te trajnimit dhe punes time si trajner, kemi zhvilluar 17 ore trajnimi .Femijet kane nje ore mesimi ne jave ,ne baze te programit,me te gjitha elementet e lojes se shahut si :
- Fusha e shahut me katroret bardh-e zi brenda katrorit te madh.
- Katroret horizontale ,vertikale dhe diagonal.
- Njohja e figurave ,dhe levizjet e tyre neper keta katrore.
- Vlerat e figurave dhe piket perkatese per çdo figure.
- Alfabetin e fushes se shahut dhe vendosja e çdo figurave,neper çdo katrore te fushes sipas alfabetit.
- Levizja e çdo figure neper katroret e fushes dhe sulmi i tyre kundrejt figurave.
- Marrja e figurave sipas çdo levizje te figures,dhe nxjerrja e tyre jashte fushes se shahut.
- Sulmi ndaj mbretit duke dhene shah dhe mbrojtja e mbretit ,nga sulmi.
Te gjitha keto elemente jane treguar nga femijet,me tabelen demonstrative te shahut.
Zhvillimi i lojrave me femijet ne grup dhe individualisht eshte realizuar me mbeshtetjen time dhe te psikologes, Anduenes ,duke I perseritur te gjitha elementet e lojes, por edhe duke i zbavitur femijet.
Kemi pasur bashkepunimin dhe mbeshtetjen e prinderve,duke i treguar per çdo ore mesimi,si dhe duke u lene detyre vazhdimin e praktikimit te lojes se shahut ne shtepi,nepermjet platformes Chess Kids online. Kjo praktike I sherben femijeve per tu zbavitur me kete loje dhe per te kujtuar te gjitha elementet qe kemi mesuar sebashku.
Kenaqesia e femijeve ne çdo ore te mesimit ka qene e madhe dhe kjo ishte kryesorja per ne.Ndersa per mesimin e lojes me te gjitha elementet e saj do te veçoja serisht Elkidin duke e vleresuar me nje note shume te mire ndersa pjesen tjeter te femijeve do ta vleresoja me nota te kenaqshme.
Me gjithe veshtiresite qe femijet kane,por me kenaqesine dhe argetimin e perfituar nepermjet kesaj loje,shpresojme te vazhdojme sebashku projekte te tjera ne vazhdim.
Ju faleminderit!
PSIKOLOGE TRAJNER SHAHU
ANDUENA TOÇI LORENC RAMAJ
FOTOT GJATE TRAJNIMIT TE SHAHUT
- Duke perseritur njohjen e katroreve qendrore dhe zoterimi i tyre me ushtare dhe figura te lehta
- Duke perseritur vendosjen e nje prej gureve jo me pak kryesore te lojes se shahut ,ate te Oficerit
- Duke perseritut rreth fushes se shahut me katroret bardh-e zi brenda katrorit te madh si dhe alfabetin e fushes se shahut bashke me vendosjen e çdo figure,neper çdo katrore te fushes sipas alfabetit.
- Duke perseritur vendosjen e nje prej gureve kryesore te lojes se shahut ,ate te Mbretereshes.
- Duke perseritur menyren e levizjes se çdo figure neper katroret e fushes dhe sulmi i tyre kundrejt figurave.
- Duke perseritur vlerat e figurave dhe piket perkatese per çdo figure.
- Duke perseritur emertimin e figurave ,dhe levizjet e tyre neper keta katrore.
- Duke perseritur levizjen e çdo figure neper katroret e fushes dhe sulmi i tyre kundrejt figurave.
- Duke perseritur vendosjen e nje prej gureve jo me pak kryesore te lojes se shahut ate te Torres
- Duke perseritur vendosjen e nje prej gureve jo me pak kryesore te lojes se shahut ate te Oficerit.
- Duke perseritur vendosjen e nje prej gureve jo me pak kryesore te lojes se shahut ate te Kalit.
- Duke perseritur vendosjen e nje prej gureve jo me pak kryesore te lojes se shahut ate te Ushtarit.
