Federata Shqiptare e Shahut ka kënaqësinë të bëjë me dije, se, sipas vendimit të qeverisë më 23 korrik 2025, projekti Shahu në Shkolla hyn menjëherë në zbatim, – me botimin e fletores zyrtare, – me çeljen e vitit të ri shkollor 2025 – 2026.
Më shumë se një dekadë pune e palodhur, vizioni dhe përpjekjesh nga ana e Federatës Shqiptare të Shahut, merr udhë suksesshëm, ky projekt madhështor për shkollat tona.
Më shumë se dhjetë vjet pune, investimi, përkushtimi të Federatës, gjejnë terrenin e përshtatshëm në shkolla, atje ku fëmijët do kenë mundësi, t’i zhvillojnë më shumë aftësitë e tyre shoqërore, kulturore, sociale dhe intelektuale.

Falë kësaj nisme të ndërmarrë nga FShSh, me përkrahjen e plotë të KOKSH dhe miratimin e qeverisë shqiptare, tanimë ky projekt vjen menjëherë në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë, për t’u shtrirë më pas, në të gjjtha shkollat e vendit.
Sporti i shahut i shtohet programit shkollor të sportit, vendimi i qeverisë, më 23 korrik 2025: https://www.kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-23-korrik-2025/
Pse luajmë shah? Sepse, shahu është sporti i mendjes, i taktikës, i durimit, i pranimit, i socializimit… Shahu, nuk është thjesht lojë; është strategji, edukim dhe zhvillim, është gjuhë dhe kulturë. Shahu bashkon mendjet!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, ka theksuar çdo herë, rëndësinë e madhe të kësaj nisme të jashtëzakonshme, për Shqipërinë.
Së fundi, gjatë festimeve për ditën ndërkombëtare të shahut, ai u shpreh: “Kam kënaqësinë që të ndaj me ju, një lajm të madh: ky vit i çel rrugën përfshirjes së shahut në shkolla, një nismë shumë e madhe, me vlera të jashtëzakonshme për fëmijët e sotëm, shahistë të së ardhmes. Muaji shtator, do të jetë starti i projektit Shahu në Shkolla – fillimisht në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë e më pas, do të shtrihet në të gjithë vendin”.

Presidenti, gjeti rastin për të falënderuar veçanërisht, Sekretaren e Përgjithshme, Majlinda Pilinçi, duke e vlerësuar për punën dhe përkushtimin edhe për këtë projekt, krahas stafit më të gjerë.
“Në të njëjtën kohë, – theksoi, ai – në ketë etapë të re për shahun, ne synojmë të çelim Akademinë e Shahut, me elitën e këtij sporti të mendjes.”
Presidenti Dervishi, nuk la pa përmendur meritat që, në këtë rast, u shkojnë edhe Presidentit të KOKSH-it, Fidel Ylli, si edhe Presidentit të Nderit të Feieratës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi. Falë këtij bashkëpunimi, më në fund, kurorëzohet Shahun në Shkolla.
