Njoftim zyrtar: Kampionati Kombëtar Individual 2026 – Gjysëmfinalet (Tiranë)

Federata Shqiptare e Shahut njofton zhvillimin e Kampionatit Kombëtar Individual 2026 Gjysëmfinalet, që do të organizohet në Tiranë, 14-22 Mars 2026, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”. Federata fton të gjithë anëtarët, klubet dhe shoqatat e shahut të marrin pjesë me sportistët përfaqësues në këtë aktivitet zyrtar.

Regjistrimi i pjesëmarrësve kryhet nëpërmjet klubeve/shoqatave (ose me konfirmimin e tyre). Afati i fundit i regjistrimeve është 10/03/2026, ora 20:00 pas këtij afati nuk do të pranohen regjistrime të reja.

Gara zhvillohet në format turneu me 9 raunde, sipas sistemit zvicerian, me kohë mendimi 90 minuta + 30 sekonda për çdo lëvizje, duke filluar nga lëvizja e parë. Sipas programit, më 14/03/2026 do të realizohet konfirmimi i prezencës, hedhja e shortit dhe do të luhet Raundi 1 (ora 16:30); raundet 2-8 zhvillohen çdo ditë në 16:30, ndërsa Raundi 9 zhvillohet më 22/03/2026 në ora 10:00.

Gjysëmfinalet janë fazë kualifikuese për në finalet e Kampionatit Kombëtar 2026 dhe nga ky turne kualifikohen 5 shahistë, sipas renditjes dhe kritereve të përcaktuara në rregulloren zyrtare. Federata rikujton zbatimin e rregullave në fuqi, përfshirë masat e integritetit të garës dhe dispozitat për disiplinën gjatë raundeve.


Të dhëna kryesore

  • Aktiviteti: Kampionati Kombëtar Individual 2026 – Gjysëmfinalet
  • Datat / Vendi: 14–22 Mars 2026, “National Sport Park”, Tiranë
  • Afati i fundit i regjistrimeve: 10/03/2026 – ora 20:00 (detyrueshëm)
  • Formati: 9 raunde, sistem zvicerian; 90’ + 30’’/lëvizje
  • Orari kryesor: Raundet 2–8 në 16:30; Raundi 9 në 10:00
  • Kualifikimi: Kualifikohen 5 shahistë për në Finalet 2026

Për informacion të plotë mbi rregullat, kriteret e kualifikimit, procedurat e regjistrimit dhe dispozitat organizative, ju ftojmë të konsultoni Rregulloren zyrtare (PDF) këtu të aktivitetit, e bashkëngjitur/publikuar në fund të këtij njoftimi.

About The Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts