Federata Shqiptare e Shahut

Kampionati Mesdhetar Online

LOJËRAT EKIPORE MESDHETARE “CHECKMATE CORONAVIRUS”

Lojërat  Ekipore Mesdhetar “Checkmate Coronavirus”, do të jenë një Grand Prix Ekipor Online për të gjitha vendet anëtare të Shoqatës Mesdhetare të Shahut dhe do të zhvillohen  përgjate  3 javëve, të premten, të shtunën dhe të dielën, nga 29 maj deri në 14 qershor 2020 .

Qëllimi i këtyre lojërave është kryesisht forcimi i vlerave të unitetit solidaritetit dhe pjesëmarrjes.

Ngjarja do të jetë pjesë e nismës së FIDE-s “Checkmate Cormavirus” dhe të gjithë pjesëmarrësit do të hyjnë në shorteun për më shumë se 1.500 çmime Checkmate Coronavirus, duke përfshirë minimalisht  64 ftesa për një javë si  të ftuar në Olimpiadën e Moskës 2021 (përfshirë biletat e avionit, akomodimin full  bord, eventet sociale  dhe pjesëmarrje  në ceremonine e  mbylljes).

Përvec tyre,  do të ketë 100 çmime shtesë nga Shoqata Mesdhetare e Shahut, vetëm për pjesëmarrësit e turneve të saj.

Programi:

  • E premte 29 Maj, 5 Qershor & 12 Qershor
    Mediterranean Grand Prix Bullet (1′ + 0″)  ne lichess.org 19.30 – 21.30 (UTC +3)
  • E shtune 30t Maj, 6 Qershor & 13 Qershor
    Mediterranean Grand Prix Blitz (3′ + 2″)  ne lichess.org, 19.30 – 21.30 (UTC +3)
  • E shtune 31 Maj, 7 Qershor & 14 Qershor
    Mediterranean Grand Prix Rapid (10′ + 5″) ne  lichess.org, 19.30 – 21.30 (UTC +3)

 

Regjistrimet: Federata  do te emeroje nje administrator per te regjistruar  ekipin  zyrtarisht  ne Lichess .

Perberja e ekipit  :

Cdo shahist, antar I i FSHSH   dhe klubeve mund te jete pjese e ekipit.

Per regjistrim do t;ju jepet linku I ekipit shqiptar

Cmimet :

Cmimet:  Seminare on line me GM  do  t’u akordohen tre lojtarëve nën 20  vjec të perzgjedhur nga federata . (Nje  federate duhet te kete  mesatarisht 10 lojtare  per turne per te perfituar).
Cmimet e mbetura do te akordohen sipas nje shorti per cmimet paverësisht rezultateve. Lojtarët  do të sigurojne nga nje vend ne shortin e cmimeve per secilin turne ku ata marin pjese. (Per te siguruar nje vend ne short,  nje lojtar duhet te ket luajtur se paku 3 ndeshje ne nje turne).

Sistemi i lojërave dhe pikëve:

Sistemi i lojërave  eshte “Team Battle” Arena ne lichess.

  1. a) Secili lojtar ciftohet rastësisht me lojtarët e skuadrave të tjera.
  2. b) Kur loja e tyre të ketë mbaruar, ata luajne ndaj kundërshtarëve të tjerë, pa pasur nevojë të presin.
  3. c) Lojtarët mund të luajnë kundër njëri-tjetrit më shumë se një herë.
  4. d) Ata mund të hyjne me vonë ose të tërhiqen me herët. Nëse një lojtar shkëputet për çfarëdo arsye, ndërsa luan, ai për fat të keq mund të humbasë lojën sipas rregullave të platformës.
  5. e) Shuma e pikëve të 10 lojtarëve më të mirë të ranguar të secilit ekip, llogarit për rezultatin përfundimtar të ekipit.
  6. f) Nëse më shumë se 10 federata shpallin interes për pjesëmarrje, ato do të ndahen në dy grupe. Cdo javë grupet do të  krijohen ne menyre te rastësishme.

Piket ne çdo turneu të përjavshëm do të shtohen. Federatat  me më shumë pikë në fund të javës 3 – Grand Prix, për secilën kategori, do të shpallen si Kampione Mesdhetare Coronavirus Bullet Champions, Blitz Champions dhe Rapid Champions.

Shënim special: Nëse një nga 10 lojtarët kryesorë të një ekipi kapet nga sistemi  Fair Play I  platformave, atëherë pikët e tij / saj zbriten nga pikët totale të ekipit dhe nuk do të zëvendësohen nga një shok tjetër i skuadrës. Lichess.org ka një sistem të saktë të Fair Play dhe  lojrat e dyshimta gjithashtu do të monitorohen.

Shënime të tjera të rëndësishme mund të shpallen gjatë lojërave.

Koha e lojes :

Federatat do të marrin pjesë në 3 turne çdo javë. Një federate mund të zgjedhë të marrë pjesë në më pak ngjarje por duhet ta informojë paraprakisht.

Të Premten: 19.30 – 21.30 Bullet 1” + 0” Arena

Të Shtunën: 19.30 – 22.30 Blitz 3 ‘+ 2 “Arena

Të Dielën: 19.30 – 22.30 Rapid 10 ‘+ 0 “Arena

(Orari është UTC +3, do të thotë koha e Athinës dhe Stambollit)