Plotesoni Sondazhin e FIDE – Do te keni mundesine per te qene fitues i llotarise për një masterclass online dy orësh me Vladimir Kramnik!
(Afati fundit 29 Korrik) !
FIDE nënshkroi Prillin e kaluar një marrëveshje me Nielsen Holdings,
një kompani lider në fushën e informacionit, të dhënave dhe matjeve.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është se Nielsen ofron FIDEs hulumtime mbarëbotërore për tregun e mundshëm të shahut, vlerëson shtrirjen e komunitetit global të shahut dhe vlerëson masën e ofertës të sponsorizimit.
FIDE gjithashtu kërkon të njohë më mirë komunitetin, në mënyrë që të përmirësojë vendimmarrjen, si dhe të ketë më shumë njohuri se cilat janë kërkesat dhe dëshirat e atyre që janë tashmë anëtarë aktivë të FIDE-s dhe atyre që mund të tërhiqen nga aktivitetet e saj.
Për të mbledhur këtë informacion, FIDE, në bashkëpunim me Nielsen, ka zhvilluar studimin e mëposhtëm prej 60 pyetjesh, i projektuar të zgjasë 10 deri në 20 minuta deri në përfundim.
Do të vlerësonim ndihmën dhe pjesmarrjen tuaj
Për të kompensuar kohën dhe përpjekjet tuaja, ne dëshirojmë t’u japim të gjithë pjesëmarrësve mundësinë për të hyrë në një lotari për një masterclass online dy orësh me Vladimir Kramnik.
Dhjetë fituesit me fat do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë me ish kampionin botëror dhe të mësojnë nga ky lojtar legjendar.
Ju mund të plotësoni anketën në këtë link: FIDE – NIELSEN sondazh